Pashtriku, 24 korrik 2020: Rikujtesë për kthjellim të gjithë spektrit politik! Nga arkivi i Facebook., 14.07.2019
Një vit më parë kam shkruar:
Kosovës i duhet urgjentisht një mentalitet i Ri politik, që merret me ndryshimin e madh!
Urgjentisht duhet të bëhet:
1. ndryshimi substancial i kushtetutës së Ahtisarit,
2. një reformë e ligjit për zgjedhjet, dhe
3. një reformë e thellë në gjyqsi, prokurori, polici dhe në AKI.
1. Ndryshimi i Kushtetutës
Në kushtetutë duhet të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:
a) vendet e rezervuara për pakicat, dhe
b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend!
(Vendet e rezervuara dhe 2/3 e shumicës për pakicat nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve në botën demokratike, andaj pse duhen t’i ketë pafundësisht Kosova?!)
2. Reforma e ligjit për zgjedhjet
a) Kosova aktualisht është një zonë zgjedhore, ndërsa duhet t’i ketë pesë e më tepër zona zgjedhore (Shqipëria i ka dymbëdhjetë zona zgjedhore!),
b) Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë 100 deputetë (jo 120 sa i ka tani),
c) êdo zonë zgjedhore mund t’i ketë 15 – 20 deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë dhe më cilësor në kuvend!
d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe 5% minoritete!
Mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend!
Shumica shqiptare duhet t’i ketë 93 – 96 deputetë, ndërsa minoritetet mund t’i kenë 4 – 7 deputetë!
e) në zgjedhje të shqyrtohet mundësia e aplikimit të demokracisë pjesëmarrëse si, rrugë e mesme e demokracisë direkte dhe përfaqsuese, (demokracia pjesëmarrëse aplikohet në Zvicër…). Kjo çështje duhet të rregullohet me kushtetutë!
3. Reforma në gjyqsi, prokurori dhe polici
Të gjithë sektorët e drejtësisë (gjyqsia, prokuroria…) dhe të policisë, duhet të jenë të pavarur dhe të depolitizuara, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet nepotizmi, korrupsioni dhe krimi i organizuar!
* * *
Pas këtyre ndryshimeve – mentalitetit të Ri politik i duhen së paku dy mandate kuvendore, për ta sanuar gjendjen e rëndë që ka krijuar politika klienteliste e ricikluar për 20 vjet rresht në pushtet!
______________
Nga arkivi i FB., 14.07.2019
KOSOVËS I DUHET NJË MENTALITET I RI POLITIK PËR NDRYSHIM!
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10214435770024465&id=1125324528
Postime të Lidhura
AKSIONI FAMËKEQ POLICOR “FLUTURIMI I SHQIPONJËS” …
Aksioni famëkeq policor “Fluturimi i Shqiponjës”, një proces barbar dhe i dhimbshëm ndaj malësorëve Nga Gjekë Gjonaj Mëngjesi…
GJOKË DABAJ: NËSE KOSOVA DËSHIRON T’I DALË ZOT VETES
Pashtriku.org, 15. 12. 2012- (Platformë e një veprimtarie gjithpopullore) – Do të mund të thoshim edhe: Nëse Shqipëria,…
NJ O F T I M / KONFERENCË SHKENCORE: ‘ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË DIMENSIONIN RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR’
Preshevë, 28 mars 2017 Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë…
SADRI RAMABAJA: AUTENTICITETI POLITIK I VETËVENDOSJES
(Prishtinë, 15. 10. 2012) – Forca e subjekteve të kësaj natyre, siç është Vetëvendosja, qëndron te konceptet politike,…