SHQIPËRIA DUHET TË MARRË LEKSIONE DEMOKRACIE NGA KOSOVA

SHQIPËRIA DUHET TË MARRË LEKSIONE DEMOKRACIE NGA KOSOVA

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës 18 Nëntor 2021

Shqipëria ka probleme të mëdha me demokracinë.

Demokracia në Shqipëri është një sistem hibrid mes diktaturës e demokracisë.

Në Shqipëri ka pluralizëm partiak, pra ka shumë parti, por të cilat nuk kanë demokracitet të brëndshëm, pasi ato i sundon autokracia, servilizmi e korrrupsioni.

Në Shqipëri flitet dhe akuzohet nga publiku dhe nga vetë politika për tradhti të politikës, për antikombëtarizëm të politiës, pë krim e korrupsion të politikës,  por gjithmonë mbetën në pushtet dhe në krye të politikës po ata individë.

Patitë politike në Shqipëri janë të kapura nga një grup i ngushtë interesi  dhe nga lidershipët e tyre. Ato janë agjensi pazaresh e interesash personale e klanore. Ndërsa në partitë politike të Kosovës ka më shumë demokraci e liri të brëndshme, dhe sic e tregojnë faktet e këtyre viteve të fundit në partitë politike të Kosovës,te ato më kryesoret si p.sh. LDK-ja.

Kosova në politikë ka qarkullim elitash, ndërron kryetarë e kryesitë e partive, ndërron e zëvëndëson elitat si dhe ka më shumë liri e demokracitet të brëndshëm.

Dallim tjetër dhe më kryesori mes demokracisë në Shqipëri dhe të asaj në Kosovë është fakti i realizimit të vlerave e të standardeve demokratike që ka të bëjnë me cilësinë e zgjedhjeve që edhe është  treguesi kryesor i standardit të demokracisë.

Në Kosovë zgjedhjet nuk manipulohen, vota nuk vidhet e a nuk trafikohet sic bëhet e veprohet në Shqipëri ku zgjedhjet manipulohen e vota shitet e blihet deri aty sa manipulimi e shitblerja e votës përcaktojnë dhe vendosin fituesin e zgjedhjeve

Kosova rezultatin e zgjedhjeve si ato qëndrore e vendore i shpalll brënda 24 orëve kurse në Shqipëri një gjë e tillë nuk bëhet pa kaluar ditë e javë dhe madje edhe muaj.

Humbësi dhe humbësit e zgjedhjeve në Kosovë e pranojnë rezultatitin dhe modestisht edhe ia urojnë fitoren kundërshtarit, ndërsa në Shqipëri nuk mbahet mënd se a mund që të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Edhe mediat ndryshojnë.

Ndërsa në Tiranë intelektualët dhe mediat në më të shumtën e rasteve janë shërbëtore e mercenare të politikës e sidomos të pushtetit, mediat e ashtuquajtura të pavarura janë madje shumë më të varura politikisht se sa vetë mediat partiake të partive politike.

Tipar tjetër që e dallon demoracinë në Shqipëri nga ajo në Kosovë është edhe pjekuria dhe edukata demokratike e votuesve. Votuesi në Shqipëri nuk ndëshkon dhe nuk ia bën Vetting-un politikës e kandidatit, votuesit në Shqipëri votojnë tejet dhe skajshmërisht politikisht dhe nuk marrin parasysh as cilësinë e virtytshmërinë dhe as  personalitetin, meritën e profesionalizmin e  kandidatit por votojnë verbërisht partinë.

Ndërsa në Kosovë votuesi kosovar merr në konsideratë personin dhe figurën e personalitetin e tij. Rrallë në Kosovë populli voton individët me rekorde krimi e hajdutërie sic veprohet në Shqipëri ku parlamenti dhe Bashkitë e kuvendet komunale kanë plot njerëz me rekorde krimi e korrupsioni e vjedhje. P.sh. në Kosovë kurrë nuk do ta kishte pasur shansin që të zgjidhej tre herë rradhazi kryetar Bashkie kategori të tilla si p.sh. Vangjush Dako e as si Lefter  Koka në Durrës, si dhe kurrë nuk do të mund që të ishte votuar tre herë për të qeverisur një kryeministër si kryeministri  Edi Rama.

Në Kosovë po të shpallet “non grata”nga SHBA ndonjë kryeministër apo ishkryeministër, ai nuk do mund të organizonte foltore antiamerikane sic bën Sali Berisha në Shqipëri.

Pra, Kosova është shumë më mirë dhe më përpara se sa Shqipëria në realizimin e vlerave dhe të standardeve demokratike.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura