SHERADIN BERISHA: KRYEMINISTRI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA – ISH’ANËTAR I ORGANIT TË DHUNSHËM (DHE DIFERENCUES I STUDENTËVE) NË QENDRËN E STUDENTËVE TË UP’së – MAJ 1981! /DËSHMIA/

Pashtriku.org, 05. 09. 2015 – Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981 në Prishtinë, regjimi komunist gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo – politike, të cilat kulmuan me “Platformën politike të KQ të LKJ’së për Kosovën”, të miratuar më 17 nëntor 1981 në Mbledhjen e XXII’të të KQ të LKJ’së në Beograd. Për zbatimin e kësaj Platforme kundër shqiptarëve, strukturat pushtetore ’partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim me UDB’ën nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë intensifikuan diferencimin ideo – politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike, e me theks të veçantë në institucionet shkencore – akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ’së, regjimi gjatë viteve 1981 – 1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike – komuniste, që ishin dëshmuar tashmë në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptarë”! Në mesin e komunistëve më besnik për realizimin e kësaj politike antishqiptare ishte edhe Isa Mustafa.

– Isa Mustafa –

Po i referohemi fakteve!
ISA MUSTAFA ANËTAR I ORGANIT TË DHUNSHËM NË QENDRËN E STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË KOSOVËS NË PRISHTINË!
Meqë Qendra e studentëve të Universitetit Kosovës në Prishtinë, para, gjatë dhe pas demonstratave të mars-prillit 1981, ishte shndërruar në epiqendër të organizimeve patriotike studentore, më 12 maj 1981 – delegatët e dy dhomave të Kuvendit të Kosovës dhe dhoma e ashtuquajtur shoqërore-politike, miratuan vendimin për vënien e masave të dhunshme në Qendrën e Studentëve, të cilën e cilësuan si “ndërmarrje e masave të përkohshme të mbrojtjes shoqërore e vetëqeverisëse dhe të pronësisë shoqërore në Qendrën e Studentëve në Prishtinë”!!! Në këtë organ prej pesë anëtarësh, të “masave të përkohshme”, në të vërtetë të masave të dhunshme mbikëqyrëse e diferencuese kundër studentëve u emërua edhe komunisti Isa Mustafa, aktualisht Kryemninistër i Republikës së Kosovës!
Për këtë ngjarje ka shkruar gazeta “Rilindja”, e datës 13 Maj 1981 (ditë e mërkurë), në faqen e parë!

Lexoni shënimin e Rilindjes:

MBLEDHJET E DHOMAVE TË KUVENDIT TË KSA TË KOSOVËS
NË QENDRËN E STUDENTËVE – MASA TË DETYRUESHME
– U emërua organi i përkohshëm i qendrës së studentëve në Prishtinë.

Delegatët  e dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës, në mbledhjen e djeshme, veç e veç ndër të tjera, shqyrtuan dhe përkrahën shumë raporte të punës së organeve të këtij kuvendi në vitin e kaluar, përkrahën disa dokumente federative, ndërsa në mbledhjen e Dhomës shoqërore-politike, me procedurë të shpejtuar, u miratua vendimi për ndërmarrjen e masave të përkohshme të mbrojtjes shoqërore e vetëqeverisëse dhe të pronësisë shoqërore në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në Qendrën e studentëve në Prishtinë u emërua edhe organi i Përkohshëm prej pesë anëtarëve. Kryetar i këtij organi u emërua Shefki Bytyqi, anëtar i Kryesisë së Këshillit të Lidhjes së Sindikatave të Kosovës, ndërsa zëvendës Zhika Mitroviqi, jurist në BVI’në e Sigurimit Shëndetësor të Prishtinës. Anëtarë të këtij organi u emëruan edhe Ahmet Mumxhiu, prorektor i Universitetit të Kosovës në Prishtinë, ISA MUSTAFA, asistent në Fakultetin ekonomik në Prishtinë dhe Ruzhdi Ushaku, ligjërues në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Mandati i këtij organi zgjat një vit.”
Lexoni faksimilin e “Rilindjes”, datë 13 maj 1981, faqe 1:

LEXONI TEKSTIN:

***
AVANSIMI I ISA MUSTAFËS NË STRUKTURAT PUSHTETORE TË REGJIMIT KOMUNIST!

Pas demonstratave të mars-prillit 1981, kur Azem Vllasi u zgjodh Kryetar i KK të LSPP të Kosovës edhe Isa Mustafa avansohet, duke u bërë pjesë e kësaj strukture pushtetore. Sa për ilustrim, lexoni kopjen e gazetës “Rilindja”, datë 16 maj 1981, ku Isa Mustafa, ishte pjesëmarrës aktiv në mbledhjen e kryesisë së KK të LSPP të Kosovës, përkrah Azem Vllasit, etj.

Faksimili i Rilindjes, në foto – Isa Muastafa në krahun e djathtë të Azem Vllasit!

***
SHERADIN BERISHA: KRYEMINISTRI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA – ISH’PIONIER I DEVOTSHËM GJATË REGJIMIT KOMUNIST TË JUGOSLLAVISË SË TITOS!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4382

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura