Pashtriku.org, 31 tetor 2017: (“Deri më sot, në historinë botërore nuk ka ekzistuar diçka e tillë si shtypi i lirë… Detyra e gazetarit është të shkatërrojë të vërtetën… Ne jemi vegla dhe vasalë për njerëzit e pasur që veprojnë në prapaskenë… Ne jemi prostituta intelektuale…” – John Swinton, 1829-1901).
MBI SHTYPIN E “LIRË DHE TË PAVARUR”!
Xhon Suinton (John Swinton 1829-1901), gazetar dhe redaktor i shquar i gazetës „New York Times”, në vitin 1880 ishte i ftuar nderi në një banket të organizuar nga liderët e profesionit të tij. Dikush, ofroi të ngrinte një dolli për shtypin e lirë dhe të pavarur.
Z.Suinton me këtë rast pa u trembur thotë:
“Deri më sot, në historinë botërore nuk ka ekzistuar diçka e tillë si shtypi i lirë… Asnjë nga ju nuk guxon të shkruajë opinionet e tij të sinqerta, dhe nëse do ta bëni këtë, e dini shumë mirë se nuk do të dalin kurrë të shtypura në gazetë. Unë paguhem çdo javë për të mbajtur opinionet e mia të ndershme jashtë gazetës për të cilën punoj. Të tjerët prej jush paguhen me rroga të ngjashme, për gjëra të ngjashme, dhe nëse do të ishit aq budallenj sa të shkruanit opinionet tuaja të sinqerta, do të gjendeshit në rrugë duke kërkuar një punë tjetër. Nëse do t’i lejoja opinionet e mia të dilnin në një numër të gazetës, punësimi im do të kishte përfunduar brenda njëzetekatër orëve.”
Pastaj z.Suinton vazhdon:
“Nuk ka asgjë në Amerikë që t’i përngjajë një shtypi të pavarur. Edhe ju edhe unë e dimë këtë … Detyra e gazetarit është të shkatërrojë të vërtetën, të gënjejë në rastin më të parë, të manipulojë, të shpifë, t’i lëpihet parasë dhe të shesë vendin e kombin e tij për të fituar bukën e përditshme. Edhe ju, edhe unë e dimë këtë. Atëherë ç’gomarllëk do të ishte, të ngresh dolli për një shtyp të pavarur?!”
Dhe ai fjalimin e përfundin me fjalët:
“Ne jemi vegla dhe vasalë për njerëzit e pasur që veprojnë në prapaskenë. Ne jemi kukullat që kërcejnë. Ata lëvizin fijet dhe ne vallëzojmë. Talentet, mundësitë dhe jetët tona janë pasuri e të tjerëve. Ne jemi prostituta intelektuale”!
Suinton duket se e ka ditur mirëfilli që karriera dhe veprimtaritë e kolegëve të tij në media kontrollohen rreptësisht dhe rregullohen nga mjeshtrit e elitës. Dhe kjo gjë duket se e ka munduar shumë…!
***
KUSH E ‘FORMON OPINIONIN SHOQËROR’?!
Njerëzit nuk e kuptojnë se “shumë prej asaj që lexojmë në gazeta (e rrjete sociale – sh.b) ose shohim në televizor, në fillim filtrohet nga kompanitë për studimin e opinionit shoqëror”, – kështu ka thënë Xhon Koleman, ish agjent i MI-6, në librin “Historia e Komitetit 300…” (Conspirators Hierarchy: The story of the Committee of 300…) Pra, ne rrjedhmisht lexojmë në gazeta e shohim në TV atë spektër shkrimesh, kronikash e programesh që, kompanitë për studimin e opinionit shoqëror, i përpunojnë dhe pastaj na i servojnë t’i lexojmë e shikojmë. Dhe saktësisht ky është ‘formimi i opinionit shoqëror” që e formësojnë të tjerët, e neve na duket se po e krijojmë vetë…!
___________
Referencat:
– http://www.flegel-g.de/pressefreiheit.html
– http://www.constitution.org/pub/swinton_press.htm