SHERADIN BERISHA: NDERIM DËSHMORËVE TË KOMBIT TË RËNË NË “DT’2” – GJATË OPERACIONIT ‘SHIGJETA’ NË PASHTRIK (MAJ-QERSHOR 1999)

Pashtriku.org, 2 korrik 2018: Dromca historie, në 19 vjetorin e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik (maj qershor 1999).
Pashtrik (Livadhi i Dëshmorëve), 15 qershor 1999: Ceremonia e varrimit të dëshmorëve të rënë në Drejtimin Taktik nr.2 (DT’2) gjatë Operacionit “SHIGJETA” në Pashtrik, të komanduar nga eprorët e UÒªK-së:
1. Bilall Syla, komandant DT-2,
3. Fadil Zejnullahu, zv.komandant dhe komandant i njësisë speciale / diverzanto – vëzhguese (TF0) dhe
3. 2. Rrahim Bekteshi, shef i shtabit.
***
Në këtë vijë të frontit (DT2) ranë dëshmorë:
1. Florim Rrahman Rushiti, (02.04.1979 – 26.05.1999) nga Kapiti i Medvegjës;
2. Avdi Ibrahim Xhaqku, (10.01.1971- 01.06.1999) nga Hogoshti i Dardanës (ish-Kamenicës);
3. Bedri Habib Gashi, (28.08.1967 – 04.06.1999) nga Orllati i Drenasit;
4. Lulzim Hashim Llugiqi, (05.01.1973 – 05.06.1999) nga Dobraja e Lipjanit;
***
Ekipet e Vëzhgimit dhe Zbulimit të DT-2 atë ditë i kishin gjetur edhe tri kufoma (të karbonizuara) të ushtarëve të njësive të Komandant Mujë Krasniqit, të cilët kishin rënë dëshmorë më 14 dhjetor 1998 gjatë një prite të zënë nga forcat ushtarake serbe, te vendi i quajtur ‘Likenet e Hasit’.
Në këtë ceremoni varrimi (të zhvilluar te vendi i quajtur ‘Livadhi i Dëshmorëve’) me nderime ushtarake dhe evokime kujtimesh u varrosën edhe këta tre dëshmorë:
1. Astrit Bytyqi, (17.04.1975 – 14.12.1998) nga Ferizaj;
2. Besim Qarri, (26.04.1979 – 14.12.1998) nga Theranda (ish’Suhareka);
3. Selim Selimi, (07.08.1978 – 14.12.1998) nga Shtimja;
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!
***

Foto 1: Ceremonia e Varrimit,

Foto 2: KOMANDA E DREJTIMIT TAKTIK NR 2 E OPERACIONIT “SHIGJETA” Nga e djathta Komandanti Bilall Syla, Fadil Zejnullahu (Zëv.kom.) Rrahim Bekteshi(shefi shtabit), Florim Balaj, Ermir Bega (Komandant i Batalionit të I-rë), Beqir Selmani, Selami Behluli (Shefi Logjistikës), Dritan Durmishi (Komandant i Batalionit të II-të) dhe Ibrahim Shaqiri (Zëv.Komandant i Batalionit të II-të).

***
Në 19 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”:
NJË KAFE ME VETERANIN E UÒªK’së, HYSEN Z.HASANAJ

Më 23 qershor 2018 kafen e mëngjesit e kam pirë me veteranin e UÒªK-së, Hysen Zenel Hasanaj. Biseduam për kyqjen e tij në radhët e UÒªK’së dhe për Operacionin SHIGJETA të zhvilluar në Pashtrik (maj-qershor 1999).
***
Hyseni ka lindur më 17 korrik 1978 në fshatin Skivjan të Gjakovës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë. Ai në vitin 1996, pasi kishte ra në konflikt me disa çetnik serbë të Gjakovës, dhe ndiqej nga policia serbe në krye me famëkeqin Millutin, detyrohet të largohet nga Kosova dhe vjen në Gjermani. Në Düsseldorf kërkon azil, pastaj transferohet në qytetin Jena (në Republikën e Thüringen’it) dhe më vonë vendoset në qytetin Mönchengladbach, (në Republikën e Nordrhein-Westfalen’it) aty ku punonin vëllezërit e tij.
***
Në fund të marsit 1999 kur SHP i UÒªK’së shpalli mobilizimin e përgjithshëm, Hyseni pa hezitim vendosi t’i bashkohet radhëve të UÒªK’së. Një ditë prilli udhëtoi me tren për në qytetin Backnang (33 km.,afër Shtutgartit) për ta vizituar motrën dhe pastaj nga qendra mobilizuese e Feurbachut (në periferi të Shtutgartit) udhëtoi me shumë vullnetarë të tjerë për në Shqipëri. Në Portin e Durrësit fillimisht e takoj nënën dhe pastaj së bashku me qindra vullnetarë u ndalë në Restoranin e UÒªK’së DRENICA. Aty i mbushën formularët e rekrutimit dhe pastaj morën rrugë për në qendrat stërvitore. Hyseni, përgatitjet psiko-fizike dhe stërvitjet taktiko – ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të FEKENIT – DAJT (afër Tiranës).
Drejtues i QS ishte Koloneli Flamur Skraparlliu, komandant i Akademisë Ushtarake ‘Skënderbej’ (1997-2000). Flamur Skraparlliu është doktor shkencash në histori, ka diplomuar në Shkollën e Lartë Ushtarake në Tiranë dhe në Akademinë e Drejtimit të ushtrisë gjermane në Hamburg.
***
Ndërkaq komandant i njësive të UÒªK’së në Feken, (të cilat pastaj u strukturuan në Brigadë) – ishte Abit Ibrahimi, me pseudonimin Armando Arbanasi, ndërsa zv.komandant ishte Kadri Batusha. Ata kishin ardhur nga komanda e Laprakës ku ishte selia e Ministrisë së Mbrojtjes me kryeministër Bujar Bukoshin.
Për shkak të parregullsive të shumta organizative, më 22 maj 1999 me urdhër të kolonelit Bislim Zyrapi, shkarkohen: Abit Ibrahimi dhe Kadri Batusha, ndërsa në vend të tyre emrohen, Bilall Syla – Komandant i Brigadës, ndërsa zv.komandant Rrahim Bekteshi.
***
Brigada kishte 3 batalione me nga 3 kompani dhe çdo kompani kishte nga 4 togje.
Në vazhdim po sjellë vetëm 3 batalionet me 3 kompanitë e tyre:
1. Batalioni i Parë, komandant Ermir Begaj, Zv.Kom. Florim Balaj,
a. Kompania e Parë, kom.Arsim Zyberi
b. Kompania e Dytë, kom.Halil Ramadani
c. Kompania e Tretë, kom.Vesel Berisha (pas plagosjes së Veselit komandant emrohet Osman Berisha)
***
2. Batalioni i Dytë, komandant Dritan Durmishi, zv.kom.Ibrahim Shaqiri,
a. Kompania e Parë, kom.Nexhat Isufi
b.Kompania e Dytë, kom.Nexhat Kelmendi,
c.Kompania e Tretë, kom.Besnik Gashi.
***
3. Batalioni i Tretë, komandant Agim Sallaku, zv.kom.Bashkim Lladrovci,
a. Kompania e Parë, kom.Skënder Misiri,
b. Kompania e Dytë, kom.Ilir Daka, dhe
c. Kompania e Tretë, kom.Iber Elezaj.
***
Në kuadër të batalioneve kishte edhe njësi tjera ushtarake për detyra të veçanta, specifike dhe njëra prej këtyre njësive ishte Togu i Zbulimit, apo Njësia Speciale e cila kishte rolin vëzhgues dhe gadishmërinë për veprime komplekse luftarake.
Pikërisht në këtë njësi luftarake bënte pjesë Hysen Hasanaj, të cilin bashkluftëtarët e thërrisnin me pseudonimin “Hitleri”!
Ai saktësisht ishte ushtar i Togut të Zbulimit (Njësisë Speciale) në kuadër të Batalionit të Parë, me komandant Selajdin Gashi.
***
Pas dhënies së Betimit, më 27 maj 1999, me urdhër të Shtabit të Operacionit Shigjeta, (më 28 maj) Batalioni i Parë, me komandant Ermir Begaj, u nis për në frontin e Pashtrikut. Dy ditë më vonë (më 30 maj) u nis edhe Batalioni i Dytë, me komandant Dritan Durmishi. Me këtë konvoj lëvizi edhe komanda e brigadës. Ndërkaq një apo dy ditë më vonë, Batalioni i Tretë në krye me zv.komandantin Bashkim Lladrovci nisen për në frontin e Koshares. Në vijën frontale në Pashtrik këto dy batalione ( I dhe II) veprojnë në Drejtimin Taktin Nr.2 (DT-2) nën komandën e eprorit Bilall Syla, deri në përfundim të luftës.

***
Në vijim shikoni ardhjen e vullnetarëve nga SHB’at dhe Gjermania në portin e Durrësit. Në mesin e këtyre vullnetarëve është edhe Hysen Hasanaj:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura