Pashtriku, 26 mars 2021: Qyteti i vjetër i Gjakovës ishte një nga qendrat më të zhvilluara tregtare gjatë sundimit Osman. Trashëgimi e kësaj periudhe është Çarshia e Madhe që gjendet në qendër të qytetit të vjetër, me shumë dyqane të ruajtura dhe të restauruara, si dhe me objekte të banimit.
Çarshia e Madhe paraqet njërin nga komplekset monumentale më të mëdha jo vetëm në Kosovë.
Çarshia është ndërtuar rreth Xhamisë së Hadumit, në vitin 1594-95, si donacion nga Hadum Sylejman Efendia (i njohur Hadum Aga).
Në këtë Çarshi janë zhvilluar zeje të ndryshme, përfshirë përpunuesit e metalit, lëkurës, drurit dhe zdrukthëtarisë, prodhimin e tekstilit, teneqepunues, shalëbërës (saraq) e kështu me radhë.
Një nga ato zeje që ende ekzistojnë edhe sot, dhe njihet si markë (emër) potenciale në Gjakovë, është punimi i djepave. Rëndësia e kësaj zeje demonstron imagjinatën artistike të zejtarit në përfaqësimin e besimeve tradicionale që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve të porsalindur.
Janë disa ura të vjetra që çojnë në Çarshinë e Madhe. Ato më karakteristiket janë Ura e Tabakëve (shekulli XVIII) Ura e Terzive (shekulli XVII), të dyjat mbi lumin Erenik, dhe ura e Taliqit, e ndërtuar në vitin 1816 mbi lumin Krena.
Trashëgimia natyrore e komunës së Gjakovës, siç është parku i Shkugëzës, liqeni i Radoniqit dhe gryka e Drinit të Bardhë, njihet nga popullsia vendore si shumë atraktive për vizitorët dhe për aktivitete në natyrë dhe veçanërisht për zhvillimin e turizmit sportiv.
Në fund të marsit 1999 Çarshia e Madhe u dogj, nga çetnikët e Serbisë me të gjitha monumentet e vjetra arkitekturore, kulturore e historike në te, por pas luftës u rindërtua falë ndihmës së dhënë nga disa organizata ndërkombëtare.
Postime të Lidhura
DR.BESIM REXHAJ: KONTEKSTI SOCIOPOLITIK DHE KULTUROR ARTISTIK I DRAMËS DHE DRAMATURGJISË SHQIPTARE
Prishtinë, 19 tetor 2017: Letërsia shqiptare e krijuar në Kosovë, në përgjithësi, kurse letërsia dramatike, dramaturgjia dhe jeta…
DR.ROVENA VATA*): FIGURA MITIKE DHE SIMBOLIKA NË VEPRËN E MARTIN CAMAJT
Tiranë, 10. 02. 2014 – (Fjalët çelësa të këtij punimi kemi përzgjedhur këto fjalë: breshka, gjarpri, breshkani, zhgualli,…
ERMIRA BABAMUSTA: GJENIU I REPIT GEM BELUSHI TRANSFORMON VIZIONIN E HIP HOP’it AMERIKAN
(New York, 23. 02. 2013) Gem Belushi: “Unë këndoj për shqiptarët” – Vizionari dhe gjeniu i muzikës Gem…
HALIL HAXHOSAJ: BOTA MAGJIKE E ËNDRRAVE SHQIPTARE
Prishtinë, 08. 10. 2014: Kam përballë antologjinë e dhjetë poeteshave të talentuara shqiptare, ëndërrimtare dhe dashamire të poezisë.…