Pashtriku, 26 mars 2021: Qyteti i vjetër i Gjakovës ishte një nga qendrat më të zhvilluara tregtare gjatë sundimit Osman. Trashëgimi e kësaj periudhe është Çarshia e Madhe që gjendet në qendër të qytetit të vjetër, me shumë dyqane të ruajtura dhe të restauruara, si dhe me objekte të banimit.
Çarshia e Madhe paraqet njërin nga komplekset monumentale më të mëdha jo vetëm në Kosovë.
Çarshia është ndërtuar rreth Xhamisë së Hadumit, në vitin 1594-95, si donacion nga Hadum Sylejman Efendia (i njohur Hadum Aga).
Në këtë Çarshi janë zhvilluar zeje të ndryshme, përfshirë përpunuesit e metalit, lëkurës, drurit dhe zdrukthëtarisë, prodhimin e tekstilit, teneqepunues, shalëbërës (saraq) e kështu me radhë.
Një nga ato zeje që ende ekzistojnë edhe sot, dhe njihet si markë (emër) potenciale në Gjakovë, është punimi i djepave. Rëndësia e kësaj zeje demonstron imagjinatën artistike të zejtarit në përfaqësimin e besimeve tradicionale që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve të porsalindur.
Janë disa ura të vjetra që çojnë në Çarshinë e Madhe. Ato më karakteristiket janë Ura e Tabakëve (shekulli XVIII) Ura e Terzive (shekulli XVII), të dyjat mbi lumin Erenik, dhe ura e Taliqit, e ndërtuar në vitin 1816 mbi lumin Krena.
Trashëgimia natyrore e komunës së Gjakovës, siç është parku i Shkugëzës, liqeni i Radoniqit dhe gryka e Drinit të Bardhë, njihet nga popullsia vendore si shumë atraktive për vizitorët dhe për aktivitete në natyrë dhe veçanërisht për zhvillimin e turizmit sportiv.
Në fund të marsit 1999 Çarshia e Madhe u dogj, nga çetnikët e Serbisë me të gjitha monumentet e vjetra arkitekturore, kulturore e historike në te, por pas luftës u rindërtua falë ndihmës së dhënë nga disa organizata ndërkombëtare.
Postime të Lidhura
APOSTOL BITRAKU: KUSH E FOTOGRAFOI ‘MËSONJËTOREN E PARË SHQIPE’ NË KORÇË
(Korçë, 07. 03. 2013) – Sa herë shohim fotografinë e “Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korcës” që u…
XHEMALEDIN SALIHU: NË PRESHEVË PËRFUNDOI KONFERENCA SHKENCORE “ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË DIMENSIONIN RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR…”
Preshevë, 20 korrik 2017: Të shtunën, më 1 korrik 2017, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës u…
VLORA BANUSHAJ – KRASNIQI: DETI I DHEMBJES
Zvicër, 27 nëntor 2019: DETI I DHEMBJES Deti i dhembjes u zgjua! U…
NGA PANAIRI NDËRKOMBËTAR I LIBRIT NË GJENEVË
NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR TË LIBRIT NË GJENEVË TË ZVICRËS NË MESIN E 280 SHTËPIVE BOTUESE EDHE AJO E MËRGIMTARIT ILIR…