SHERADIN BERISHA: OPINIONET NUK PREZENTOJNË HISTORINË E VËRTETË!

Pashtriku.org, 19. 01. 2017: Shpeshherë lexojmë opinione të ndryshme për ngjarje të shumta historike, të cilat parimisht nuk prezentojnë historinë e mirëfillt, sepse opinioni i bazuar në imagjinatën e opinionistit e ‘mbyt’ faktin historik! Rrjedhimisht historia përbëhet nga të dhënat e vërtetuara, e jo nga opinionet imagjinative! Filozofi, historiani dhe arkeologu i shquar anglez, Robin George Collingwood (1889 – 1943) në librin e tij: “Der Historiker als Detektiv – der Detektiv als Historiker” (Historiani si dedektiv – Dedektivi si historian) nënvizon se: “histori është ajo që e bën historiani”. Kur historianët e kundërshtojnë njëri tjerin në mënyrë kritike, atëherë mendoj se është hapur shtegu për hulumtime… Hulumtimet – kërkimet e të dhënave arkivore shkrimore etj., janë bazë mbi të cilat historiani shkruan histori, ndërkaq opinioni i njerëzve është i lirë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura