SHERADIN BERISHA: PETICION – KUNDËR RAPORTIT TË DICK MARTY’t

Pashtriku, 10 janar 2021: 10 vjet më parë (më 5 janar 2011) me peticion u kundërshtua raporti famoz i Dick Martyt! Kryeministri i kohës, Hashim Thaçi u zotua disa herë se do të ngre padi penale kundër Martyt, por kjo nuk ndodhi! Ai gënjeu, ashtu siç gënjeu për liberalizimin e vizave, e për shumëçka tjetër!!!
***
PETICION – KUNDËR RAPORTIT TË DICK MARTY’t
Nga Sheradin Berisha

Te merkuren me 5 janar 2011, ne te gjitha trojet shqiptare, ka filluar nenshkrimi i Peticionit kunder raportit te Dick Martyt. Peticioni do t’i drejtohet Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes.
Ne Kosove, ne çdo qender komunale, në pika të posaçme, te gjithe qytetaret do te kene mundesine qe permes nenshkrimit te tyre te kundershtojne kete raport fyes per kombin shqiptar.
Gjithashtu peticioni ka filluar edhe ne Shqiperi, Kosove Lindore dhe Maqedoni.
Peticioni eshte organizuar nga Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-se, dhe ka hasur ne perkrahje te spektrit politik shqiptar, organizatave studentore dhe shoqerise civile anekend trojeve shqiptare.
Teksti i arsyetimit te peticionit:
“Ne, qytetaret e indinjuar, e nenshkruajme kete Peticion si reagim ndaj Raportit te z.Dick Marty, me te cilin ai tenton te njollose kombin, vendin dhe luften tone te drejte per liri dhe pavaresi nga regjimi pushtues e totalitar i Serbise, e zhvilluar ne perputhje te plote me normat nderkombetare dhe zakonet e luftes.
Reagojme fuqishem ndaj tendencave qe populli yne te paraqitet si udhtrues i krimeve, te denigrohen vlerat tona kombetare e morale dhe te zvetenohet lufta jone e drejte dhe ne perputhje te plote me normat nderkombetare dhe zakonet e luftes.
Reagimi yne eshte edhe angazhim qe Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes te mos e miratoje nje raport te tille qe cenon rende imazhin tone para botes demokratike, por edhe rolin e vet Asamblese Parlamentare.
Ky peticion eshte shprehje demokratike e mospajtimit tone dhe indinjates ndaj deklaruesve te tille qe kane per qellim shtremberimin e te vertetes e te historise se popullit tone dhe ndaj nxitesve e shkaktareve te lufterave ne rajon dhe ne Kosove.
Populli dhe vendi yne ka qene cdo here ne anen e drejte, i ka ndihmuar drejtesise dhe ka punuar per drejtesine, tek ne dhe ne bote. Lufta e drejte e UÇK-se e mbeshtetur nga NATO-ja dhe bota demokratike, ka bere qe te triumfoje e drejta, liria dhe demokracia ne Kosove e rajon, dhe keto perpjekje do te cilesohen perhere si vlera sublime per kombet e lira e demokratike te botes.
……….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

SISTEMI I DREJTËSISË AKTUALE NË KOSOVË

Analiza Sistemi I drejtesise aktual në kosovË SISTEMI I DREJTËSISË AKTUALE NË KOSOVË  Afërditë Bekteshi                                                                             afë[email protected]                                                                                                                   Mob.:  (+386)…