Pashtriku.org, 25 qershor 2017: Dje, veprimtari Sadri Ramabaja (deputeti i LVV-së) pasi bëri një vlerësim lidhur me mënyrën e shtrimit të iftarit në Dardanë u sulmua ashpër nga besimtarët islam, dhe për më tepër edhe LVV u distancua nga gjykimi i tij i lirë!
***
Publicisti, kritiku, shkrimtari dhe diplomati ynë i shquar, Faik Konica (1875 – 1942), lidhur me shqiptarët besimtarë, që shkruanin e lavdëronin fetë, në vitin 1897, në revistën “Albania” kishte shkruar:
“Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin:
– s’të lejojmë të shash fetë!
– s’më lejoni të shaj fetë?!
Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë?
A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?”
***
Të më falin besimtarët, kështu ka thënë Faik Konica, jo unë! Shëndet e gëzime për të gjithë besimtarët dhe jobesimtarët!
Postime të Lidhura
LIRI LOSHI: NUK NDALET SERBIA – AJO DUHET NDALUR!
(Kanada, 14 Mars 2012) – Sikur kryeministri Thaçi të kishte deklaruar më kohë se nuk do të lejonte…
GËZIM MEKULI: STAVILECI SI JABLLANOVIQI!
Oslo, 28. 02. 2015 – Askush dhe asnjëherë nuk i ofendoj më keq nënat dhe familjen shqiptare sesa…
„MINI SHENGENI“ ËSHTË LIGJËRIMI I STRATEGJISË SERBE NË BALLKANIN PERËNDIMOR
„MINI SHENGENI“ ËSHTË LIGJËRIMI I STRATEGJISË SERBE NË BALLKANIN PERËNDIMOR Nga Shaban Murati, Pashtriku- 30 korrik 2021 Nuk…
ALBIN KURTI: FAKTORËVE NDËRKOMBËTARË, S’KENI NEVOJË TA PËRKRAHNI VETËVENDOSJEN, POR FLISNI TË VËRTETËN PËR KËTA KRIMINELË, SEPSE JU E DINI SHUMË MIRË KUSH JANË KËTA!
Pashtriku.org, 01. 07. 2013 – (Fjalimi i Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës më 27 qershor 2013, me…