Pashtriku.org, 25 qershor 2017: Dje, veprimtari Sadri Ramabaja (deputeti i LVV-së) pasi bëri një vlerësim lidhur me mënyrën e shtrimit të iftarit në Dardanë u sulmua ashpër nga besimtarët islam, dhe për më tepër edhe LVV u distancua nga gjykimi i tij i lirë!
***
Publicisti, kritiku, shkrimtari dhe diplomati ynë i shquar, Faik Konica (1875 – 1942), lidhur me shqiptarët besimtarë, që shkruanin e lavdëronin fetë, në vitin 1897, në revistën “Albania” kishte shkruar:
“Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtrobërit ulërasin:
– s’të lejojmë të shash fetë!
– s’më lejoni të shaj fetë?!
Po unë, shpirtrobër, pse ju lejoj t’i lavdëroni fetë?
A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?”
***
Të më falin besimtarët, kështu ka thënë Faik Konica, jo unë! Shëndet e gëzime për të gjithë besimtarët dhe jobesimtarët!
Postime të Lidhura
BEHXHE SHALA: PATRIOTËT E GAZIMESTANIT DHE “LEHTËSUESIT“ E DRAGODANIT!
(Prishtinë, 5 maj 2012) – Jemi popull historik dhe antologjik i cili pushon pas akteve por u beson…
BRAHIM AVDYLI: KOSOVA ËSHTË NJË KOSOVË TJETËR NGA KJO QË E KEMI NJOHUR
Pashtriku.org, 06. 04. 2013 – Për t`a njohur më mirë Kosovën, nga pikëpamja ime, si idhëtar dhe anëtar…
AVD IBRAHIMI: LAVDI KOTËSISË!
Mitrovicë, 2. 6. 2016: Njihej mirë nga rrethi shoqëror si manipulues e narcisë i paparë. Ai njihej tashmë…
GËZIM MEKULI: POPULL, JABLLANOVIQI KËRKOJ ‘FALJE’!
Oslo, 22. 01. 2015 – Folësit kanë shumë ndikim tek publiku. Pas fjalimeve publiku sillet edhe si një…