SHERADIN BERISHA: SKENARI I PLANIFIKUAR!

Pashtriku.org, 27 mars 2018: Në filozofi kushtuar krizave politike shpërfaqen parimet: „rregull nga shkaktimi i krizave“, dhe „fitore përmes konfliktit“, të cilat vijëzohen plotësisht në doktrinën dialektike: ‘Teza, antiteza dhe sinteza’ ose problemi – reagimi – zgjidhja, të filozofit gjerman Georg Fridrih Vilhelm Hegel (1770 – 1831).
Dhe sipas këtyre parimeve për të ndryshuar një gjendje politike kërkohet shkaktimi i një krize dhe kjo krizë pastaja eskalon dhe zhvillohet nën menaxhimin dhe kontrollin e faktorëve politik etj., plotësisht sipas doktrinës hegeliane „teza – problemi; antiteza – reagimi dhe sinteza – zgjidhja.
Duket se Hegeli ka identifikuar procesin universal me anë të të cilit të kundërtat, të cilat ai i quante “tezë” – problemi dhe “antitezë” – reagimi, bashkohen gjithnjë në një kompromis të nivelit më të lartë, që quhet “sintezë” – zgjidhja! Kjo dialektikë hegeliane, është përdorur gjatë shek.XX nga politikbërësit për manipulimin e ngjarjeve në dobi të agjendave të tyre!
***
Në këtë kuadër, duket se të gjitha krizat e pasluftës në Kosovë, me theks të veçantë krizat e shkaktuar në veri të Kosovës po zhvillohen mbi bazën e një skenari të mirë planifikuar nga faktorë të shumtë politikë për realizimin e agjendave, të cilat tashmë janë mbi dhe nën tavolinën e negociatave (publike dhe të fshehta) që po zhvillohen rreth gjashtë vjet në Bruksel e gjetiu…!
Në këto zhvillime edhe aksioni i arrestimit zyrtarit serb Marko Gjuriq është një skenar i planifikuar mediatikisht në mënyrë spektakulare (pse nuk u bë arrestimit pa bujë mediatike?!) për të krijuar një rrethanë (rregull) të re në procesin e negociatave të dëmshme politike për Kosovën, që po zhvillohen, midis dy presidentëve të llastuar nga Brukseli, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq…! Uroj të mos jetë kështu!!!

Për të argumentuar këtë fakt shikoni këtë video:
THAÇI THIKË PAS SHPINE HARADINAJT

______________________________________________

SHERADIN BERISHA: GJENOCIDI I PLANIFIKUAR!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=7484

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura