Pashtriku.org, 27 shkurt 2018: Nesër deputetët në Kuvendin e Republikës së Dardanisë (Kosovës) do të debatojnë e pastaj pritet ta ratifikojnë ‘Marrëveshjen e Demarkacionit’ për kufirin shtetëror me Malin e Zi. Siç dihet kjo marëveshje u nënshkrua më 26 gusht 2015 në Vjenë, nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa nga pala malazeze e nënshkruan zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiq, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq. Ndërkaq dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, FillipVujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
Tashmë dihet mirëfilli se, sipas kësaj marrësveshjeje vija kufitare ndërmjet Republikës së Dardanisë (Kosovës) dhe Malit të Zi, nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish’Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK’së), sepse raporti i ‘Komisionit Meha’ dy pikat (historikisht) kufitare me Malin e Zi, siç ishin: Ҫakorri dhe Kulla e Zhlepit i lë brenda kufijve shtetëror të Malit të Zi!
Kjo marrëveshje edhe pse është e dëmshme (dhe si e tillë është kundërshtuar tashmë dy vjet e gjysmë nga shqiptarët) Brukseli liberalizimin e vizave për qytetarët e Dardanisë (Kosovës) e ka kushtëzuar me ratifikimin e saj në Kuvend! Ky kushtëzim (që nuk e kishin shtetet tjera të rajonit për liberalizimin e vizave), duket të jetë i padrejtë për faktin sepse kushtëzon lirinë e lëvizjes (pa viza) të qytetarëve të Dardanisë, me dhënien e një pjese të territorit – Malit të Zi! Në këtë rastë vetë kushtëzimi, duke pasur parasysh edhe presionin e vazhdueshëm të ambasadorëve ndaj deputetëve të Kuvendit për ta ratifikuar me çdo çmim këtë marrëveshje – tregon shumë qartë se po humbim territor! Për një shtet të pavarur dhe sovran kushtëzimet e tilla janë absurde!
***
Tani t’i kthehemi argumenteve!
Shumë harta, fotografi, dokumente dhe të dhëna tjera arkivore dëshmojnë se, vija administrative kufitare e ish-KSAK’së me Malin e Zi ishte si vijon:
– Starac 2426 m,
– Çakorr 1849 m,
– Planinica 2077 m,
– Usovishte 1932,
– Maja Dramodol 2119 m,
– Shtedin 2274 m,
– Zhlep 2382, ndërsa pikat kufitare (kaluese) nga KSAK në Malin e Zi ishin, në Ҫakorr dhe në Kullë të Zhlepit.
Në vijim po i sjelli disa fakte argumentuese!
Në një dokument arkivor malazezë, të pas luftës së dytë botërore, ku përshkruhen të dhënat e përgjithshme të Kufirit të Republikës Popullore të Malit të Zi me Shqipërinë dhe Republikën Popullore të Serbisë (gjegjësisht të KSAK’së) thuhet (po citoj): “Në drejtim të Republikës Popullore të Serbisë kufiri përshkohet majave (lartësive) Bogiçevice, ҪAKORR, Hajle dhe ZHLEP”.
Lexo faksimilin:
Shikoni dy hartat në vijim:
Në një material tjetër të Malit të Zi të ilustruar edhe me fotografi – ku shihet objekti i pikës kufitare në Ҫakorr, thuhet se: Ҫakorri shqiptar, është mali në vargmalet e bjeshkëve të Nemura në kufirin Mali i Zi – Kosovë.
Shikoni faksimilin me shënimin dhe fotografitë:
Sipas hartës zyrtare të ish armatës jugosllave të vitit 1963 rezulton se vija kufitare administrative ndëmjet Malit të Zi dhe Kosovës, përshkohet përgjatë majave malore: Starac 2426, Çakorr 1849, Planinica 2077, Usovishte 1932, Maja Dramodol 2119, Shtedin 2274, Zhlep.
Shikoni hartën e plotë:
Shikoni në formatin e zmadhuar të njejtën hartë në pjesën kufitare me Malin e Zi:
Poashtu sipas hartës me numër 32 të botuar në vitin 1961 në Atlasin gjeografik në Zagreb, rezulton se pikat kufitare administrative ndërmjet Kosovës (ish KSAK-së) dhe Malit të Zi janë në Ҫakorr (1849) dhe në Kullë të Zhlepit (2381).
Shikoni hartën e plotë:
Shikoni hartën e njejtë në formatin e zmadhuar për t’i parë më qartë këto dy pika kufitare (Ҫakorr – Zhlep).
Se pikat kufitare Kosovë – Mali i Zi, janë në Ҫakorr dhe në Kullë të Zhlepit tregon edhe kjo hartë e Kosovës:
Shikoni hartën:
Shikoni edhe këtë hartë:
Se pikat kufitare Kosovë – Mali i Zi janë në Ҫakorr dhe në Kullë të Zhlepit dëshmon edhe kjo hartë!
Shikoni hartën:
Se pika kufitare Kosovë – Mali i Zi është në Kullë – dëshmon kjo foto ku shkruan: “carinski prelaz Kula” (Kalimi kufitar Kulla) dhe vulat kufitare hyrëse e dalëse me emrin “KULA”!
Shikoni fotografinë dhe faksimilin me Vulat kufitare:
Ҫakorrit si kufi mes Kosovës e Malit të Zi – malazezët i kanë kushtuar edhe këngë! Në vijim shikoni këtë video në youtube: Kur malazezët i këndonin Çakorrit – Çakorri, megje mes Kosovës e Malit të Zi:
***
Krejt në fund edhe një fakt tjetër!
Në vitin 1973 Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të KSA të Kosovës, Prishtinë – ka botuar Atlasin shkollor për klasët: V, VI, VII dhe VIII të përgatitur nga Prof. Ramush Rama. Atlasi u punua në hartografinë e TLOS-it në Zagreb, ndërsa u shtyp në Entin Grafik të Kroacisë – Zagreb. Ndërkaq këtë atlas e lejoi Sekretariati Republikan i Arsimit, Kulturës e Kulturës Fizike i RS të Kroacisë, me vendimin nr. 5064/1-1973, të 7.II.1973. Në hartën e RS të Malit të Zi të publikuar në këtë ATLAS duket qartazi se Ҫakorri (1849) është kalimi kufitar Kosovë – Mali i ZI!
Lexoni të dhënat e Atlasit dhe shikoni hartën:
***
Duke i pasur parasysh këto argumente, të cilat vërtetojnë katërcipërisht se po ndryshohet kufiri (po humbim territor) dhe kësisoj po cenohet tërësia teritoriale e Dardanisë (Kosovës), me këtë rast deputetëve të Kuvendit ua përkujtojë BETIMIN e dhënë më 3 gusht 2017:
Të nderuar deputetë,
Teksti i Betimit që e keni dhënë dhe nënshkruar është si vijon:
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e TËRËSISË TERRITORIALE dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane. BETOHEM!”
Prandaj nesër deputetët e Kuvendit, duke iu përmbajtur këtij betimi nuk duhet ta ratifikojnë këtë Marrëveshje të Demarakcionit, e cila e ndryshon kufirin dhe cënon tërësinë territoriale të vendit!