SHERADIN BERISHA: THIRRJA IME E PËRSËRITUR: “O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!”

Pashtriku, 27. 08. 2015: Në fund të shkurtit 2013, (derisa po vazhdonin negociatat politike midis Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit në Bruksel), në një analizë të publikuar kam thënë: “O milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga bosnjëzimi i Kosovës”. Më 19 prill të atij viti, ai nënshkroi marrëveshjen me Daçiqin për “ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË” – të quajtur “ZAJEDNICA”, ndërsa më 25 gusht 2015 bashkë me Isa Mustafën e nënshkroi marrëveshjen e dytë për finalizimin e kësaj Zajednice! Pra nuk u ndalë Hashimi as Isa, dhe duket se s’do të ndalen pa i ndëshkuar populli për këtë keqbërje ndaj këtij vendi…, në mënyrë që të mos ketë riciklime të këtij soji politikanësh në pushtetet e ardhshme.
***

Në vazhdim lexoni një fragment të kësaj analize:
SHERADIN BERISHA: O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!

(Pashtriku.org, 27. 02. 2013) – Më 4 mars 2013 e tutje, në Bruksel, vazhdon telenovela e radhës Thaçi-Daçiq, për finalizimin e formës dhe përmbajtes së njësisë autonome të sebëve në Kosovë, e cila në këtë fazë embrionale po quhet me një emërtim simbolik “ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! Prandaj, ooo Milet është momenti i fundit që Hashim Thaçi të ndalet, nga Bosnjëzimi i Kosovës!
PAVARËSIA E KOSOVËS – DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!
Pavarësia e Kosovës si embrion i Pakos së Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999-2008.
Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!
1) Marrëveshja e Rambujesë (Shkurt/Mars1999)
2) Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës (NATO/Serbi, 9 qershor 1999)
3) Rezoluta 1244 e KS të OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)
4) Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)
5) Marrëveshja Hakerup – Çoviç për Kosovën (Beograd, 5 nëntor 201)
6) Plani i implementimit të standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)
7) Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)
8) Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)
9) Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007)
10) Traktati i miqësisë Kosovë – Serbi (Nju Jork, Vjenë, 30 gusht 2007)
11) Raporti i Treshes së Grupit të Kontaktit (Ishinger, Uizner, Kharcenko, BE-SHBA-RUSI) për Kosovën (Nju Jork, Vjenë, 4 dhjetor 2007)
12) Deklarata e Pavarësisë (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 17 shkurt 2008)
13) Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008)
14) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 15 qershor 2008)

***
Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga qendrat politike ndërkombëtare, që kulmuan me “Pavarësinë e Kosovës” dhe “Kushtetutën e Kosovës” (Lexo – Ahtisaarit, 15 qershor 2008), lideshipi politik e institucional i Kosovës i kanë artikulluar si „vullnet“ të popullit (!!!) Dhe, kjo lojë – kundër vullnetit dhe të drejtës së popullit për vetëvendosje (sipas konventave ndërkombëtare) do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd – Prishtinë (2010 – 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike (bisedimet Edita Tahiri – Borko Stefanoviq), a në të vërtetë ato ishin politike dhe këtë gjë e dëshmojnë tashmë bisedimet Thaçi – Daçiq, që po zhvillohen në Bruksel. Në fakt, me këtë dialog politik po negociohet Pakoja e Ahtisaarit për t’u implementuar gjashtëpikëshi i Ban ki mun’it, i cili do të rezultoj me krijimin e një etniteti serb në Kosovë, i modeluar tashmë për veshin tonë, si: “ASOCIACION I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”!

()

Pjesën tjetër të analizës lexoni këtu:

https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1330

====================================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura