SHERADIN BERISHA: UÇK’ja SI PËRJETIM I VETERANIT YLBER DERVARI – YLLI

Pashtriku, 7 janar 2021: Historinë e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e mësojmë më së miri kur i dëgjojmë përjetimet e luftëtarëve nëpër fushëbeteja!
Ndër ish luftëtarët e shumtë që kam takuar në Prizren është dhe veterani i UÇK-së, Ylber Dervari – Ylli.
Ylberi ka lindur në vitin 1976 dhe jeton në lagjen Kurill të Prizrenit.
Ylli, siç e thërrisnin bashkëluftëtarët e tij, gjatë bisedës kujton aktivitetin e tij kundër regjimit serb që e kishte nisur para fillimit të luftes…, Për pasojë në dhjetor 1997, dhe në janar – prill 1998 i bastiset shtëpia nga policia dhe pjesëtarët e UDB-ës serbe. Në këtë periudhë rrjedhimit ka vepruar në ilegalitet.
Ylli me modesti tregon se, gjatë luftës (në verën e vitit 1998) ka shërbyer në disa rajone të Zonës Operative të Pashtrikut ku ka operuar UÇK’ja.
Fillimisht ka kryer trajnime të veçanta në Qendrën Stërvitore të UÇK’së në fshatin Zatriq të Komunës së Rahovecit, dhe pastaj (më 17 korrik 1998) kalon në trevën e Vrrinit ku operonte Shtabi Lokal i UÇK-së për Prizren, me seli në fshatin Jeshkovë.
Yllli, meqë kishte kryer disa trajnime specifike ushtarake, me urdhër të Komandantit të SHL, Remzi Ademaj-Petriti, bashkë me Hylki Gjemajn dhe Aqif Berishën, hapin një qendër stërvitore të UÇK’së në fshatin Leskovec (tani Arbëri) të Vrrinit.
Ylli ka marrë pjesë në shumë beteja luftarake!
– Me këtë rast veçon ofenzivën katër ditore (1 – 4 shtator 1998) të zhvilluar në trevën e Vrrinit, ku gjatë luftimeve në vijën frontale në fshatin Lez, bijen dëshmorë, eprorët Xhevat dhe Selajdin Berisha me 11 bashkëluftëtarë, ndërsa në mbrojtje të fshatit Jeshkovë (ku ishte Shtabi Lokal i UÇK-së) ranë dëshmorë Agim, Avdi dhe Besim Shala.
– Me shumë emocion e kujton betejën e 11 marsit 1999 që u zhvillua në fshatin Jeshkovë, ku pas një përballje të përgjakshme ra dëshmor Komandanti i Njësisë Speciale të Brigadës 125, Hysen Rexhepi bashkè me 8 bashkëluftëtarët e tij: Alejdin Xhezairin, Skënder Latifin, Feriz Susurin, Hamit Thaçin, Ymridin Qengajn, Hajdar Shalën, Bashkim Sukajn dhe Tahir Thaçin, kurse nëntë badhkëluftëtarë të tjerë konsiderohen të zhdukur!
Një përballje tjetër luftarake që i ka mbetur Yllit thellë në kujtesë është beteja e 7 prillit 1999 në fshatin Billushë (tani Kushtrim) të Vrrinit.
Pas largimit me dhunë ushtarake – policore serbe, të popullatës shqiptare nga fshatrat e Vrrinit dhe jo vetëm (për në Shqipëri), njësitë e UÇK-së që operonin në Vrri dhe në lagjen Tusus … të Prizrenit, në krye me komandantët Samedin Xhezairi – Hoxha dhe Zafir Berisha, në fund të javës së parë të prillit u vendosën në fshatin Billushë.
Yllit i kujtohet kur në orët e mëngjesit të 7 prillit kishin parë duke ardhur rrugës për në fshat një kolonë me makina të ushtrisë serbe dhe pa humbur kohë njësitë e UÇK-së ishin poziconuar në hyrje të lagjes së parë të fshatit, në afërsi të shkollës. Planin e pozicionimit nëpër shtëpi e ka bërë Zafiri, meqë ishte vendlindja e tij.
Me të arritur forcat serbe përballë shkollës – Ylli thotë – filluam sulmin dhe me këtë rast nga aksioni ynë i furishëm kemi shkatërruar dy makina të armikut, një kombi dhe një xhip ushtarak të mbushur me ushtarë dhe oficerë serb.
Unë – kujton Ylli – kam gjuajtur me mortajën e dorës 500 edhe brenda objektit të shkollës, ndërsa Komandant Hoxha për herë të parë e ka përdorur edhe topin me mbushje të heliumit Gjatë ditës u tërhoqëm në malet e Billushës dhe në orët e mbrëmjes u përballëm edhe një herë me forcat serbe. Pastaj natën u larguam nga mali dhe shkuam në njërën nga bazat tona që e kishim në lagjen Tusuz të Prizrenit.
Pas betejës së 7 prillit, UÇK-ja për të operuar me sukses kundër forcave serbe, u nda në dy grupe: Një njësi me Komandant Zafir Berishën operonte në Vrri, ndërsa njësia tjetër me Komandant Samedin Xhezairin – Hoxhën operonte në Tusuz, rrëzë Cvilentit dhe mbi kalanë e Prizrenit… Unë isha në njësinë e Komandant Hoxhës, thotë Ylli.
Ylli tregon, se gjatë muajve prill – qershor 1999, njësia e tij (e ndarë në grupe më të vogla) ka kryer shumë aksione guerile kundër forcave pushtuese serbe.
I kujtohen disa aksione të kryera kundër ushtrisë dhe policisë serbe: më 20 prill 1999, në Tusuz, më 22 prill, te vendi i quajtur ‘kroji that’ rrëzë Cvilenit, më 29 prill dhe 1 – 3 maj 1999 disa aksione befasuese në fshatin Leskovec (tani Arbëri) dhe rrëzë Cvilenit.
Gjatë muajit maj e deri në përfundim të luftës më 12 qershor 1999, janë kryer edhe aksione të tjera si në: Terzi Mahallë, te “Kroji i pashës”, te antenat serbe në Cvilen, në ‘Pouska’, ‘te bllatat’, ‘te pishat’, në kala të Prizrenit, në Lagjen Tusus etj.
***
Ilustrime:
– nga takimi me Ylber Dervarin,
– dëshmi të Ylberit gjatë luftës, Ylberi në njësinë e tij, Ylberi vetëm dhe lëternjoftimi ushtarak i Ylberit;
– Dy fotot e fundit janë shkrepur të vendi ku është zhvilluar beteja e 7 prillit 1999 në fshatin Billushë (Kushtrim). Në foton e parë është njësia e komandantit, Zafir Berisha në oborrin e shkollës, ndërsa në foton e dytë është Zafiri me Halil Krasniqin përpara makinës ushtarake serbe, e cila u dogj gjatë betejës së 7 prillit …

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura