SHERADIN BERISHA: NJOHURI BAZIKE PËR MARSHIMIN LUFTARAK NGA ‘FEKENI’ DHE ‘KALIMASHI’ NË DREJTIM TË FRONTIT TË LUFTËS NË PASHTRIK, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” MAJ – QERSHOR 1999!

Më 27 maj 1999 në Qendrën Stërvitore “FEKEN” u organizua ceremonia e betimit. Me këtë rast ka folur komandanti i Akademisë Ushtarake “Skenderbeu”, Flamur Skraparlliu, ndërsa komandanti i brigadës, Bilall Syla ka lexuar tekstin e Betimit. Ka folur edhe zëdhënësi i QPK-se, Jakup Krasniqi etj.

***

Në këtë kohë në Pashtrik po zhvilloheshin luftimet e ofensivës së parë mësymëse (sulmuese), e cila kishte nisur më 26 maj 1999 dhe zgjati deri më 28 maj!

Ndërsa ofensiva e dytë mësymëse (sulmuese) do të zhvillohet nga 31 maji deri më 9 qershor 1999, kur u nënshkrua marrëveshja tekniko – ushtarake në Kumanovë, midis NATO’s dhe UJ-së!

***

Pas dhënies së Betimit në Qendrën Stërvitore “FEKEN”, më 28 maj 1999, me urdhër të komandës së Operacionit Shigjeta, për në Pashtrik është nisur Batalioni i Parë, me komandant Ermir Begaj. Dy ditë më vonë (më 30 maj) u nis edhe Batalioni i Dytë, me komandant Dritan Durmishaj. Me këtë konvoj ka lëvizur edhe komanda e brigadës, Bilall Syla, Rrahim Bekteshi etj. Ndërkaq një ditë më vonë, për në Koshare niset Batalioni i Tretë në krye me zv.komandantin Bashkim Lladrovci, eprorin Iber Elezaj etj.

Qendra Stërvitore në FEKEN, gjatë ceremonisë së BETIMIT, më 27 maj 1999.

***

Në vijën frontale në majë të Pashtrikut dy batalionet (I dhe II) i bashkohen trupave të njësisë Speciale Vëzhguese ‘ Diverzante – TF0 ne krye me komandantin e shquar Fadil Zejnullahu, dhe zv.kom.Remzi Sh Shala, Bexhet B. Kuçi, pastaj Agim Leka etj. TF0 ishte futur në front para fillimit të Operacionit ‘Shigjeta’ (më 26 maj 1999) bashkë me një njësi të Brig.126 (Has) e cila komandohej nga Riza Aliaj (Hoxha), Nexhmedin Berisha etj.

Sipas Urdhërit Luftarak, datë 23.05.199 i lëshur nga komanda e Operacionit “Shigjeta”, kjo vijë mësymëse (maja e Pashtrikut), ishte përcaktuar si Drejtimi Taktik Nr.2 (DT-2)!

Bërthamën e komandës së Operacionit “Shigjeta” ne Cahan e përbënte:

– Nexhmedin Kastrati, komandant;

– Musa Jashari, Zv.Komandant;

– Nexhip Hajdari, Shef i Shtabit;

– Rifat Sylejmani, Shef i Operativës

– Maliq Doci, anëtar i operativës

– Enver Rrustemi, komandant i Artilerisë, etj.

***

Komandën e operativës në Kukës e përbënte:

– Bislim Zyrapi, shef i Operativës,
– Spiro Butka,
– Arqile Mandro,
– Shaban Musliu,
– Mark Shala,
– Shefki Abdullahu,
– Fadil Hoxha,
– Agim Sylejmani,
– Agron Haradinaj,
– Gramoz Kelmendi …

Ndërkaq komandën në Selinë e Krumës e përbënte:

– Xheladin Gashi – komandant Plaku,
– Fatmir Limaj, Zv.Ministrër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, (Selia e MM në krye me Azem Sylën ishte në Tiranë)
– Fatmire Zogaj – Hasani etj.

UDHËTIMI I TF’3 NGA Q.S. E KALIMASHIT!

Në këtë kohë (më 28/30 maj 1999) derisa po udhëtonin dy batalionet e FEKENIT për t’u kyqur në ofensivën e dytë, që nisi më 31 maj, me urdhër të komandës së Operacionit “Shigjeta” në Cahan, nga Qendra Stërvitore e KALIMASHIT kanë udhëtuar për në Pashtrik (në Drejtimin Taktik nr.3 ) edhe dy Kompani të njësisë TF’3, si:

– Kompania e parë, me komandant Shpend Berisha,

– Kompania e dytë, me komandant Agron Llausha dhe

– Bateria e Artilerisë, me komandant Sali Saramatin.

– Njësia e Xhenios (deminimit) në krye me eprorin e shquar Valbon Çollaku, e cila kishte ardhur nga Kosharja ku kishte shkuar nga Burreli pas datës 2 maj 1999.

Këto njësi për në Pashtrik kanë lëvizur nën komandën e eprorit Elmi Bytyqi, zv.Komandant dhe Shef i Shtabit të TF3.

 NJOHURI THEMELORE PËR FORCËN E UÇK’së, TF3

Bazuar në dokumentet arkivore të komandës së Operacionit “Shigjeta” në Cahan, komandant i Forcës për Veprime të Veçanta TF3, gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, (maj – qershor 1999) ishte Ruzhdi Saramati.

Ruzhdi Saramati ishte ish i burgosur politik (1979) dhe pas daljes nga burgu (1985) duke qenë i organizuar në Lëvizjen ilegale (LPRK – MLK) në këtë kuadër (sipas shkrimeve të tij) me 28.11.1987 themelon një komitet Kombëtar ….

Sipas Planit të shkoqitur të Operacionit “Shigjeta” nga Shtabi i Operacionit, më 23 maj 1999 (bazuar në Planin e SHP të UÇK-së), Forcat e UÇK-së u definuan si Taske Forca (TF’a), dhe me urdhër të komandës së këtij Operacioni kjo forcë e UÇK-së ishte TF’3, ndërsa “komanda” e saj e cila në Kukës ishte emërtuar prej vitit 1998 si “SHTABI RAJONAL I UÇK-së PËR PRIZREN”, gjatë kohës së stërvitjeve në QS “KOLSH” dhe pastaj në “BURREL” (prill 1999) këtë njësi e kanë quajtur si “Brigadë 28 – Sulmuese”!

Më 23 prill në Burrel ka nisur strukturimi i dy brigadave: brigada e parë me komandant, Ilmi Kodra, dhe brigada e dytë, me komandant Ruzhdi Saramati. Por, pas datës 2 maj 1999 kur ndodhi vrasja e ushtarit Halili Gashi këto brigada shuhen!  Halil Gashi vritet gjatë protestës për lirimin e disa ushtarëve të burgosur e keqtrajtuar nga PU, ndërsa Ilmi Kodra dhe Ruzhdi Saramati bashkë me një pjesë të Komandës dhe të PU, ikin nga QS e Burrelit!

Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndë PU e UÇK-së në bashkëpunim me PU të USH e arrestojnë Ruzhdi Saramatin dhe disa të tjerë, ndërsa ushtari i vrarë Halil Gashi, me 5 maj 1999 varroset në Kukës, me nderime të larta nga njësia e UÇK-së, në krye me komandantin Shemsi Ilazi, nga fshati Zgatar i Opojës, i cili atëkohë ishte në QS të Kalimashit.

***

Pas kësaj ngjarje të rëndë, me 3 maj, në Burrel vjen një grup i i Ri i eprorëve në krye me K-dantin Enver Rrustemin dhe nis strukturimi i ri i njësive të UÇK-së në Task Force (TF), sipas modelit ushtarak amerikan. Strukturohen Tre TF-a (batalione).

  1. TF1 me K-dant Luan Bytyçin,
  2. TF2 me K-dant Skerdi Llagamin dhe
  3. TF3 me K-dant Fazli Berisha

TF1 dhe TF2 në ditët në vijim shkojnë në Koshare, ndërsa TF3 urdhërohet të shkoj në Pashtrik. Në Cahan, Forca TF3 me K-dantin Fazli Berisha, me urdhër të Shtabit të Operacionit “Shigjeta”, përcaktohet si TF2, ndërsa si TF3 përcaktohet njësia e Ruzhdi Saramatit.

***

Për të përgatitur terenin e dislokimit të dy kompanive të TF3-shit, në fshatin Pogaj të Gorozhupit (në mbrëmjen e 27 majt!) kanë udhëtuar tre anëtarë të Shtabit (TF3), Ruzhdi Saramati, Nazim Pulaj dhe Avdi Ibrahimi me Togun e Ndërhyrjes së Shpejtë me K-dant, Bashkim Hoxha, e cila kishte gjithsejt 22 ushtarë). Ndërkohë në këtë zonë vjenë edhe shefi i logjistikës, Hajdin Xhahaj – Mësuesi.

Sipas dëshmive të luftës, më 31 maj 1999 gjatë rrugëtimit nga malet e fshatit Pogaj për t’u futur në vijat e frontit dy kompanitë dhe bateria e artilerisë së TF3-shit janë zbuluar nga forcat serbe dhe menjëherë ka nisur granatimi nga disa pozicione i artilerisë serbe! Njësitë e TF3-shit kanë zbritur me shpejtësi nga mali (nën breshërinë e granatave) në  fshatin Pogaj dhe gjatë granatimeve të pandërprerë kanë rënë dëshmorë:

– Selver Maçkaj,

– Shpend Berisha,

– Beran Gashi,

– Gani Saramati dhe

– Sali Saramati, si dhe janë plagosur disa ushtarë dhe eprorë në mesin e tyre, zv.Komandanti dhe shefi i TF3-shit, Elmi Bytyqi dhe Dr.Ilir Rakaj.

Dëshmi për ngjarjen e 31 majit 1999 në fshatin Pogaj!

Bedri Hoxhaj: kujtime për dëshmorin Selver Maçkaj, Pogaj 31 maj 1999

Pogaj – 21 dhjetor 2017 – Rrëfime lufte

Bedri Hoxhaj, gjatë operacionit “Shigjeta”, ishte komandanti i Togut të III, të kompanisë së II, me komandant, Agron Llausha, në njësinë TF-3 me komandant Ruzhdi Saramatin, Pogaj – Gorozhup…

Shikoni videon:

https://youtu.be/Pq41DT0sB1M

***

Në këtë situatë të rëndë, për shkak të neglizhencës së komandës, sipas dëshmitarëve rreth 230 ushtarë ishin larguar nga kjo zonë,në drejtime të ndryshme për në Kukës. Nga data 1 – 7 qershor në Pogaj TF3 ka mbetur me një tog prej 40 e ca ushtarësh në krye me Ruzhdi Saramatin. (Veteranja e UCK-se, Fatmire Dedari, thotë saktësisht kanë  mbetur 46 ushtarë!)

Sipas raporteve të Komandës së Operacionit Shigjeta, TF3 nuk ka zbatuar urdhërin e komandës dhe nuk ka qenë e organizuar në nivelin e duhur! Kjo njësi në Pogaj s’ka pas vijë mësymëse (sulmuese) për shkak të terenit të zbuluar (me lendina) përballë forcave të armikut!

***

Më 8 qershor një pjesë e ushtarëve që kishin ikur me 31 maj kthehen në Pogaj dhe përfundimisht më 13/14 qershor, pasi njësitë e xhenios së TF2-shit (me komandant Vehbi Berisha) dhe TF3-shit (me komandant Valbon Ҫollaku) e kishin deminuar rrugën, në lagjet Martinaj, Tejec, Binaj… të Grozhupit futen njësitë e këmbsorisë dhe më pas të artilerisë të TF2-shit dhe TF3-shit. TF3, pastaj dislokohet në fshatin Nashec, ndërsa forca TF2 marshon dhe dislokohet në fshatin Gjonaj…

***

Kush luftoi në Gorozhup (DT3)?

Nga data 26 maj 1999 (kur filloi sulmi mbi forcat serbe) deri më 9 qershor (kur u dha urdhëri për përfundimin e operacioneve luftarake, nga komandanti Bislim Zyrapi) në DT.nr.3 – Gorozhup, luftuan 3 kompanitë e njësisë TF2 me komandant Fazli Berisha, ndërsa nga 1 qershori kishte ardhur në pëfrorcim edhe një kompani (nga DT.nr.2) me komandant Nexhat Kelmendi.

***

Ilustrim: shikoni ceremonin e betimit mbajtur me 27.05.1999 ne Qendren Stërvitore në FEKEN! Flasin Komandanti i Akademise Ushtarake “Skenderbeu”, Flamur Skraparlliu dhe komandanti i Brigades, Bilall Syla. 

https://www.facebook.com/erijona.meholli/videos/2365080050391079/UzpfSTExMjUzMjQ1Mjg6MTAyMTM4MTg3MjQ1NTg3MTQ/

***

(Autori është bazuar në të dhëna arkivore dhe dëshmitë e ushtarëve të operacionit “Shigjeta” në Pashtrik)

____________________________

SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999

Kliko poshtë në titull:

SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ-QERSHOR 1999 – Pashtriku

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura