SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ-QERSHOR 1999

Pashtriku.org, 15 tetor 2018: Në shkencën e historisë ngjarjet e luftës nuk mund të ndryshohen as të tjetërsohen, sepse ndryshimi dhe tjetërsimi i tyre i dëmton faktet historike! Pra, rrjedhimisht ngjarjet nuk mund të imagjinohen dhe improvizohen, ato argumentohen nga burime të ndryshme arkivore dhe shkruhen ashtu si kanë ndodhur, e jo ashtu si dëshirojmë ne të kishin ndodhur!
Edhe operacioni “Shigjeta” në Pashtrik (maj – qershor 1999), si një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Òªlirimtare të Kosovës duhet të faktohet me dëshmi shterruese arkivore!
Për t’i shpërfaqur përmasat e Operacionit “Shigjeta”, duhet të kihen parasysh tre faktorë ushtarak!
1. Ushtria Òªlirimtare e Kosovës (UÒªK-ja),
2. Ushtria Shqiptare në epiqendër me Divizionin e Kukësit, dhe
3. Bashkëpunimi me NATO-n për bombardimin e forcave serbe.
Deri më tani nuk është shkruar asnjë studim i mirëfillt shkencor për Operacionin “Shigjeta”, ndonëse janë shkruar disa shkrime e mbajtur shumë fjalime përkujtimore në përvjetorët e rënies së dëshmorëve, veçanërisht të dëshmorëve që ranë në frontin e Gorozhupit, në kuadër të këtij operacioni!

Komanda Shtabit të Operacionit “Shigjeta” në Cahan, maj 1999.

Për 19 vjet rresht, më datën 31 maj – në Gorozhup të Hasit, (atje ku tashmë në emër të “brigadës 128”) është ndërtuar një Memorial për Dëshmorët e Kombit, organizohen manifestime përkujtimore. Organizatori i këtij manifestimi Ruzhdi Saramati, në emër të ‘brigadës 128’, përkujtimin e dëshmorëve dhe të operacionit “Shigjeta”, ndonëse e ka shndërruar në një ritual të përvitshëm, me imagjinatën e tij këtë histori me përmasa të gjera operacionale të Ushtrisë Òªlirimtare të Kosovës, e ka konstruktuar dhe reduktuar në një histori të pavërtetë të “brigadës 128”, me moton “Epopeja e Gorozhupit”!
Për më tepër Ruzhdi Saramati në këto manifestime e ka përjetësuar moton: “Brigada 128 bartëse e operacionit luftarak – sulmues “Shigjeta” në Pashtrik”!!!
Komandanti i kësaj “brigade”, Ruzhdi Saramati (i cili e ka emruar veten “gjeneral”) në të gjitha shkrimet e botuara dhe në fjalimet e tij të mbajtura në manifestimet përkujtimore në “epopenë e Gorozhupit”, duke e përdorur imagjinatën e ka shtrembëruar dhe manipuluar tërësisht historinë e vërtetë të Operacionit “Shigjeta” dhe të vendrënies së 15 dëshmorëve në frontin e Gorozhupit – Pashtrikut (!) ( 8 dëshmorë në TF-2, 6 në TF-3 dhe 1 në TF-0)
***
Në shkrimin me titull:”Jehona e operacionit “SHIGJETA” ne Pashtrik”, botuar më 6 maj 2014 (ditë e martë), në portalin ‘epopeja/org’, Ruzhdi Saramati shkruan:
“Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada jonë (128), nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhërin për sulm në hapsirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut. Komanda e brigadës me në krye komandantin Ruzhdi Saramatin hartoi planin strategjiko luftarak, dhe si vijë frontale ishte caku: Drini i Bardhë; Gryka e Lumës; Gorozhup; Maja e Pashtrikut; Kurora; Shpella e pëllumbave; Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë; Ura e Nashecit; Ura e Fshejtë; ishin detyrat e afërta të brigadës për mësymje, të cilat i realizuam me sukses, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë; Nishor; Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigadën 138 të Z.O.D.-it. Formacioni i brigades sonë ishte si më poshtë:
– Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i U.Sh.të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, tashmë i ndjerë, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup.
– Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigades dhe Bataljoni i I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati.
– Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut (vorri i mirë), shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti Xhelal Limani.
– Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ër i komanduar nga Abdurrahman Nazifi (Bugari).
Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës 128 Batalioni “Atlantiku”.
***
Sipas kësaj historie të shpikur nga imagjinata e Ruzhdi Saramatit, “planin strategjiko luftarak” në gjithë “vijën frontale” të Pashtrikut gjatë operacionit “Shigjeta”, e paska hartuar “Komanda e brigadës me në krye komandantin Ruzhdi Saramatin”!!!
Për më tepër me këtë imagjinatë, ai edhe zonën frontale të “brigadës 128” e zgjeron nga pashtriku deri në Qafë Prush, atje gjoja është lidhur me brigadën 138 të ZOD-it!!!
Ky rrëfim i Ruzhdi Saramatit (të cilin e ka përsëritur për 19 vjet rresht edhe në fjalimet përkujtimore të 31 majit) është i pavërtetë!
***
OPERACIONI “SHIGJETA” DHE DREJTIMET TAKTIKE!
Sipas dëshmive dhe dokumenteve arkivore, Planin “strategjiko luftarak” të Operacionit “Shigjeta” e ka hartuar Shtabi i Përgjithshëm i UÒªK-së në malet e Jezercit, në gjysmën e dytë të prillit 1999. Dhe vijën frontale për të cilën shkruan “gjeneral” Ruzhdi Saramati, se e kanë mbuluar “katër batalionet e brigadës 128”, plani i operacionit “Shigjeta” e ka definuar në tri (3) Drejtime Taktike (DT):
1. DT-1
2. DT-2, dhe
3. DT-3
Shtabi i Operacionit “Shigjeta” me seli në Cahan dhe Kukës, të gjitha njësitë që kanë marrë pjesë në vijat frontale (në të tri DT) në Pashtrik, duke qenë “Forca për Veprime të Veçanta” janë emërtuar si “Task Force” (shkurtimish TF, sipas modeli amerikan).
1. Në DT -1, kanë operuar TF-1 dhe Batalioni “Atlantiku”
2. Në DT – 2, kanë operuar, TF-0, një njësi e Brigadës 126 (TF-4), dhe dy bataione (TF-5 dhe TF-6) që kishin ardhur nga QS e “Fekenit” në fund të majit.
3. Në DT – 3, kanë operuar TF-2 dhe TF-3
***

DT-3 DHE KOMANDA E TF-2 & TF-3
Të ndalemi te DT – 3!
– Komandant i TF-2 ishte Fazli Berisha (Vullneti)
– Komandant i TF-3 ishte Ruzhdi Saramati (Forca)
***
– Komanda e TF-2:
1. Fazli Hasan Berisha, komandant,
2. Ramiz Nezir Neziri, zv.komandant,
3. Avdyl Shabani, shef i shtabit,
4. Avdulla Islam Rama, ndihmës komandant, për moral dhe operacione,
5. Bashkim Ruzhdi Hasani, shef i logjistikës,
6. Mentor Fehmi Konjuhi dhe Ardian Hamëz Bujari, kurirë të shtabit.
***
– Komanda e TF-3:
1. Ruzhdi Saramati, komandant,
2. Elmi Bytyqi, zv.komandant dhe shef i shtabit,
3. Nazim Pulaj, shef i personelit,
4. Avdi Ibrahimi, shef i ZKZ (D2),
5. Hajdin Xhahaj, shef i logjistikës,
6. Arben Rashkaj, kurir i shtabit.
***
NJËSITË E TF-3
“Forca për Veprime të Veçanta”, ose TF-3 pra ishte ajo njësi për të cilën Ruzhdi Saramati pretendon se ka qenë “brigadë 128 me katër batalione”!!!
Në të vërtetë sipas dokumenteve arkivore, deri më 31 maj 1999, TF-3 i kishte 2 kompani, që ishin stërvitur dhe kishin ardhur nga Qendra Stërvitore e Kalimashit (në mëngjesin e 31 majit 1999).
– kompania e parë me komandant Shpend Berisha (tashmë dëshmor), zv.komandant Ismet Kyqykun, dhe
– kompania e dytë me komandant Agron Llaushën, zv.komandant Gëzim Berishën,
– Bateria e Artilerisë me komandant Sali Saramatin (tashmë dëshmor), zv.komandant Xhelal Limanin,
– Togu i Xhenios me komandant Valbon Òªollakun. Kjo njësi pas ngjarjes së 2 majit 1999 në Burrel( ku u vra ushtari Halil Gashi ) kishte shkuar në Koshare dhe pastaj kishte ardhur në Kalimash për te shkruar me njesite tjera ne Pogaj te Gorozhupit).
– Togu i Ndërhyrjes së Shpejt (apo Njësia Speciale) me komandant Bashkim Hoxhaj, dhe
– Togu i Zbulimit me komandant Azem Pulaj.
***
Pas “betejës” së përgjakshme më 31 maj 1999 në Pogaj, ku ranë pesë dëshmorë: Selver B.Mackaj, Sali e Gani Saramati, Shpend Berisha dhe Beran Gashi, si dhe u plagosën disa ushtarë, këto forca u shpartalluan plotësisht për shkak të mungesës organizative nga shtabi i kësaj njësie (TF-3). Nga 1 – 8 qershor 1999 në Pogaj ka mbetur një numër prej 35 – 40 ushtarësh në krye me Ruzhdi Saramatin, ndërsa nga 8 qershori janë rikthyer edhe një numër i ushtarëve që ishin tërhequr nga fronti, më 31 maj! Për këtë gjë ka edhe dëshmi të shkruara arkivore!

Tepër Sekret, Forca TF3, dhënë njësisë së Ruzhdi Saramatit (më 25 maj 1999 në Cahan) nga Shtabi i Operacionit “Shigjeta” dhe Motoja e rrejshme e Ruzhdi Saramatit: “Brigada 128 bartëse e operacionit luftarak – sulmues “Shigjeta” në Pashtrik”.

***
KUSH E MBULONTE VINË MËSYMËSE (FRONTALE) NË GOROZHUP?
Sipas urdhërit luftarak nr.12/99, datë 07.06.1999 të lëshuar nga komanda e operacionit “Shigjeta” në Cahan – Kukës:
– vija mësymse (frontale) e TF-2 ishte Gorozhup – Jelliç – Tejec – Binaj – Milaj – Planej – Zym, me detyrë: të sulmoj, rrethoj e asgjësoj forcat e armikut në këtë drejtim e të dalë në vijën Donje – Krajk.”
– Vija frontale e TF-2 ishte përballë karaullës serbe (lagjja Martinaj) – Mariq – rrëzë majës Pashtriku, deri aty ku nis vija frontale e DT-2.
KU ISHTE VIJA MËSYMËS (FRONTALE) E TF-3, TË KOMANDUAR NGA RUZHDI SARAMATI?
TF-3 ishte i lokalizuar në fshatin Pogaj mbi 2 km, larg vijës së frontit të Gorozhupit! Kjo njësi (sipas dokumenteve arkivore të Shtabit të Op.Shigjeta) zonën e veprimit e kishte matanë Drinit – në Koretnik…!
Vija mësymse e TF-3 (sipas urdhërit luftarak nr.12/99, datë 07.06.1999, të Shtabit të Op.Shigjeta ) ishte nga Koretniku (Pikëllima), në “drejtimin Vërmicë – Shkozë – Dobrusht me detyrë, të sulmoj, rrethoj e asgjësoj forcat dhe mjetet e armikut në këtë drejtim e të dal në vijën Vlashnje – Nashec.”.
***
MË 21 DHJETOR 2017 E MËSOVA VENDRËNIEN E GJASHTË DËSHMORËVE, NË FSHATIN POGAJ!
Një ngjarje e luftës shkruhet duke u bazuar në dy kritere bazë: kohë dhe hapësirë.
1. Koha prezenton: datën, muajin, vitin, paradite, pasdite, në mesnatë, herët në mëngjes, etj.,
2. hapësira prezenton: vendin ku është zhvilluar ngjarja, duke e saktësuar me emër, fshatin, toponimin e vendit, mikrotoponimin, malin, kodrën, rrëzë malin etj.,etj.
***
Ruzhdi Saramati në të gjitha shkrimet e botuara dhe në fjalimet e tij të mbajtura në manifestimet përkujtimore në “epopenë e Gorozhupit”, përveç datës, muajin dhe vitin e rënies së dëshmorëve në fshatin Pogaj, më 31 maj 1999, nuk e ka përfilluar asnjë parametër tjetër.
Për të gjithë dëshmorët ka shkruar e folur se kanë rënë në Gorozhup.
Gorozhupi është emërtim i një treve, ku përfshihen disa lagje e fshatra!
Unë deri më 21 dhjetor 2017, kur e kam vizituar për herë të parë vendrënien e 6 dëshmorëve bashkë me eprorin e UÒªK-së Bedri Hoxhajn dhe Florent Maçkajn (djalin e dëshmorit Selver Maçkaj) nuk e kam ditur se ata kanë rënë dëshmorë në fshatin Pogaj! Unë, ashtu sikurse familjet e dëshmorëve dhe gjithë opinioni, duke u bazuar në shkrimet dhe fjalimet e Ruzhdi Raramatit, e kemi ditur se dëshmorët kanë rënë në vijën e parë të Frontit në Gorozhup!
Më 21 dhjetor 2017, me interesimin e familjes së dëshmorit Selver Maçkaj, bashkë më eprorin Bedri Hoxhaj (bashkëluftëtarë i dëshmorëve) dhe Florentin, djalin e dëshmorit Selver Maçkaj, kemi shkuar në vendin ku ka rënë Selveri me katër bashkluftëtarët e tij.
Gjatë kësaj vizite Bedri Hoxhaj, ka kujtuar gjerësisht ngjarjen e 31 majit në vendin ku ranë dëshmorët dhe me këtë rast ai e ka demantuar plotësisht Ruzhdi Saramatin! Gjatë kësaj kohe Florenti – me dijen e Bedriut, ka bërë shumë fotografi dhe disa inçizime me mobilin tim!

Pogaj, 21 dhjetor 2018: me eprorin Bedri Hoxhaj, në vendin ku ka rënë dëshmor, Selver Maçkaj…

***
KUJTIME HISTORIKE PËR DËSHMORIN SELVER MAÒªKAJ!
Bedri Hoxhaj: Kujtime historike për dëshmorin, Selver Maçkaj, Pogaj – Gorozhup
Pogaj – 21 dhjetor 2017 – Rrëfime lufte –
Bedri Hoxhaj, gjatë operacionit “Shigjeta”, ishte komandanti i Togut të III, të kompanisë së II, me komandant, Agron Llausha, në njësinë TF-3 me komandant Ruzhdi Saramatin, DT-3 / Pogaj – Gorozhup…
***
Në këtë intervistë, Bedri Hoxhaj (nga vendi i ngjarjes) e kujton dëshmorin Selver Maçkaj dhe ardhjen e njësive të UÒªK-së (dy kompani dhe bateria e artilerisë) nga Qendra Stërvitore e Kalimashit (ishte edhe njësia e xhenios që kishte ardhur nga fronti i Koshares, me kom.Valbon Òªollakun) në Krumë, Cahan e deri në fshatin Pogaj, ku më 31 maj 1999 ndodhi edhe rënja e Selverit me katër bashkluftëtarët e tij, Sali Saramatin (komandant i artilerisë), Shpend Berishën (komandant i kompanisë I), Gani Saramatin dhe Beran Gashin, si dhe plagosja e Elmi Bytyqit (shef dhe zv.komandanti i shtabit të TF-3), mjeku Ilir Rakaj, Ramadan e Jeton Krasniqi etj.
Ai në rrëfimin e tij thotë:
“Këtu jemi në një pik nga kanë lëviz njësitet e UÒªK-së. Jami nga një shteg ku kemi zbrit. Këtë mirë e fiksoj nga kjo luginë. Nga Kruma që kemi qenë kemi dal në Cahan. Prej Cahanit në fshatin Kishaj, dhe prej Kishajve kemi zbrit në kamë. Dhe deri në Kishaj kemi ardhur me makina ushtarake, makina të ushtrisë shqiptare, dhe prej atje kemi zbrit teposhtë në kamë.
Njësitet e UÒªK-së kanë zbrit nga kjo pozitë (tregon me dorë).
Kurse njësitet tona, apo operacionet kanë qenë nga Moriqi, kjo pjesa këtu në Pogaj deri në pjesën poshtë te Drini i Bardhë.
Unë kam qenë në Kompaninë e III’të (bëhet fjalë për kompaninë e II’të – Sh.B) komandant ka qenë Agron Llausha. Unë në atë periudhë kam qenë komandant i Togut (komandant i Togut III – Sh.B) Kam udhëheq togun edhe…
Me Selverin (Selver Maçkajn – Sh.B) kemi qenë së bashku. Ai ka qenë në njësinë e radiolidhjes. Edhe e mbaj në mend mirë, se më 31 maj (1999) që ka qenë një prej luftimeve të fuqishme ma të përgjakshme, ku kemi pas humbje apo rënjen e dëshmorëve në mesin e tyre edhe Selveri. Mbaj në mend se unë atje kam qenë i pozicionum apo i vendosun (tregon me dorë), në prapavijë me togun tem dhe disa togje tjera.
Ditën e 31 majit Selveri ka ardhë na ka marrë, na ka udhëheq 3 togjet dhe 2 kompanitë dhe kemi zbrit nga kjo (tregon me duar). Pastaj kemi lëviz në drejtim rreth antenës, për t’u pozicionu në vijën e frontit poshtë.
Pra kemi lëvizë nga kjo pozitë.
Në mbramje të datës 30 maj (1999 – Sh.B) ishte hartu plani nga komanda, komanda sigurisht ka marrë urdhërin nga komanda e operacionit “Shigjeta” që me fillu operacionin, apo lufimet kundër armikut. Plani është ba në orët e mbramjes. Ka pas në plan që të lëvizim herët në mëngjes nga kjo pozitë, nga kjo pjesë, pastaj të zbresim në vijën e frontit.
Pra kemi lëvizë nga kjo pozitë ku jemi.
Ka qenë herët në mëngjes, po këtu në këtë pjesë ku jemi afërsisht ka qenë (ora) 7 e gjys 8…”
***
Në pjesën e dytë Bedri Hoxhaj, rrëfen për lëvizjet e forcave të UÒªK-së dhe tregon për granatimet e forcave serbe gjatë hyrjes së tyre në Pogaj…
***
Në pjesën e tretë Bedri Hoxhaj, rrëfen për vendin ku kanë rënë (në lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj) dëshmorët: Selver B.Maçkaj, Shpend Berisha, Beran Gashi, Sali dhe Gani Saramati …
***
Në pjesën e katërt Bedri Hoxhaj, rrëfen gjerësisht për rënjen e dëshmorëve në këtë lagje të fshatit Pogaj dhe për ndihmën që u jepet atyre dhe ushtarëve të plagosur. Në mesin e ushtarëve ishte plagosur edhe shefi & zv.komandanti i TF-3, Elmi Bytyqi….
***
Gjatë kësaj kohe sa po bisedonim me Bedri Hoxhajn, aty vijnë dy banorë të fsh.Pogaj. Njëri prej tyre thotë se, në mengjesin e 26 majit 1999 (kur filloj sulmi i parë i UÒªK-së mbi forcat serbe në Gorozhup) bashkë me vëllain kam qenë tu kosit livadhin, dhe grat kur kanë shku me marrë ujë te kroni (qeshmja) poshtë në kufi, shkijet i kanë pyet ato ku i keni burrat… Ai flet për luftimet që janë zhvilluar në pjesën e sipërme të Gorozhupit afër Pashtrikut (përgjatë vijës kufitare) në drejtim të karaullës serbe dhe lagjeve Martinaj, Tejec, etj., në këtë zonë ku kanë rënë dëshmorë: Safet Peci, Ejup Kasumi, Xhelal Sopi, Astrit Suli, Aliriza Selmani, Salih Zenuni, Zejnullah Zejna, Bafti Haxhiu…
Në këtë vijë frontale (për të cilën tregonte ky banor,) luftimet i zhvillonte njësia TF-2 e komanduar nga eprori Fazli Berisha. Përveç njësive të artilerisë me komandant Shemsi Ilazin (Baruti), TF-2 në zonën e Gorozhupit kishte 3 kompani, ndërsa nga 1 qershori TF-2 i bashkohet edhe një kompani me komandant Nexhat Kelmendi. Kjo kompani vjen nga bataljonit i dytë që komandohej nga eprori Dritan Durmishi, (i cili kishte ardhur 1 apo 2 ditë më përpara nga QS e Fekenit) dhe me urdhër të komandës së Op.Shigjeta në Cahan, ishte pozicionuar në DT-2 (maja e Pashtrikut…) që drejtohej nga eprori i shquar Bilall Syla.
***
Në pjesën e pestë Bedri Hoxhaj, rrëfen për plagosjen në kokë, vendin ku ka rënë dëshmor Gani Saramati dhe tërheqjen e tij nga kjo lagje e fshatit…
***
Në pjesën e gjashtë Bedri Hoxhaj, flet për ndihmën dhe bartjen e dëshmorëve dhe të plagosurve nga fshati Pogaj për në Spitalin e Kukësit, si dhe për tërheqjen e ushtarëve nga vendi i ngjarjes dhe riorganizimin e tyre pas disa ditësh…
***
Në vijim shikoni videointervistën e zhvilluar më 21 dhjetor 2017, në vendrënien e dëshmorit Selver Maçkaj dhe pesë dëshmorëve të tjerë, në lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj:
Bedri Hoxhaj: Kujtime historike për dëshmorin, Selver Maçkaj, Pogaj – Gorozhup

MARSHIMI I NJËSIVE TË TF-3 PËR NË FRONTIN E GOROZHUPIT!
Për marshimin e dy Kompanive dhe të baterisë së Artilerisë së TF-3 për në frontin e Pashtrikut – në Gorozhup, ka shumë dëshmi të ushtarëve dhe eprorëve të kësaj njësie.
Me këtë rast po i referohem dokumenteve të komandës së operacionit “Shigjeta” si dhe veprimtarit dhe eprorit të UÒªK-së, Elmi Bytyqi.
Elmi Bytyqi, gjatë Operacionit “Shigjeta ” në Pashtrik (maj – qershor 1999), ishte Shef dhe Zëvendëskomandant i Forcës Ushtarake TF-3, në Drejtimin Taktik nr.3 (DT-3) – Pogaj – Gorozhup…
***
Komanda e Operacionit “Shigjeta” në Cahan, pas kunsultimeve përfundimtare me SHP të UÒªK-së (brenda në Kosovë) më datë 30 maj 1999 ka lëshuar urdhërin Nr.1/07, që të gjitha njësitë (TF-at) të përgatiten, që në orën 4:00 të mëngjesit, datë 31 maj 1999, të nisin sulmin nga të gjitha vijat e frontit kundër forcave serbe.
Në këtë kohë u është dhënë urdhëri që disa njësi ushtarake të lëvizin në drejtim të frontit, nga Qendrat Stërvitore: Kalimash dhe Feken…
Nga QS e Kalimshait për në front kanë lëvizur disa njësi të TF-3’shit në krye me Shefin dhe Zëvendëskomandantin e shtabit, Elmi Bytyqi, ndërkohë që nga QS e Fekenit për në Pashtrik kanë lëvizur dy batalione, të cilat (me urdhër të komandës së Op.Shigjeta në Cahan) do të pozicionohen në DT2, aty ku nga 26 maji po luftonte TF0, në krye me komandantin Fadil Zejnullahu – Lepurin dhe një njësi e brigadës 126, që vepronte brenda në Kosovë.
***
Nga Qendra Stërvitore e Kalimashit për, në vijën e Frontit në Gorozhup, Elmi Bytyqi ka shkuar me Dy Kompanitë e TF-3, Kompaninë e Parë, me komandant Shpend Berisha, Kompaninë e Dytë me Komandant Agron Llausha, Bateria e Artilerisë në krye me komandantin Sali Saramatin, dhe Njësia e Xhenios me komandant Valbon Òªollakun (kjo njësi kishte ardhur nga Fronti i Kosharës). Kanë udhëtuar në vijën rrugore e malore: Kalimash – Kukës – Krumë – Cahan – Kishaj – Pogaj.
Sipas dëshmive arkivore dhe kujtimeve të eprorëve e ushtarëve të kësaj force, para se të futeshin në Pogaj, natën e 30/31 majit e kanë kaluar në malet e fshatit Pogaj (diku prapa fshatit Moriq). Dhe këto njësi rreth orës 8 – 9 të mëngjesit, datë 31 maj kanë marrë urdhër nga komanda për të lëvizur në drejtim të fshatit Pogaj dhe në kohën kur po dilnin nga mali, forcat serbe i kanë parë lëvizjet e tyre dhe menjëherë kanë nisur të granatojnë nga largësia (4-5 km) nga Zhuri, Vërmica…dhe nga ana e Gorozhupit (Hasit)!
Në këtë situatë forcat e UÒªK-së për t’i ikur granatimeve të shumta futen në lagjen Kërhanaj të fshatit Pogaj, e cila (për shkak të bregut ku ishte antena) pak a shumë do t’i mbronte nga granatimet e furishme. Megjithatë gjatë kësaj ngjarjeje në këtë lagje bien dëshmorë: Selver Maçkaj, Sali e Gani Saramati, Shpend Berisha dhe Beran Gashi, ndërsa plagosen rëndë e lehtë disa ushtarë, në mesin e tyre dhe mjeku Ilir Rakaj, shefi dhe Zv.Kom.Elmi Bytyqi etj. Pasi ushtarët dhe njësia e femrave, u japin ndihmën e parë të rënëve dhe të plagosurve, i tërheqin nga vendngjarja dhe organizohen për t’i dërguar në Spitalin e Kukësit.
Në Spitalin e Kukësit, të plagosurit vizitohen nga anëtarë të shtabit të qendrës mobilizuese në Kukës. Me këtë rast vizitohet edhe i plagosuri Elmi Bytyqi.
***
Më këtë rast Elmi Bytyqi flet për ngjarjen e 31 majit, para kamerës:
Ai thotë: “Unë quhem Elmi Bytyqi. Vijë nga Prizreni, nga qyteti i Prizrenit. Në vijën e parë të frontit kam qenë me Forcën TF-3, kam qenë zëvendëskomandant i kësaj force. Ndërsa pas fillimit të luftës më datën 31 maj (1999) kanë filluar granatimet nga tri pika, nga Zhuri, Vërmica dhe pjesa e epërme (Gorozhupi…).
Tërheqja e të plagosurve është bë me ndihmën e shokëve tanë të kësaj force, me anë të pizgauverit (shofer ishte Selim Rashkaj – sh.b). Mua dhe shokët e mi që kemi ardhur deri këtu na kanë transportuar me pizgauver, shokët tanë të cilët kanë qenë të destinuar për bartjen e të plagosurve. Trajtimi në Spitalin e Kukësit është i mirë me ato mjete që kanë. Mirë na kanë pritur, nuk kemi ndonjë vërejtje. Kushtet janë ato që janë. Nuk janë të nivelit që duhet, por përkujdesja është e mirë” – përfundon fjalën, Elmi Bytyqi.
në vijim shikoni intervistën e Elmi Bytyqit:
Elmi Bytyqi, zëvendës komandant i TF3, Kukës – qershor 1999

Videoinçizimin e ka bërë ushatri i UÒªK-së, Zijadin Hoxha. Në spitalin e Kukësit, qershor 1999
…..
Në këtë intervistë, veprimtari dhe eprori Elmi Bytyqi, dëshmon qartë, se ka qenë zëvendëskomandant i Forcës TF-3, gjatë operacionit “Shigjeta” (maj – qershor 1999), këtu nuk bëhet fjalë për periudhën e përgatitjeve në qendrat stërvitore, fillimisht në Kolsh e pastaj në Burrel!
***
EDHE NJË DËSHMI ARKIVORE PËR TF-3 E RUZHDI SARAMATIT!
Me këtë rast për të faktuar se gjatë kohës së operacionit “Shigjeta” Ruzhdi Saramati ishte Komandant i TF-3 ( e jo i ndonjë brigade me katër batalione të brigadës 128!!!), mund t’i referohem edhe një dokumenti tjetër arkivorë! Komandant i Skuadrës teknike për armatim dhe municion, Shaqir Duli që vepronte në Logjistikën e TF-2 me komandant Fazli Berishën, (në objektin ushtarak, te antena – rrëzë Pashtrikut) ka mbajtur shenime për dhënien e paisjeve ushtarake për të gjitha njësitë, dhe në ato shenime ekzistojnë dëshmitë e marrjes së paisjeve nga kjo logjistikë për TF-3 e Komandant Ruzhdiut, nga shefi i logjistikës, eprori i palodhur, Hajdin Xhahaj – Mësuesi.

______________________________________
SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FORCAT E UÒªK’së TF2 DHE TF3 / DT3 – GOROZHUP, DHE DEMINIMI I ZONËS – GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8086
***
SHERADIN BERISHA: TË DHËNA BAZIKE PËR FRONTIN E GOROZHUPIT (DT’3) GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK (MAJ -QERSHOR 1999)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8083
***
SHERADIN BERISHA: RELIKET E USHTRISË SERBE NË FRONTIN E GOROZHUPIT, GJATË OPERACIONIT ‘SHIGJETA’, MAJ – QERSHOR 1999 (Shtojcë: BUNARI I UÒªK’së)!
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8085
***
Në 18 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”/
SHERADIN BERISHA: OPERACIONI ‘SHIGJETA’ I TEJKALON PËRMASAT E “BRIGADËS 128”! (FOTO)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6557
***
SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT LIDHUR ME OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8087

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura