SHERADIN BERISHA: VËLLAI MADH NË VEPRIM – PËR FORMIMIN E QEVERISË!

Pashtriku.org, 15 qershor 2017: Më 11 qershor, pak para orës 24:00 në rrjetin tim social facebook kam shkruar, se: “VV është fituese e këtyre zgjedhjeve me Albin Kurtin kryeministër! Për koalicionin e Madh qeverisës vendos Vëllai Madh!”

Dhe kështu doli!
Nga numri i pergjithshem i elektoratit që votoj (votuan 40,02%!):
– VV doli e para,
– LDK e dyta,
– PDK e treta,
– AAK e katërta,
– NISMA e pesta,
– AKR e gjashta…
Ndërsa Albin Kurti si kandidat i VV-së për kryeministër mori shumëfishin e votave, krahasuar me dy kandidatët tjerë për kryeminstër, Ramush Haradinajn (PAN) dhe Avdulla Hotin (LAA).
Ndërkaq sipas koalicioneve parazgjedhore:
– PAN doli e para,
– VV (vetëm) e dyta,
– LAA e treta.
Nga kjo pasqyrë paszgjedhore (akoma pa u bë çertifikimi i zgjedhjeve) ka nisur gara midis PAN-it dhe VV-së për formimin e qeverisë!

Duke u bazuar në rezultatin zgjedhor (të partive veç e veç dhe si koalicione) palët po e kontestojnë njëra tjetrën në aspektin e përparësisë për formimin e qeverisë!
Në këtë kuadër, PAN s’ka vija të kuqe, ndërsa VV ka vije të kuqe vetëm për PDK-në! (Kështu kam parashikuar me 24 maj, 3 jave para zgjedhjeve – lexo shtojcën në fund).
Rrjedhimisht, deri me tani koalicioni LAA (dhe si parti veç e veç) janë shprehur kundër bashkëqeverisjes me PDK-në, ndërsa janë të gatshëm t’i bashkohen bashkëqeverisjes me VV-në!
Për këtë krizë të paralajmëruar (disa herë) edhe gjatë fushatës parazgjedhore, kam thënë se faktori kryesor në krijimin e koalicionit paszgjedhor do të jetë Vëllai Madh (SHBA-BE…).
Dhe kështu po del!
Pretendentët për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti tashme kanë nisur negociatat për kompozimin e qeverisë – me përfaqesuesit e vëllait të madh në Dragodan, si me: ambasadorin amerikan, atë anglez, ambasadoren e BE-së dhe të shteteve tjera të Quintit!!!
Në këtë proces negocimi përveç Ramushit dhe Albinit, mund të ketë edhe kandidatë tjerë për postin e kryeministrit!
Ҫfarë qeverie mund të dizajnohet nga këto negociata me vëllain madh?
– Duke i ditur agjendat prioritare të vellait të madh, siç janë: demarkacioni, asociacioni, vazhdimi i dialogut për kompromise të reja me Serbinë, gjykata speciale, FAK, privatizimi dhe shitja e aseteve kombëtare (Trepça, PTK, KEK…) etj., nga ky negocim për fat të keq mund të komponohet një koalicion qeverisës me një kryeministër, i cili është i gatshëm që gradualisht (step by step) t’i çoj përpara këto agjenda, deri në realizimin e ploteë!
A është i gatshëm Albin Kurti t’i pranoj këto agjenda?
Nëse bazohemi në 40 pikat e programit qeverisës, të shpërfaqur gjatë fushatës zgjedhore – përgjigjia është JO! Mbetet të shihet!
Si përfundim,
Shikuar nga ky këndvështrim – qeveria e ardhshme ka më shumë gjasa të jetë një qeveri e vazhdimësisë (1- 2 vjeçare), se sa një qeveri e ndryshimit, ashtu siç e dëshiron shumica!

____________
Shtojca:
Ҫfarë kam thënë më 24 maj (3 javë para zgjedhjeve) lidhur me gatimin e koalicioneve paszgjedhore për formimin e qeverisë!
SHERADIN BERISHA: MOS U SHANI SE, PAS 11 QERSHORIT DO TË HANI NË NJË KAZAN (NGA BUXHETI I KOSOVËS)!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6529

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura