SHERADIN BERISHA: ZBULIME TË REJA ARKEOLOGJIKE QË BËJNË TË DOMOSDOSHËM RISHKRIMIN E HISTORISË SË NJERËZIMIT

Pashtriku.org, 3. 7. 2016: “Historia e njerëzimit të këtij planeti është gënjeshtra më e madhe e treguar apo shkruar ndonjëherë. Mezi pres që e vërteta të ekspozohet dhe që librat false të digjen! Mediat janë bashkëpunëtore të një mbulimi të proporcioneve epike”, – kështu shkruan antropologu Dr. Semir Osmanagiq, themeluesi i Parkut Arkeologjik të Bosnjës, pika arkeologjike më aktive në botë.  Ai deklaron se ka prova shkencore “të pakundërshtueshme” që kanë dalë në dritë mbi ekzistencën e qytetërimeve antike me zhvillimin e teknologjisë, të cilat nuk na lënë rrugë tjetër veçse të rishkruajmë historinë e njerëzimit në Tokë. Një analizë e kujdesshme, mbi moshën e disa strukturave, zbulon përfundimisht që ka shtete të ndërtuara të qytetërimit të civilizuar, rreth 29.000 vjet më parë.
Datimi i provave të radiokarbonit është bërë nga Radio Carbon, Laboratori i Kievit, në Ukrainë, mbi materialet organike të gjetura në pikën arkeologjike boshnjake të Piramidave. Dy arkeologë italianë, Dr. Ricarrdo Brett dhe Niccolo Bisconti e kanë gjetur materialin afër piramidës vitin e kaluar. Ata kanë qenë në gjendje të datojnë prejardhjen e tij dhe prej kësaj, të datojnë edhe vetë Piramidën nëpërmjet radiokarbonit. Ky datim u përgjigjet piramidave të ndërtuara 20.000 vjet përpara civilizimit sumerian dhe babilonas.
Fizikantja Dr. Anna Pazdur e Universitetit polak te Slesia-s e ka publikuar këtë gjetje në një konferencë për shtyp në Sarajevë, në gusht të vitit 2008. Profesoresha e Arkeologjisë Klasike të Universitetit të Aleksandrisë, Dr. Mona Haggag e ka përshkruar këtë zbulim si: rishkrim i faqeve të reja të historisë europiane dhe botërore.

Datimi 29.000 vjet i Parkut Arkeologjik Boshnjak është arritur nëpërmjet një shtrese argjili që gjendej në brendësi të shtresës së jashtme të piramidave. Si pasojë, është marrë një kampion, që gjatë vitit 2012 ështe arritur te testohet materiali konkret 24.800 vjet me pare, dhe qe do te thote se kjo strukture ka nje profil ndërtimi prej pothuajse 30.000 vjet më parë.
“Popujt antikë që kanë ndërtuar këto piramida, i njihnin sekretet e frekuencës së energjisë. Kanë përdorur këto burime natyrore për të zhvilluar teknologjinë, dhe per të ndërmarrë ndërtimin e shkallëve që nuk i kemi parë në asnjë vend tjetër të tokës”, thotë dr. Osmanagich. “Provat tregojnë qartësisht se piramidat kanë qenë ndërtuar në përafrim me rrjetin energjitik të Tokës, dhe funksiononin si makineri që furnizonin me energji dhe mundësonin shërimin.”
Studiues të historisë antike të Shteteve të Bashkuara, kanë lajme përgjithësisht befasuese mbi të gjeturat në këndet me të largëta të globit. Për shembull, zbulimi i Rockwall jashtë Dallas-it, Teksas, është vetëm një shembull i një muri kompleks dhe të fuqishem, me diametër rreth 10 mijë metra, të ndërtuar rreth 20.000 vjet më parë dhe të zhytyr rreth 7 kate nën tokë.

Pyetja është: Nga çfarë është ndëtuar ky mur dhe për çfarë qëllimi, dhe mbi të gjitha, njohja e datës në të cilën ka jetuar ky civilizim, në ç’mënyrë mund tç na ndihmojë të kuptojmë të ardhmen tonë?
Gjurmë të reja të gjetura, apo civilizime antike të zbuluara, kanë ndezur një kuriozitet të madh për origjinën njerëzore, si rezultat i mediave që mbulojnë vetëm ato gjëra që janë në rrjedhën e zakonshme. Numri i nëntorit të National Geographic ishte: “Zbulimet e 100 mistereve më të mëdha të Civilizimit Antik”, dhe aty lexonte:
Ndonjëherë kulturat lenë pas mistere që humbasin kuptimin për ata që vijnë pas tyre, që nga mengjiri e deri tek dorëshkrimet e kodifikuara, që na tregojnë për antikët të cilët kanë pasur një qëllim të thellë.
”Shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë në njohurinë mbi të kaluarën tonë, që është e dobishme për përcaktimin e një të ardhmeje më të mirë. Autori i mirënjohur, Michal Cremo, në librin e tij “Arkeologjia e ndaluar”, teorizon, se njohuria që kemi mbi zhvillimin e Homo Sapiens, është lënë mënjanë apo është injoruar nga komuniteti shkencor, sepse është në kontraditë me opinionet aktuale të origjinës njerëzore që shkojnë shumë mirë me paradigmën mbizoteruese.”

Stonehenge-s në Britaninë e Madhe.

Gobekli Tepe në Turqinë Lindore
Rezultatet tregojnë qartësisht sesi civilizime të ngjashme të avancuara të qenieve njerëzore kanë qenë prezent në gjithë botën në atë moment historik. Për shembull, Gobekli Tepe (fotoja e mësipërme) gjendet ne Turqine lindore, dhe është një kompleks i një masë të madhe qarqesh me gurë megalitike, me një madhësi prej 10-20 metrash, shumë më të mëdhenj se në puken e Stonehenge-s në Britaninë e Madhe. Në germimet arkeologjike të Gobekli Tepe, që janë zbuluar që në vitin 1995, janë bërë testet e radiokarbonit, të cilat kanë treguar se struktura daton të paktën 11.600 vite më parë. Arkeologu gjerman Klaus Schmidt i Institutit gjerman të Arkeologjisë në Berlin, me mbështetjen e ArcheoNova, Instituti i Heidelberg-ut, ka udhëhequr gërmimet në këto qarqe prehistorike megalitike të zbuluar në Turqi.

________________
Shikoni videomaterialet:
 Robert Schoch – The Sphinx, Gobekli Tepe & the Origins of Civilization

Gobekli Tepe


Türkei | Die verschwundene Zivilisation – Ältester Tempel der Menschheit

“Gobekli Tepe është një prej vendeve neolitike me të mahnitshëm të botës” – thotë Schmidt. Por siç shpjegon ai në një raport të fundit, për të kuptuar zbulimet e reja, arkeologët kanë nevojë të punojnë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët e rajoneve, teoricienët e arkitekturës dhe artit, me teroicienë të psikologjisë evolutive, sociologë që përdorin teorinë e rrjeteve sociale, dhe të tjerë.
“Është kompleksiteti i historisë së të parëve, komunitete të mëdha të instaluara, puna me rrjete të gjera, kuptimi i përbashkët mbi botën, ndoshta edhe besimet e para të organizuara të tyre, përfaqësonin simbolikat e universit”, – thotë Schmidt.
Përveç strukturave megalitike, janë zbuluar të tjera figura dhe skulptura, që prezantojnë kafshë të shoqërisë antike, si dinozaurë, dhe kafshë të tjera të egra. Që nga momentet që gërmimet do të fillonin në vitin 1995, janë pastruar 4 qendra arkeologjike, por mendohet se ka ende deri në 50 ambiente të fshehura nën tokë. Këto monolite të vjetëruar në sasi të medha, me rreth 7 metra lartësi dhe 25 tonelata të përbërjes së Gobekli Tepe, gjenden pikërisht në zemër të asaj që e përceptojmë si origjina e civilizimit. Kjo u ofron kërkuesve, drejtime të reja në historine e vërtetë të Tokës dhe civilizimit tonë antik.
“Objektivi i kërkimeve arkeologjike nuk është të zbulojë thjesht të gjitha qarqet megalitike, por mbi të gjitha të kërkojë të kuptojë diçka rreth qëllimit të tyre”, – shton Schmidt.
Piramidat Boshnjake: Prova të civilizimeve të avancuara rreth 30.000 vjet më parë
Tashmë janë bërë disa vjet nga gërmimet e para të Piramidës së Bosnjes, e cila shtrihet rreth 6 kilometra nga pellgu lumor i Visoko-s, 40 kilometra në veri-perëndim të Sarajevës. I kompozuar nga katër piramida antike, ajo e Diellit, tre herë më e madhe së Piramida e Gizës, dhe nga një tunel nëntokesor tërësisht kompleks, Piramidat e Bosnjes kane marreë tashmë një vlerë tjetër. Piramida kolosale qendrore e Diellit është 420 metra e lartë dhe ka një masë prej miliona tonelatash duke i bërë piramidat e Bosnjes, ndër më të mëdhatë dhe antiket të njohura në të gjithe planetin, (ai i Cheope-së është i lartë vetëm 146 metra).
Dr. Osmanagiqi, ka habitur të gjithë komunitetin shkencor dhe arkeologjik me krijimin e një skuadre inxhinierësh të fushave të ndryshme, fizikantë dhe kërkues nga e gjithe bota, për të arritur të bënte një hetim transparent të kësaj pike arkeologjike, për të zbuluar natyrën e vërtetë dhe qëllimet e këtij kompleksi piramidash.
“Kjo është një kulturë e panjohur që prezanton artin dhe shkencën e avancuar të asaj që e quajmë antike, dhe që është në gjendje të ndërtojë struktura vërtetë të mëdha. Ne besojmë se në këtë proces po tregohet kapaciteti për të shfrytëzuar burimet e pastra energjike”, – thotë Tim Moon, njëri nga ekspertët e skuadrës së Osmanagiqit.
Projekti arkeologjik na ka dorëzuar një tjetër zbulim të rëndësishëm të gjetur këto vite në kompleksin e tuneleve nëntokësore, të njohur si RAVNE. Ndërsa eksploronin tunelin që të çon drejt Piramidës së Diellit, skuadra ka nxjerrë në dritë gurë të ndryshëm megalitikë. Në muajin gusht, një gur i madh prej 25.000 kg u zbulua në rreth 400 metra thellësi.
“Këtu kemi një gur masiv i përbërë nga qindra mijëra tonelata material. Ndërkohë, kemi gjetur mure të gjatë rreth të gjithë perimetrit të kesaj qendre arkeologjike, të formuar nga blloqe guresh të prerë”, – shton Tim Moon.
Sasi të mëdha të gjetura, janë dërguar për t’u restauruar nga galeritë e ludhura me qendrën arkeologjike, përfshirë këtu piktura mbi gur, objekte arti, dhe një sërë tekstesh të lashta e hieroglifesh të cilat i përkasin pjesëve të tunelit të nëndheshëm.
Dr. Osmangiq thekson se është momenti për të ndarë lirisht njohurinë mbi botën që mund të mësojë nga e kaluara jonë: “Është koha për ne të hapim mendjet tona ndaj natyrës së vërtetë të origjinës sonë. Misioni ynë është ai i përafrimit të shkencës me shpirtëroren, dhe në fund të progresojmë si specie. Kjo është pikërisht ajo që kerkon një qasje të qartë ndaj shpërndarjes së njohurisë.”

________________
Shikoni videomaterialet:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura