SHFAQJA ARTISTIKE: „PAS LUFTËS KUSH JEMI NE?!“

Shfaqja artistike: “Pas luftës, kush jemi ne?!”

Shkruan: Shkodran Tolaj  

Shfaqja “Pas luftës, kush jemi ne?”, e lindur nga një shpirt i përkushtuar dhe vizionar, sjell një homazh të pavdekshëm për historinë tonë, identitetin tonë dhe të ardhmen që ndërtojmë mbi sakrificën e të shkuarës.

Me këtë kryevepër, ne i nderojmë të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë dhe – të zhdukurit, të vrarët dhe ata që qëndruan krenarë përballë vuajtjeve të paimagjinueshme. Ky është akti i përuljes së artit përpara heronjve tanë, duke u kujtuar brezave të ardhshëm se kush jemi dhe çfarë duhet të mbrojmë.

Urime të përzemërta ideatorit dhe producentit, Nusret Pllana, një zë që kurrë nuk u ndal së përfaqësuari të vërtetën e historisë sonë, dhe koreografit – regjisorit, Robert Nuha, mjeshtrit që e transformoi këtë vizion në një realitet prekës artistik. Përkushtimi dhe pasioni juaj janë një dhuratë e vyer për kulturën shqiptare.

Të gjithë ju që mbani dashurinë për artin dhe atdheun në zemrat tuaja, ejani dhe bëhuni pjesë e këtyre netëve të paharrueshme që do të na lartësojnë shpirtërisht dhe kombëtarisht.

– Prishtinë, 26 nëntor, ora 20, në Sallën AMC

– Tiranë, 28 nëntor, ora 20, në Teatrin Kombëtar

– Shkup, 30 nëntor, ora 20, në Teatrin shqiptar

Suksese të jashtëzakonshme dhe lavdi artit që mban gjallë shpirtin e kombit!

———————————–

Parlamenti Evropian dhe biznesmeni Fatmir Haskaj

ME TRUP NË EVROPË, ME MENDJE NË KOSOVË!

https://pashtriku.org/me-trup-ne-evrope-me-mendje-ne-kosove-2/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

XHA JORGO

XHA JORGO Skicë Me të gdhirë dita merrte shishen me raki, pinte gëllënk pas gëllënke me stomakun bosh.…