SHKOLLA SHQIPE PAS LIBERALIZIMIT POLITIK

Nga Ismail Gashi Sllovia

SHKOLLA SHQIPE PAS LIBERALIZIMIT POLITIK

Deri në vitin 1966, numri i nxënësve, rrjeti shkollor dhe struktura arsimore, përkundër shumicës shqiptare, dominonin serbët. Pas ndryshimeve në sistemin politik, ndodhën ndryshime edhe në politikën arsimore, edhe në këtë kohë të njëfarë liberalizmi, për shqiptarët ende mbahej rezervë sintagma barrikadë, “struktura nacionale” e cila shërbente për pengesë zyrtare e shtetit për shkollimin e shqiptarëve. Kudo dhe në gjitha veprimtaritë e jetës, ashtu edhe në politiken arsimore të pranimit të nxënësve, kuadrit mësimdhënës e stafit udhëheqës, në gjitha nivelet e enteve e institucioneve arsimore përdorej dhe imponohej kjo sintagmë e magjisë politike. Megjithatë, si në gjitha mjediset Kosovare, edhe në trevën e Lypjanit kjo strukturë nacionale  shqiptare e serbe, shkonte 50/50 thuaja në gjithë sistemin përmbajtjesor   arsimor, sepse edhe atëherë sikur edhe tash, bashkësitë tjera etnike nuk luanin asnjë ndikim në ndërtimin e strukturës nacionale. Trevën e Lypjanit  me këtë nivel e zuri edhe viti shkollor 1968/69, kur ende kishte përmasë të përafërta etnike në stuklturën arsimore edhe pse struktura kombëtare ishte afro 72% shqiptare, në shkolla kishte 165 paralele shqiptare e 106 sosh ishin serbe, kishte 114 mësues klasor shqiptarë e 63 serbë, kurse lëndor shqiptarë kishte 73 arsimtarë e 74 serbë. Përafërsia e dukshme në mësimin lëndor është pasojë e dallimeve mes shqiptarëve e serbëve, nga dallimi mes klasave të ulët e të larta, nga shihet gjendja dhe struktura përmbajtjesore kombëtare e shkollës shqipe, para e pas vitit 1966. Kur kthehemi në vitin 1960/61 Lypjani kishte 2569 nxënës shqiptarë. Venerohen dallimet me vitin shkollor 1968/69, kur kishte 3361 nxënës shqiptarë e 1747 serbë kishte 108 paralele shqiptare e 60 serbe, me 114 mësues shqiptarë e 63 serbë. Edhe struktura e rrjetit të objekteve shkollore ka avancime pozitive, në vitin 1959/60 treva komunale e Lypjanit kishte 19 objekte e shkollore, kurse më 1968/69 kishte 41. Kjo hapësirë mësimore kishte dallime të theksuara kualitative e kuantitative mes nacionaliteteve me privilegjë ndaj serbëve.

Shkolla e parë tetëvjeçare e pasluftës 1945 në Rrethin e Sitnicës, në të cilin rreth ishte edhe treva e tashme komunale e Lypjanit, në gjuhën shqipe u hap në Shtime, e cila asaj kohe njihej ne emrin shkollë semimature, në atë shkollë mësimet i vijonin edhe nxënës nga mjediset e Lypjanit, Në Shtime asaj kohe, për nxënësit e kësaj shkolle kishte edhe konvikt, pas reformimit administrativ u shua rrethi i Sitnicës, dhe u krijuan njësitë komunale administrative, nga ndërroi edhe struktura e rrjetit shkollor. Nga ky ndryshim administrativ qeverisës 1956 në njësinë e krijuar komunale të Lypjanit u krijuan rrethana për hapjen e shkollave fillore të plota tetëvjeçare. Për deri sa shkollë tetëvjeçare në gjuhën shqipe, vitet e para të pasluftës adminsitraur në Rrethin e Sitnicës, nuk pati as qendra e atëhershme e rrethit Lypjani, pas ndryshimeve adminsitartive qeverisëse në Lypjan ky nivel shkollimi në gjuhën shqipe hapët më 1949/50. Kjo trevë tash komunale administrative e ish-rrethit Rrethit të Sitnicës, ato vite ishte e banuar me shumicë popullatë serbe, por jo edhe rrethina e saj, shërbente për  arsyetim të verbët dhe mjet naiv për realizimin e qëllimeve e politike antishqiptare, meqë në këtë qendër administrative nuk ka popullatë shqiptare, apstrahohej rrethina e afërt me popullatë të dendur shqiptare, këtu në Lypjan punonte shkolla tetëvjeçare vetëm në gjuhën serbe. Kështu vazhdoi disa vjet pasluftës, politika dhe popullata vendore serbe heshtas ngulfatnin dëshirën, kërkesën dhe nevojën e hapjes edhe të shkollës shqipe në këtë qendër administrative, në të cilën tetëvjeçarja për nxënësit në gjuhë shqipe do të hapet vetëm në vitin shkollor më 1949/50, me drejtor Xhevat Alia, e mësimdhënës Sami Shabanin nga Ferizajt dhe Hasan Spahiu nga Prishtina. Xhevat Alia ishte nga Gjilani, i cili më vonë vdiq në një fatkeqësi komunikacioni. Asaj kohë shkolla tetëvjeçare në Lypjan drejtohej paralelisht nga dy drejtorë shkolle, drejtori shqiptar administronte pjesën me mësim në gjuhën shqipe, kurse atë në mësim në gjuhën serbe e drejtonte drejtori serb. Në vitin shkollor 1952/53 në këtë shkollë punoi Agim Gjakova, poet e krijues të cilin më vonë e ndoqi dhe e anatemoi sistemi komunist i titos. Agimi shkoi, punoi e jetoi gjatë në Shqipëri. Sa punoi në Lypjan ishte i pamartuar dhe banonte me të ëmën. Po në këto vite në këtë shkollë, dhe shkolla tjera të trevës komunale të Lypjanit, punoi Din Mehmeti i cili më 1953 u emërua Inspektor /këshillëdhënës/ i Arsimit. Në këtë shkollë pak vjet më vonë punoi edhe atdhetari e veprimtari i çështjes kombëtare Hilmi Rakovica, vitet e mëvonshme punoi edhe në shkollën e mesme bujqësore në Lypjan, ai nxënësve shqiptarë ju shpjegoi lëndën e gjuhës shqipe. E kësaj kohe është edhe shkolla fillore në Gadime, pas punë së saj që nga 1941 vazhdoi me ciklin e ulët fillor edhe pas 1945 në vitin shkollor 1952/53 shëndrrohet në shkollë të plotë fillore,tetëvjeçare. Shkolla të tjera tetëvjeçare në këtë trevë komunale në vazhdimësi u hapën edhe në Magurë e Shalë, Janjevë dhe Sllovi, Banullë-Gllogoc e Pjetërshticë, e cila tash administrohet nga komuna e Shtimes , Rufc të Ri, Kroishtë dhe Dobrajë e Madhe. Ndërsa njësitë tjera shkollore shumica ishin paralelet e ciklit të ulët katërklasëshe, por kishte edhe paralele të ndara të këtyre shkollave amë tetëvjeçare të cilat ishin tetëvjeçare. Shkollën e parë shqipe të pasluftës më 1945 në Sllovi e ka hapur mësuesi vendor Demir Salihu-Gashi, ishte me profesion hoxhë, i cili poashtu  përherë të parë hapi shkollën shqipe edhe në Gjurkovc afër Bujanit, e më vonë ai punoi edhe në Pjetërshticë. Në Sllovi kur gjenerata e parë e nxënësve të pas luftës 1945, në vitin shkollore 1951/52 arriti në klasën e VI-të, me urdhrin e organeve të shtetit, këtu u mbyllën klasa e V-të dhe e VI-të, disa nga këta nxënës vazhduan mësimet në Gadime,  ndërsa shumica prej tyre ndërprenë shkollimin e mëtejshëm, në atë klasë ku ishin kur u mbyllën klasat e V-ta dhe të VI-ta. Këtë kohë në Sllovi 1952 përveç arsimtarëve të vyer, Sherif Ahmeti, që një kohë ishte edhe drejtor shkolle, punoi edhe Hamdi Bislimi, Haki Prekupuca, Bislim Prekopuca, Izet Ahemeti, Ali Ymeri, në vitin shkollor 1952/53 punoi mësuesja Mejreme Shushka-Reçica e martuar me Mehmet Reçicën i cili për një kohë kreu detyrën e drejtorit të kësaj shkolle. Pas rihapjes së klasave të larta fillore në Sllovi prapë më 1956, në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 1955/56 mbyllën klasën e VI-të, ndërsa në fund të këtij viti shkollor mbyllën edhe klasën e V-të dhe të VII-të. Në Sllovi, shkolla tetëvjeçare për herë të tretën rihapët në vitin shkollor 1958/59 dhe kur nuk është ndërprerë deri në ditët tona. Me të njëjtën mënyrë u veprua edhe në Shalë, ku shkolla shqipe ishte hapur më 1945, me mësuesit Zymer Dugolli, hoxhë, Zeqir Shala dhe Hajriz Musliu. Mësuese parë në Shalë më 1950 ishte Hasime Hoxha-Shala një shkëndijë e këtij mjedisi nga vajzat e shkolluara të këtij fshati. Këtu shkollimi fillor u zhvillua deri në klasën e VIII, të cilën, sikur edhe në Sllovi, në vitin shkollor 1955/56, pushteti e mbylli ciklin e lartë të fillores. Kjo tetëvjeçare poashtu u rihap pas tri vjetësh, në vitin shkollor 1957/58, nga kur vazhdoi pa ndërprerë deri në kohët e tashme. Hallka e këtyre ndërprerjeve bënte shkëputjen e nxënësve për shkollim të mëtejshëm.

Në Dobrajë të Madhe objekti i shkollës u ndërtua nga Mbretëria SKS, më 1929, kur këtu shkollë shqipe kishte edhe gjatë okupimit 1941/45, Por më 1945/46 shkollën shqipe e rihapi Mësuesi Sadri Ibrahimi e Mustafë Bahtiri, në këtë shkollë në vitin shkollor 1947/48 punoi edhe mësuesja Hadije Cara nga Prishtina. Këtu në vitin shkollor 1950/51 u hap klasa edhe klasa e V-të, por pas këtij viti nxënësit nga Dobraja mësimet i vazhduan në Magurë. Për këtë veprim shteti arsyetohej se Magura përveç që është vendbanim më i madh, ajo është edhe qendër zejtare, por kryesorja ishte se Magura asaj kohe ishte vendbanim me shumicën banorë serbë. Dobraja e Madhe deri në vitin shkollor 1957/58 ishte shkollë në vete, pas këtij viti shkollor kjo shkollë hyjnë njësi e shkollës së Magurës. Shkolla fillore “Hivzi Sulejmani” ndahet nga shkolla fillore “Stanko Buriq”, e cla pas vitit 1990 u meruar Jeronim De Rda,tash pas lufte bart emrin e luftètarit te lirise,Heroi Hararin Bajrami e Magurës. Ribari i Madh shkollë katërklasëshe në gjuhën serbe kishte që në sundimin e Mbëretrin SKS në vitin 1927. Kurse shkolla shqipe këtu u hap që më 1942 me mësues Emin Hotin. Kjo shkollë punoi në objektin privat deri më 1950. Më 1970 ndërtohet objekti i ri shkollor dhe hapen klasat nga e V-ta deri në të VIII-në, njësi e shkollës fillore “Skënderbeu” në Kroishtë. Më 11 qershor 1997, si edhe shkollat fillore në Smallushë, Rubovc e Babush, me vendim të Ministrisë për Arsim në Qeverinë së Kosovës atëherë në ekzil, pavarësohet dhe merr emrin Shkolla Fillore “Kadri Beba”. Më vonë janë hapur tetëvjeçaret në Janjevë, Kroishtë, Rufc të Ri dhe Gllogoc 1962/63, e cila pas një pakuptimësie primitive politike merr emrin Banullë-Gllogoc. Shkolla shqipe në fillim u hapën edhe në mjedise tjera pak sa më të mëdha, si Janjevë e Magurë, kurse në Brus pasi hapjes së shkollës shqipe më 1947 me mësues Shefqet Bikliqin, tetëvjeçarja këtu u hap më 1970. Gllogoci pasluftës kishte shkollën fillore, në vjeshtën e 1945 mësuesi i parë ishte Hamdi Bislimi, në shkollën e Gllogocit më vonë punuan edhe mësuesit, Aziz Kabashi nga Gjakova, Rrahim Prekupi nga Gllavica dhe Abdullah Raçi nga Mirashi. Ndërsa në Banullë shkolla e parë e pasluftës u hap në vjeshtën e 1945 me mësues Sherif Ahmetin i cili punoi dy vjet, pas tij erdhi nga fshati Gllogoc mësuesi Hamdi Bislimi 1947. Në dy vjetët e pasluftës shkollë fillore kishte edhe në Gumnasellë me mësues Sabit Ahmeti. Në një numër nga këto shkolla me rritën e numrit të nxënësve u ngritë edhe niveli i shkollimit. Kështu nga paralelet e ciklit të ulët të shkollës fillore u hap edhe cikli i lartë, gjimnazet e ulta, apo siç quheshin më vonë, shkolla tetëvjeçare, me nivel kualifikues, semimature. Këto tetëvjeçare u hapen në Gadime, Lypjan, Sllovi, Shalë, Magurë, Gllogoc, më vonë,pas disa mosmarrveshjeve mes fshatrave Gllogoc e Banullë, selia e saj u emërua Banullë-Gllogoc. Këto shkolla tetëvjeçare nëpër disa nga lokalitetet pak më të vogla kishin edhe disa njësi, paralele të ndara fizike, në të cilat mësonin nxënësit e ciklit të ulët fillore nga klasa e pare deri në klasën e katërt. Në Llugagji pas shkollës serbe që nga 1925 e cila dha 14 gjenerata filloristësh, ky vendbanim vitin shkollor 1941/42 hapet shkolla shqipe me mësuesi Kadri Breca nga Shqipëria, Kur  mësuesi Kadri shkoi të punojë në Gadime, vendin e mësuesit në Llugaxhi e mori mësuesi vendas Isuf Islami, i cili punoi deri më 1945 dhe vazhdoi edhe pas vitit 1945. Në këtë shkollë mësimet i vijonin edhe fëmijët nga Babushi, Qollopeku, Pojata e Rubovci. Këtu për herë të parë  më 1950 u hap klasa e V-të për vajza  dhe mësuese sipas pëlqimit dhe deklarimit të prindërve mësues u caktua Hamdi Bislimi.  Ky fillim i shkollimit të fëmijëve shqiptare, ishte në emër të një lirie të dalur nga lufta dhe një të drejte e barazie kombëtare. Por, shteti komunist serbe, shkollën shqipe dhe mësuesit shqiptarë i shikonte me sy kërcënues, nga të cilët kishte frikë se ata forcojnë zgjimin e ndjenjës e moralit kombëtar të shqiptarëve, ndaj të cilëve nga tradita historike kishte armiqësi e konflikte të ashpra. Pas këtij “gabimi shtetëror” administrata dhe organet e kontrollit e sigurisë shtetërore mbikëqyrnin dhe merrnin masa drakonike ndaj veprimtarëve arsimore shqiptarë, kurdo e për çkado që ju lindte dyshimi.

Në dekadat e para të pas luftës së dytë botërore, gjegjësisht deri në vitin 1966, shkolla shqipe jo vetëm që administrohej e kontrollohej nga gjithë aspektet shtetërore, pedagogjike, shkencore e metodike, por gjithë kompleksi i sistemit shkollor shqiptarë ishte ne mbikqyerje të sistemit politik komunist serbë. Planprogramet, tekstet dhe mjetet mësimore hartoheshin nën kontrollin e shablloneve ideologjike shtetërore të filozofisë së moralit dhe komunizmit sllav. Kjo filozofi shtetërore komuniste, kujdesej për strukturën kombëtare të nxënësve e mësimdhënësve, për rrjetin dhe hapësirat shkollore mbi të gjitha veneronte çdo lëvizje kah arsimimi kombëtar. Ishte ndërtuar një sistem arsimor vertikal e horizontal me qëllim që mos ti shpëtojë jashtë mbikqyerjes politike sllave asnjë moment apo veprim edukativ- arsimor në shkollat shqiptare. Me kujdes të vëmendshëm shteti kontrollonte kuadrin mësimdhënës, tekste dhe mjetet mësimore dhe gjithë procesin edukativ-arsimor të sistemit shkollor në gjuhën shqipe. Kudo e kurdo që ngjante të shpëtojë ndonjë lëshim, shkolla, mësimdhënësi apo institucioni që shkaktonte këtë “dekonsolidim”, ndëshkohej sipas ligjeve të ndjekjes që përbenin strukturën ligjore diskriminuese shtetërore komuniste sllave ndaj shqiptarëve. Nga kjo mbikëqyrje shtetërore të shkollës shqiptare, dy dekadat e para të komunizmit titist, përjetuan ndëshkime të ashpra shumë mësues, intelektual, nxënës e student shqiptarë, të cilët me ligjet serbe, arrestoheshin, torturoheshin e dënoheshin për “propagandë e veprimtari armiqësore” kundër shtetit, me arsyetim se kanë glorifikua, himnizuar e zmadhuar ndjenjën kombëtare, dhe kanë indoktrinuar nxënësit dhe rininë me synim të ndarjes së Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Kjo sipas shablloneve ligjore diskriminuese ishte veprimtari e vazhdueshme armiqësore kundër moralit politik të bashkëjetesës jugosllave dhe gjitha vlerave të internacionalizmit proletar. Nga këto ideologjizma komuniste në të parë, pësonte edukimi dhe arsimimi shkencor pedagogjik i nxënësve, mbetej i mangët në përfshirjen e veçorive të formimit të  karakterit të nxënësve, veçanërisht formimit kombëtar e njerëzor të personalitetit të tyre. Veprimi i politikës arsimore nga këto shabllone komuniste, aspironte të arrijë realizimin  e efekteve negative kundër vlerave pozitive kombëtare shqiptare e njerëzore të rinjtë shqiptarë.

Liberalizimi formal i shkollës shqipe

Ndaj shkollës shqipe vazhdoi veprimi diskriminues politik e shtetëror deri në rënien e një pjese të kësaj politike më 1966, nga projektet e këtyre veprimeve, ne shqiptarët përjetuam shumë vuajtje shpirtërore e fizike, përjetuam dhunë shtetërore. Kjo politikë u vetërrënua, që kur synoi të thellojë veprimet proserbe edhe në sferat e veprimit politike administrativ. U rrënua që në nismë të veprimit, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por që kur këtë veprim filloi ta zgjerojë edhe ndaj popujve dhe hapësira tjera joserbe në sistemin komunist jugosllav.

Ketë sistem të kontrollit policor, shkolla shqipe e tejkaloi deri në vitin 1966, apo Plenumit të Brioneve, pas të cilit në gjithë sistem shtetëror e politik në gjithë Jugosllavinë titoiste, sikur propogadojë një liberalizëm politik, administatriv e arsimor, i cili përfshiu edhe hapësirën Kosovare, në atë valë edhe sistemin arsimor shqiptar. Pas kësaj ngulfatjeje komuniste, shkolla shqiptare mori një infuzion gjallimi, filloi lirimi dhe ardhja e literaturës nga Shqipëria për gjuhë, letërsi, histori dhe vlerat tjera kombëtare shqiptare. Filloi begatimi i planprogrameve me vlera pozitive shqiptare, rrugëtimi i vlerave pozitive kombëtare shqiptare dhe mësimdhënësve nga Tirana në Fakultetet e Kosovës, Praktikisht filloi një integrim i hapësirës dhe vlerave shpirtërore ndërshqiptare. Në 1967 u organizuar Konsulta për Njësimin e Gjuhës Kombëtare Shqiptare në Prishtinë, më 1968 u në Prishtinë u mbajt Konferenca shkencore ndërkombëtare në shënim të 500 Vjetorit të Vdekjes së Skënderbeut. Kurse më 27 nëntor 1968 rinia shqiptare studentore, të parën here pas afro tri dekadash të sundimit komunist ortodoks sllav, demonstroi kundër sistemit politik e shtetëror jugosllave. Këto ngjarje thyen gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake të pasuspenduar që nga 1945, dhe shtruan kërkesa politike për Kosovën e shqiptarët. Kërkesat qendrore ishin, Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, hapja e Universitetit në Kosovë, Ndërrim e Statutit me Kushtetutë për Kosovën dhe Statusin e Kosovës Republikë në Kuadër të Jugosllavisë. Këto kërkesa territoriale politike e kombëtare, politika  jugosllave i mori me shqetësim e frikë, përkundër kuptimësisë së hapur, se shqiptarët vetëm pas shkollimit janë ngritur në nivelin e duhur në aspektin e vetëdijes kombëtare. Shteti sllav detyrimisht edhe më shumë zgjeroi hapësirë dhe liberalizëm arsimor shqiptarë. Shpejt e shpejt plotësoi kërkesat e para, që mos të vije deri te ashpërsimi në kërkesën e fundit, për plotësimin e statusit Kosova Republikë. Përdorimi i Flamurit shqiptar u lejua që në fundvitin 1968 e fillimin e 1969, kurse Universiteti i promovua në shkurt të 1970, dhe më 1974 u aprovua Kushtetuta e Kosovës. U formua edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës Universiteti i zgjerua me Fakultete tjera, kjo rritë e fushave të studimeve shkencore, paralelisht rriti interesimin e të rinjve për studime universitare. Dukshëm u rrit numri i studentëve shqiptarë, kjo vazhdimisht shtonte shqetësimin e politikës serbe e cila nga qendra federative bënte trysni që të zvogëlohet numri i studentëve shqiptarë dhe gjithë vëllimi universitar në Kosovë. Sepse, sipas prejudikimeve të padukshme esenciale, ata frikësoheshin nga rrita e madhe e vetëdijes dhe inteligjente kombëtare shqiptare. Politika komuniste serbe preferonte disiplinë ballansuese ndëretnike të shkollimit me mundësinë përballuese të ekonomisë në Kosovë. Praktikisht esenca nuk shihej e nuk thuhej, por syri kërkonte pjesën e vet. Shteti dëshironte të ndal vrullin e shkollimit masiv të shqiptarëve, nga e cila shihte e nuk e thoshte rrezikun nga ndonjë shpërthim serioz, rrezikim të cilin filozofia politike serbe naivisht e parashikonte Kosovën dhe shqiptarët e fjetur. Të tillë e filozofia e strategjisë politike e shkencore serbe i parashikonte shqiptarët e Kosovës edhe për disa dekada në qetësi e rehati të plotë politike. Këtë parashikim naiv e mështenin në atë se shqiptarët e Kosovës me plotësimin e kërkese të 1968, sidomos me dekorin kushtetues të 1974, politika komuniste sllave para zotit e para popullit kanë fituar bindshëm te shqiptarët besimin politike për sistemin e tyre qeverisës të përsosur e human për popujt e kombësitë fatlume që jetojnë këtu. Këto vite, kudo në Kosovë u zgjerua rrjeti i mesëm shkollor, kurse ai fillor përfshiu thuaja çdo vendbanim shqiptarë në Kosovë, në shkollimin e obliguar fillor përfshihen të gjithë fëmijët shqiptarë. Me shpalljen e huasë për ndërtimin e objekteve shkollore në gjithë mjediset kosovare u zgjerua rrjeti i objekteve shkollore, në shumë vendbanime ku kishte nevojë për zgjerim të hapësirës shkollore u ngritën objekte të reja shkollore, madje kishte raste iniciative për ndërtimin e objekteve shkollore me vetkontributit të qytetarëve, siç është rasti në Babush të Lypjanit, ku me iniciativën qytetarë filloi ndërtimi i objektit shkollor, të cilin pastaj subjekti shtetëror e përfundoi së financuari.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura