Ide filozofike
SHPIRTI DHE TRUPI
Nga Prof. Enver N. Rexhaj
Egoja subjektive që vështron aktualisht botën nuk mund të ngrihet mbi veten, për të parë se cilat janë raportet e kësaj veteje në botën që e rrethon.
Normalisht, vetja nuk ka asnjë mundësi të kontrolloj nëse ajo që sheh, beson, ndjen, është një kllapi, një ëndërr, një delirë apo një ngjarje e vërtetë. Pra, vdekja është çasti kur njeriu i çliruar nga subjektiviteti i tij, mund të shikoj veten si trup, pra, si objekt, të përftoj sërish objaktivitetin që e ka privuar ta ndjej jeta e gjallë.
Mbase, këtu qëndron edhe drama metafizike e njeriut, sepse në këtë moment, kur portat e shpirtit hapen dhe shpirti fluturon lartë, për ta parë veten si trup së largu dhe në mënyrë të ç’interesuar për këtë botë, ky shpirt e sheh veten si tjetër, sikurse nuk është vetvetja.
—————————-
VETË-KONCEPTI DHE BIO-VLERA