SHTATORET E GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT

SHTATORET E GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT

Nga Sheradin Berisha

Kryeheroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (1405 – 1468) ka katër shtatore madhështore në gjeografinë shqiptarë:

1. Shtatorja e parë e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut u ngritë në qendër të qytetit të Krujës. Është vepër e skulptorit të mirënjohur Janaq Paço. U përurua më 28 nëntor 1959. Është shtatorja e parë e këtij lloji e ngritur në Shqipëri.

2. Shtatorja e dytë është ngritur në qendër të Tiranës më 1968, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Është vepër e punuar nga skulptori ynë i shquar, Odhise Paskali, në bashkëpunim me skulptorët, Andrea Manon dhe Janaq Paçon.

3. Shtatorja e tretë është ngritur në qendër të Prishtinë në vitin 2001. E ka punuar skulptori, Janaq Paço.

4. Shtatorja e katërt është ngritur në Shkup më 28 nëntor 2006. E ka punuar skulptori Thoma Thomai.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

ZARATUSTRA

ZARATUSTRA Nga Xhelal Zejneli   Zaratustra (Zaratushtra, Zoroastro, Zoroaster, midis shekujve XII dhe VI para K.), ka qenë predikues…