“SHTIGJE JETE” NË POEZINË E FLORA PECIT

Pashtriku.org, 13. 01. 2016: Flora Peci ka lindur në Mitrovicë. Rrjedh nga një familje e ngritur intelektuale dhe atdhetare. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Mitrovicë, kurse studimet universitare në Prishtinë – Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Me shkrime merret që nga shkolla fillore, por pesë vëllime ia mori lufta në dorëshkrim. Ka botuar dy vëllime poetike “Kosova e kullave të heshtura” dhe “Shpirti im lirik në vetë të dytë”. “Shtigje jete” është vëllimi i tretë me poezi. Ajo punon si mësimdhënëse në SHFMU “Elena Gjika” – Tuneli i Parë dhe është anëtare e Klubit letrar “Jakup Ceraja ” – Mitrovicë. Ka të botuara krijime në disa antologji dhe në gazeta në Mal të Zi e Shqipëri.
***
Në vazhdim lexoni parathënien e librit “Shtigje jete”:
P A R A TH Ë N I E
Poezia është një ligjërim në një mënyrë të veçantë organizimi tingullor, ku në parimet themelore të kësaj ligjshmërie është dhe ritmika e ndërsa vargu si renditje tingullore i nënshtrohet tërësisht një theksimi tonik në vëllimin poetik të Flora Pecit.
Cila është për ne, Flora Peci poete?
Flora është poezi dhe vargu i saj është poezi. Shprehuria tingullore dhe veçoritë e tingujve me një kombinim të tyre të jep mundësinë të kuptosh qëllimisht përftesat stilistikore si një lidhje alternative, jo e zakonshme dhe ky efekt të krijon një simbolizëm tingullor. Poetja që luan me limën e shpirtit, ndjenjave, boshtit humerik të dhembjeve, intonativitetit si një përcaktim për çdo kuptimësi fjale duke shquar midis tyre, ndjeshmërinë e lartë që është shoqëruese e idealit të poezive si përbërje motivesh dhe konceptesh. Skematika e poezive lipsen drejt një gjetje ndryshe, gjetje themelore për të krijuar poezinë si mëshirim i gjuhës së shpirtit ndaj emotiviteti përbën një harpë logjike të ngulitur në parafytyrimin se kemi të bëjmë me një poete që luan me motivet e ekzistencës, me ngjyrimet vargatike.
Flora është një poete që në raport me vargun e saj është e drejtpërdrejtë, krejtësisht e huazuar në tipizimet natyrale të ekzistencës, jetës, furtunave jetësore drejt ciklopizmit të metrikës me një ngjeshje të figurave mbizotëruese të hiperbolës, epiteteve, metaforave, simbolit, personifikimit që tejçojnë një tipar idealist të poezisë me protagoniste kryesore Florën, poete. Shpërthime të fuqishme dhe tronditëse, shpërthime gjuhësore që brendësojnë shqetësime të thella ndaj problemit me luftën e ndjenjës, luftën atdhetare, luftën e çlirimit të vetvetes duke të dhënë në miniaturë vetë poezinë si një ushqim ndaj paragjykimeve njërëzore si ide paralele me vetë figuracionin e këtij vëllimi dhe ndërtimit krejtësisht të natyrshëm me tendosjen e botëkuptimit dhe forcës shprehëse.

Tiparet dalluese të poezisë

1. Ekspresiviteti në këtë vëllim poetik mbështetet në përshtypjet zotëruese dhe trajtimit të temave sipas një këndvështrimi tejet real dhe të prekshëm për lexuesin.

2. Njësitë e vogla sintaksore të cilat të japin mundësinë e realizimit të bashkimit të fjalëve me njëra-tjetrën dhe si aftësi, togfjalëshat e lirë janë të pranishme në këtë vëllim poetik të cilët mund të zbërthehen lehtë për të funksionuar si gjymtyra të vetme në poezi .
3. Idetë qëndrore që shoqërohen paralelisht me përjetimet vetjake, ndjenjat, mendimet janë një proçes që zhvillohen brenda vargut duke të dhënë shtojca psikologjike të kalimeve vargatike në deduksion-induksion.
4. Kuptimet e përcaktuara si një kuotim në fjalitë përbërëse të vargut përshkruhen me portretizim moral të rrëfyer në metodën artistike në një drejtim më të gjërë dhe realist sesi Flora tenton të mbërthejë poezinë për t’i dhënë tipare estetike .
Duke u përfshirë në poezinë e Pecit do të kuptojmë sesa lehtë vjen ritmika dhe niv. ideo-artistik në poezi, por që në brendësi fshehin veçori të një atmosfere poetike duke të krijuar një skenë shqetësimesh, kahesh dhe polesh sesi lind poezia e ndjenjave duke u përngjarë hera-herës, se “pika kulmore” në poezi ka një “rrëfimtar” të brendshëm që të shoqëron gjatë leximit. Kjo tentativë që risjell Flora Peci në këtë vëllim poetik është një dukje e qartë se kemi të bëjmë me një poete që kërkon të zbulojë anët më të errëta dhe më të paqta të njëriut, ndjesitë dhe ndjenjat më të thella me një subjektivizëm që sërish në tentativë lë shijen e një poezie përjetuese. Flora Peci e lidh poezinë midis pikave kyçe të të jetuarit me botëpërjetimet e saj. E dukshme le të mbetet drejtimi dhe imagjinata se deri ku do të shkojë kjo mbërritje; në fund të një tuneli, drejt një drite të bëshme, drejt perëndimit apo do të mbesë pjesë e shpirtit të vetë Florës? … Kjo mbetet për tu dëshmuar pas leximit të këtij vëllimi poetik për të kuptuar Florën si poete dhe Florën si pjesë e ekzistencës njërëzore. /Adriana Istrefi – Poete & Kritike letrare/

* * *

Lexoni librin “SHTIGJE JETE” në formatin ‘PDF’:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Flora%20Peci%20%20Shtigje%20%20jete.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura