Durrës, 12 tetor 2019: Së pari po i bëjmë këtë pyetje kryeministrit të Shqipërisë në lidhje me “vizionin” e tij për integrimin e Shqipërisë se: Shqipëria sipas vizionit tuaj a duhet të integrohet në BE apo në “Shengenin ballkanik” neojugosllav të Vuçiçit dhe tuajin?! Kjo nuk ka asgjë tjetër vetëm një rikthim te marrëveshja Tito-Enver dikur që Shqipëria të gllabërohej nga Jugosllavia.
Por si ka mundësi që E. Rama pikërisht tani kur Kosova ka Shtetin e vet të pavarur, kryeministri i Shqipërisë nuk parakonsultohet me Prishtinën për këtë, e që me të drejtë mund t’i themi se ky është një aventurizëm i tij, ekstremisht anti Kosovë së pari, por edhe anti Shqipëri, pasi askush në Shqipëri nuk e do një marreveshje të tillë, sepse shqiptarët e Shqipërisë kërkojnë integrim në BE dhe jo një integrim me sllavët e me serbët e Ballkanit.
Së pari kjo është një marrëveshje antiKosovë për këto arsye: Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosovën, por përkundrazi me një angazhim gjithpotencial shtetëror të saj, dhe me një agresivitet politik e diplomatik ajo punon që Kosova jo vetëm që të mos njihet nga shtete e tjera të botës, por edhe lobon dhe korrupton edhe në shtetet që e kane njohur Kosovën në mënyrë dhe përpjekje që ato t’i tërheqin njohjet e tyre.
Dhe me sjelljen e qeverisë së Tiranës indirekt lind pyetja se a mos vallë edhe Shqipëria sot ashtu si edhe here te tjera me pare, politika e qeverisë së saj është në një linjë me Beogradin, dhe ”de fakto” a e njeh apo nuk e njeh qeveria e Edi Ramës Shtetin e Kosovës?!
Tjetra, e cila është kjo, se politika e qeverisë së Tiranës është në një linjë me atë të Beogradit edhe në lidhje me marrëveshjet e shumta qeveritare Tiranë -Prishtinë dhe pothuajse asnjë prej tyre nuk është mbajtur dhe as realizuar seriozisht, ashtu sikurse as edhe nga Beogradi i Vuçiçit nuk i janë përmbajtur asnjë marrëveshje me Kosovën të cilat kanë pasur si ndërmjetësues Brukselin.
Marrëveshja e “Shengenit ballkanik” i jep dhe e faktorizon Serbinë si faktorin kyç në Ballkan, për faktin se Serbia edhe është antiBE dhe proRusi, por edhe për faktin se asaj i janë hapur negociatat për në BE dhe Shqipërisë jo.
Kjo marrëveshje ka hipokrizinë brënda saj pasi është jo vetëm një veprim antikombëtar, por edhe një veprim hakmarrës antiBE, pasi BE nuk hap negociata me Shqipërinë, dhe kjo marrëveshje Shengeni ballkanik bëhet edhe për ta larguar vëmëndjen nga shkaqet kryesore pse BE nuk hap negociatat e që janë: krimi i organizuar, krimi i korrupsionit, droga dhe kriza gjithpërfshirëse që ka kapur Shqipërinë e që kanë për autor qeversisjen e rilindjes së E. Ramës.
Kjo marrëveshje e quajtur “Shengen ballkanik” izolon dhe e bllokon gjeografikisht, ekonomikisht dhe gjeopolitikisht Kosovën, shtetin më proamerikan në Botë, si dhe e largon dhe e pengon integrimin brëndashqiptar Shqipëri-Kosovë.
Si ka mundësi që Edi Rama më shumë është i interesuar për një Shengen Shqipëri-shtete sllave të Ballkanit se sa per marrëdhënit ndërshqiptare Shqipëri-Kosovë, kur ai edhe bëri atë që asnjë politikan shqiptar jo vetëm që nuk do ta kishte bërë, por as në mëndje nuk do t’i kishte shkuar për vënien e taksës së antikombit për “Rrugën e Kombit”, taksë e cila penalizon dhe pengon zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore Shqipëri-Kosovë, ku në antitezë me politikën e Tiranës, Serbia harxhon qindara million euro për minoritetin serb në Kosovë, dhe qindar milkion euro lobon kundër Kosovës, e ndërsa Tirana ndëshkon dhe gjobit kosovarët pse ata vijnë në Shqipëri, dhe gjobit, ndëshkon dhe penalizon biznezin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës në vënd që Shqipërisë i takon që ta ndihmojë shtetin e ri shqiptar të Kosovës.
Dhe tani e pyesim Edi Ramën si mund t’u përgjigjesh shqiptarëve të Kosovës, të cilët në Refendumin e votimeve të 6 Tetorit, ata ndëshkuan rëndë mikun tënd të ngushtë H.Thaçi për marrëveshjen e ndryshimit të kufijve ku edhe ju si Kryeministër i Shqipërisë keni qenë një prej promotorëve të tij, dhe si minimum duhet t’u kërkosh falje jo vetëm Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Ramush Haradinaj por edhe të gjithë atyre mira e qindramira votuesve të Kosovës që e ndëshkuan projektin antiKosovë Vuçiç-Thaçi , duhet t’u kërkoni falje pasi Ju i keni ofenduar më parë duke i quajtur gomarë ata që janë kundër idesë së Thaçit.
Albin dhe Vjosa kini kujdes! Po ju porosis ashtu sikurse edhe më parë që kam shkruar 3-4 shkrime me titull: “Tiranë, mjaft më me politikën antiKosovë”, pra duhet të keni kujdes nga politika në Tiranë , pasi politika e Tiranës historikisht nuk ka qenë e sinqertë me Kosovën, si politika e kohes së mbretërisë, si ajo e kohës së komunizmit, si edhe kjo e pas regjimit komunist. Kjo sepse politikës së Tiranës gjithmonë i ka interesuar më shumë vetëm pushteti, pasuria e paraja se sa interesi kombëtar.
Me këtë politikë të Tiranës u infektua edhe ajo e Prishtinës, por që votuesi inteligjent dhe populli patriotik e heroik i Kosovës, ashtu sikuse për 100 vite që mposhti, e sfidoi, i rezistoi dhe e mundi barbarinë e genocidin serbo-sllav, dhe që e fitoi lirinë e pavarësinë, ashtu edhe me 6 Tetor 2019 me armën e votës së lirë e ndëshkoi ashpër politikën antipublike, të kriminalizuar e të korruptuar.
Shëmbulli i politik i Vjosës dhe i LDK-së si dhe shëmbulli i Albinit dhe i VETËVENDOSJES duhet t’i marrë si shëmbull edhe politika e Tiranës e cila është shumë e shumë më tepër e korruptuar, e kriminalizuar dhe që dallohet për papërgjegjshmëri të thellë kombëtare dhe politike, dhe se ka edhe një deficit shumë të madh demokratik dhe nacionalist. Si dhe tjetra: shëmbull duhet të marrë edhe votuesi në Shqipëri, edhe mediat e Shqipërisë nga votuesi dhe nga mediat kosovare.
Postime të Lidhura
BEHXHET Sh.SHALA – BAJGORA: FORMIMI I ‘INSTITUCIONEVE’ DUKE PIRË KAFE DHE DUKE BËRË LLAFE!
Prishtinë, 18. 06. 2014 – U dridh “mali“, polli koalicioni – Të gjithë disi u ndanë të gëzuar…
SADRI RAMABAJA: SHTETI DUHET TË DËSHMOHET – PËR NJË AGJENDË KOMBËTARE NË ARSIM
Prishtinë, 21. 05. 2013 – Mungesa e politikave serioze në arsim ka krijuar gjenerata të tëra që do…
DR.SADRI RAMABAJA: PSE JAM ME UKSHIN HOTIN DHE KUNDËR IBRAHIM RUGOVËS?
Prishtinë, 01. 02. 2017: Opinioni në Kosovë vazhdon të jetë i ndarë në raport mes LDK-së dhe LPK-së.…
IBISH NEZIRI: VETERANË MOS HESHTNI! NË LISTA PASHË EMRA TË ATYRE QË E KANË SHAJTUR UÇK-në NË DITËT E SAJ MË TË VËSHTIRA, NDËRSA MUNGOJNË EMRAT E FADIL NIMANIT, BINAK DINAJT E SHUMË TË TJERËVE!
Buchs, 16. 04. 29015 – U publikuan listat e të dalurve nga lufta e të gjitha zonave. I…