Durrës, 28 tetor 2019: Ky shkrim i radhës i imi vjen në vazhdën e shkrimit të mëparshëm me titull: “Arsyeja pse nuk i “pëlqen” Tiranës fitorja e Albin Kurtit, por as e Vjosa Osmanit”.
Fitorja e tyre nuk i pëlqeu politikës së Tiranës, as e Kurtit dhe as e Vjosës. Kurti si opozita e re në qeverisje, si elitë e re. Ndërsa Vjosa si një grua Kandidate për kryeministre dhe si kandidate e LDK-së, pa qenë kryetare partie dhe e pakonsumuar nga pushteti , pasi nuk ka qenë asnjëhere pjestare apo ministre në qeverisje, dhe që është një risi për politikën emencipuese dhe të reformuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe që pse të mos e marrë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë këtë shëmbull.Pse të mos e caktojë Partia Demokratike dhe opozita Grida Dumën si kandidate për kryeministre, pasi asnjë politikane jo vetëm nga PD ,por as nga politikanet e tjera në Shqipëri nuk e kanë dhuntinë, talentin , aftësinë dhe profesionalizmin si Grida Duma për të qenë kryeministre. Dhe me kandidaturën e Gridës fitorja e Partisë Demokratike do të ishte jo vetëm e sigurtë por edhe bindëse dhe e thellë. Këtë e treguan edhe zgjedhjet në Kosovë ku falë kandidaturës së Vjosa Osmanit LDK arriti rezultat të shkëlqyer në zgjedhje, ku ai rezultat ishte edhe si meritë personale e kandidates nga LDK,Vjosa Osmani.
Pra këtu ndalemi te Partia Demokratike Shqiptare si forca më e madhe opozitare në Shqipëri , e cila pretendon fitoren qoftë në zgjedhjet e parakohshme që me siguri duhet të mbahen , pasi Rilindja ka dështuar përfundimisht dhe tejet rëndë. Për faj të saj sot Shqipëria gjëndet në një krizë të rëndë shtetërore gjithinstitucionale: parlamentare, qeveritare, gjyqësore, konstitucionale, ekonomike, shoqërore, politike, demokratike dhe në krizën për integrimin europian.
Pra, Rilindja tashmë ka dështuar, dhe koha e mandatit qeverisës të saj duhet të ndërpritet e të mbahen zgjedhje të parakohshme.
Mendoj se arësyeja se përse po vonohen zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri është fakti se PD nuk është gati për zgjedhjet pasi edhe opinion i brëndshëm në Shqipëri , ashtu edhe ai ndërkombëtar nuk kanë pikasur dhe nuk besojnë akoma se kush dhe kujt i duhet dhënë vota dhe pushteti pas rënies dhe ndëshkimit demokratik të Rilindjes.
Nëse kryetari aktual i PD -së ka “kusure” politike, borxhe, detyrim e shtrëngim nga qënia dikur minister, koha nuk pret deri sa t’i lanë e të “pastrohest” prej tyre . Mos e mbaj peng PD-në dhe as mos e blloko atë dhe kohën, por hapi rrugen demokracisë dhe kapaciteteve e talenteve të tjera.
Nëse opozita, Partia Demokratike do të kishte evoluar me demokracinë e brëndshme, do të kishte larguar nga “pararoja” e partisë realisht të gjithë ata të cilët janë aktorët dhe fajtorët realë për humbjet e thella dhe të meritura të zgjedhjeve parlamentare nga ana e PD-së , me siguri Rilindja do kishte kohë që do të ishte ndëshkuar.
Problemi qëndron këtu se duhet që PD e Shqipërisë të ishte reformuar dhe të kishte reflektuar duke analizuar si duhet shkaqet e gjëndjes reale të saj. Ajo duhet tashmë të veprojë si dhe në shëmbullin e LDK e Kosovës, e cila nuk e kandidoi për kandidat për kryeministër as Kryetarin e saj Isa Mustafa,por as të tjerë që kanë qenë në qeverisjen e kualicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, dhe as ndonjë nga ata të përfolurit e të akuzuar për afera korruptIve.
Nuk është harruar akoma fakti se Partia Demokraike e Shqipërisë pësoi humbjen katastrofike në Qershor të vitit 2013, po për të njëjtat arësye:prej korrupsionit,prej shpërdorimeve të parasë publike, prej nepotizmit dhe injorancës së administratës, prej trafikut të drogës pavarësisht se jo të këtyre përmasave katastrofike dhe të jashtëzakonshme që i ka sot në kurriz “Rilindja” e Edi Ramës . Kjo nuk duhet anashkaluar por duhet pranuar dhe analizuar në mënyrë që të reformohet seriozisht Partia Demokratike. PD ka edhe përgjegjesinë edhe për degradimin të sistemit të drejtësisë, të kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika, korrupsioni e krimi.
Populli i ka akoma të freskëta këto, ashtu sikurse edhe antarësia e PD-së e cila u braktis, u injorua dhe nuk përfillej nga pushteti dhe qeverisja e Partisë Demokratike. Partia Demokratike humbi thellë pasi qeverisja e saj së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim u shkëputën si nga baza e Partisë ashtu edhe nga interesi publik dhe ai kombëtar.
Dhe prandaj akoma edhe sot PD nuk e ka marrë veten.
Qeverisja , ministrat e PD-së bashkëqeverisën me LSI-në si një grup interesi, ku e fituara e atij kualicioni politikisht doli LSI-ja.
Madje këto i pati deklaruar edhe ishsekretarja e shtetit të SHBA-së znj. Hilari Klinton në Vitin 2012 , gjatë viztës së saj në në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kur pushtetin e kishte PD dhe LSI , që Shqipëria prej korrupsionit dhe drogës ishte në udhëkryq.
Për këto arësye duhet që Partia Demokratike të distancohet bindshëm dhe seriozisht nga e kaluara , dhe të deklarohet se nuk do të riciklojë më në qeverisje, në poste e detyra të larta partiake e shtetërore individë të konsumuar e që mbartin rekorde krimi,hajnije e korrupsioni, dhe as individë të dështuar dhe të padëshirueshëm si në PD ashtu edhe për opinion qytetar, në mënyrë që të bëhet e besueshme në opinionin publik i cili t’ia besojë votën dhe qeverisjen. Për këtë arësye Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të marrë shëmbullin e LDK-së së reformuar të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës diti, reagoi si duhet kur zgjodhi si kandidate për kryeministre për Kosovën Znj. Vjosa Osmani e cila ishte e pakonsumuar nga pushteti, por edhe si individi potencialisht më i merituar intelektualisht, profesionalisht, patriotikisht e politikisht e që gëzonte një respekt publik të padiskutueshëm në krahasim me rivalët dhe kandidatët e mundshëm si brënda LDK-së e po ashtu edhe me kundrakandidatët e partive politike që garuan në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 në Kosovë. Dhe ishte kjo që ndërmori LDK-ja reformatore në Kosovë arësyeja që LDK në Kosovë arriti të marrë këtë rezultat në zgjedhjet e fundit të dt.6 Tetor 2019.
Dhe PD e Shqipërisë ka kapacitete të afta, të pastra, të pakonsumuara nga korrupsioni dhe të merituara për t’i prezantuar dhe promovuar edhe si kandidatë për kryeministër si p.sh. znj. Grida Duma e cila shkëlqeu në zgjedhjet vendore si kandidate për Kryetare të Bashkisë Durrës por edhe si politikania më e mirë në rang kombëtar, shumë e aftë dhe e përgatitur profesionalisht dhe e përgjegjshme kombëtarisht; por që korrupsioni, mafia e shitblerjes së votave dhe “josinqeriteti” dhe egoizmi negativ i brëndshëm brënda PD -së bënë të mundur pazare të ulta dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve vendore. Se sa e vërtetë është kjo; këtë e verteton fakti se Ishkryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i cili u bë kryebashkiak falë shitblerjes së votave , sot atij dhe familjes së tij për shkak të korrupsionit dhe të aferave korruptive e kriminale elektorale, SHBA ia kanë ndaluar përgjithmonë hyrjen në SHBA.
Suksesi që arriti Vjosa Osmani në Kosovë duhet ta marrë si shembull Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe pse jo të mos e kandidojë edhe PD e Shqipërisë Grida Dumën si Kandidate më se të merituar dhe më të besueshme për kryeministre në zgjedhjet e ardhshme qoftë të jashtëzakonshme, por edhe ato që i përcakton afati kohor sipas ligjit.
Partia Demokratike e Shqipërisë duke e parë se është papërgatitur , dhe duke e ditur se brënda saj ka një krizë identiteti, ka një luftë brrylash dhe mbi të gjitha akoma ka një pasiguri se do t’i fitonte zgjedhjet , dhe prandaj edhe vepron vetëm sa për të treguar se ekziston si opozitë.
PDSH nuk bind akoma sa duhet opinionin pasi nuk po promovon as alternativë, por as nuk po promovon personalitete të pastër, të papërlyer në korrupsion , dhe as të aftë profesionalisht, intelektualish , dhe pra as të djathtët ,dhe as të djathtën reale e të vërtetë, ku PD ka mbi supe edhe akuzën se PD vetëm sa ka shfrytëzuar dhe manipuluar me të djathtën shqiptare, shtresën e të persekutuave dhe të të përndjekurve politikë. PD e ka zbatuar platformën neokomuniste të Katovicës, e ka realizuar më mirë se cdo parti politike e shteteve ishkomuniste të ishbllokut komunist lindor
Kjo edhe përderisa PD nuk e shfrytëzoi krizën e rëndë të eksodit, të papunësisë e varfërisë që ka pllakosur Shqipërinë për ta larguar qeverinë Rama.
PD nuk diti ta shfrytëzojë faktin e sundimit të krimit të organizuar dhe të drogës, për të bërë zgjedhje të parakohshme.
PD nuk diti apo nuk do, apo nuk është akoma në gjëndje për ta marrë pushtetin, pasi dhe përderisa de fakto pushteti i Ramës edhe ka rënë dhe vetëm do një të shtyme, po s’po ka se kush t’ja japë atë .
Nuk ka se si shpjegohen edhe ndryshe, pasi edhe shumë fakte të tjera e qëndrime të cuditshme, herë-herë protesta te fuqishme të pakënaqësisë popullore , dhe papritmas tërheqje dhe pauza paralizuese të tyre. Protestohet për shitblerje votash , dhe papritmas heshtet e nuk protestohet as per votime antidemokratike dhe pa opozitën. Si dhe më parë që PD nuk akumuloi dhe nuk arriti të marrë përgjegjësinë politike edhe për protestat dhe krizën universitare, dhe po ashtu heshje dhe vetëm ndonjë deklaratë televizive dhe nepër face-book për dështimin total të Qeverisë shqiptare me mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE me 18 Tetor 2019. Prandaj është koha për reflektim, dhe koha fton ndryshimin . Dhe ndryshimi fillon kur meritokracia, domosdodshmëria dhe besimi t’u jepet njerëzve meritore, si në rastin që pse të mos e caktojë PD që tani si kandidate për kryeministre Znj . Grida Duma.
Postime të Lidhura
EVA KUSHOVA: ELITA POLITIKE NË SHQIPËRI E KRIJUAR PA GARË!
Tiranë, 04. 02. 2016: Kapitalizmi vetvetiu nxit një garë, ku të aftët përparojnë, shkollohen, bëjnë karrierë, pasurohen, ndërsa…
DILAVER GOXHAJ: ‘BETEJA E KOSHARES’ DHE PËRGJEGJËSIA E BRIGADËS 138 (III)
Tiranë, 5 maj 2019: Në çdo luftim, betejë apo operacion suksesi do të jetë përherë pasojë e llogaritjeve…
REXHEP KASUMAJ: VIRTYTËSIT GJUMËPRISHËS…
Berlin, 2 prill 2017: Ndërsa një mjes me diell lexoja Petrarkën, do të ndalesha disa herë me frymëzim…
DR.FADIL MALOKU: TRYSNIA AMERIKANE …
Prishtinë, 27 mars 2019: 1. Meqë më në fund, me insistimin dhe trysninë e ambasadorit amerikan, po fillon…