ZHVILLIMET E FUNDIT NË UKRAINË!

Njohuri bazike për zhvillimet në Lindje të Europës

ZHVILLIMET E FUNDIT NË UKRAINË!

Të hënën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka njohur si shtete të pavarura, dy rajonet rusishtfolëse, të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore. Ky akt ka ndodhur pasi udhëheqësit e Donetskut dhe Luhanskut publikuan shpalljen e pavarësisë së tyre. Më pas pa humbur kohë Putini ka urdhëruar futjen e ushtrisë ruse në territoret e „pavarura“.

Ku ndodhen Donetsku dhe Luhansku?

Rajonet Donetsk dhe Luhansk shtrihen në Ukrainën lindore, në kufi me Rusinë.

Kanë 3.6 milionë banorë dhe shumica prej tyre flasin gjuhën ruse.

Forcat politike pro-ruse në Donetsk dhe Luhansk në vitin 2014 morën pushtetin dhe këto dy vende u shpallën si dy “republika popullore” të pavarura. Pikërisht në këtë kohë Moska bëri aneksimin e Krimesë.

Në vitin 2018 pavarësisht kontestimit nga Kievi, dhe nga shtetet perëndimore në krye me SHBA-në, Denis Pushilin u zgjodh udhëheqës i „Republikës Popullore të Donetskut“, ndërsa Leonid Pasechnik udhëheqës i Luhanskut.

Përpara këtyre zhvillimeve, në vitin 2008 pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë, Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve gjeorgjiane, Abkhazisë dhe të Osetisë së Jugut. Qysh atëherë Putini ka vendosur trupa edhe në këto dy rajone „pro – ruse“. Këto zhvillime tregojnë shtrirjen gjeopolitike e gjeostrategjike të Rusisë në këto shtete ish-sovjetike…!

© Pashtriku.org, Sheradin Berisha 22 shkurt 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura