Durrës, 4 nëntor 2019: Me Vjosa Osmanin LDK po rilind, por nëse kjo nuk vlerësohet dhe rrangallat dështake politike të LDK-së e minojnë kontributin, aftësinë dhe meritën e Vjosës, dhe nëse egoizmi dhe revanshi i tyre kundër saj agravon atëhere LDK-në e pret një degradim dhe falimentim i madh.
Nëse dështon kualicioni VV-LDK për kapricot dhe për arrogancë të disa individëve të LDK-së , LDK-në e pret shthurja me pasoja të një humbje të thellë politike.
Pa Vjosën kandidate për kryeministre garda e vjetër e LDK-së do ta kishte marrë vëndin e 3-të e ndoshta edhe te 4-t ne zgjedhjet e 6 Tetorit 2019
Lutfi dihet se të vjen “keq” që nuk doli LDK forcë e parë politike, por kjo nuk ta jep shansin për ta fituar pazarin në marrveshjen bashkëqeverisëse VV-LDK për t’u berë kryetar i LDK-së sepse ti je humbësi më i madh në LDK me disa të tjerë , por sidomos ju vetë së pari në Gjilan me atë humbje të thellë për të cilën LDK duhet të kërkojë dorëheqjen e juaj, pasiqë edhe jeni në kundershti me kohën, me të renë dhe me të rinjtë e politikës në LDK.
Me ju si kryetar poqese aksidentalisht do bëhesh e zgjidhesh , LDK-ja kalon e shkon në parti të dorës së dytë. Apo mos doni ta aplikoni edhe “përvojën” që ju patët në marrëveshje me PDK-në ,ku prej saj e bëtë edhe Thaçin President.
President duhet të jetë individi me personalitet, dinjitet, i respektuar dhe i pranuar publikisht dhe jo produkt pazaresh dhe interesash personale të dy apo të disa personave të LDK-së. Dhe më e mira do të ishte që si kandidaturë për Presidente e Kosovës nga LDK-ja do të kishte qenë Vjosa Omani, gjë të cilën tashmë e ka bërë edhe vota popullore e 6 Tetorit 2019, ku falë saj edhe LDK mori këtë rezultat në ato zgjedhje.
Për zgjedhjen e Presidentit duhet të merret në konsideratë jo vetëm “vullneti” i disa përsonave të LDK-së,por ai i bazës së saj, dhe ai i opnionit qytetar. Por është edhe tjetra akoma më e rëndësishme, është ajo se në caktimin e Presidentit vihet në provë edhe VETËVENDOSJA, e cila moralisht nuk do të pajtohet në rast se bie dakord për t’i dhënë Presidentin LDK-së: VV, nuk do jetë dakord që për hatër të postit të kryeministrit, i cili i takon VETËVENDOSJES, ajo te pranojë për President nga LDK-ja ndonjë figurë politike të akuzuar e të konsumuar publikisht për pazare dhe afera matrapazllëku politik në dëm edhe te interesave kombëtare madje. Pra, VV nuk do të bëjë gabimin që bëri dikur LDK-ja kur ajo e votoi Thaçin për President, e ndërsa VV protestonte me të drejtë kudër kandidaturës së tij.
Edhe këtë duhet ta kenë parasysh LDK-ja. Cilët janë këta që nuk duhet të jenë dhe as që të pretendojnë për president nga LDK-ja në rast të një konsnsusi VV-LDK, ata e dinë vetë më mirë se të tjerët, por edhe i njeh dhe nuk i don as antarësia e LDK-së, as strukturat e saj por as edhe opinion i gjërë në Kosovë.
Prandaj kujdes LDK! A e llogarit LDK-ja se poqese do të dështojë kualicioni VV-LDK për interesa personale të lidershipit të ngushtë të LDK-së për postin e Presidentit , dhe po të shkojë Kosova në zgjedhje prej këtij shkaku se çfarë hunbje katastrofike do të pësonte LDK-ja?!
Postime të Lidhura
DILAVER GOXHAJ: ‘BETEJA E KOSHARES’ DHE PËRGJEGJËSIA E BRIGADËS 138 (III)
Tiranë, 5 maj 2019: Në çdo luftim, betejë apo operacion suksesi do të jetë përherë pasojë e llogaritjeve…
SADRI RAMABAJA: ANALOGJITË HISTORIKE SI POLITIKUM!
Prishtinë, 21. 04. 2014 – Analogjitë historike jo gjithëherë janë instrument adekuat politik për relizimin e objektivave politike…
GJOKË DABAJ: FQINJËT PO FSHIJNË PRAPANICËN ME DINJITETIN TONË!
Durrës, 15 gusht 2020: Po shohim këto ditë me kilometra radhë makinash të shqiptarëvet, për të hyrë në…
ALARMANTE! AGJENCIA EVROPIANE E BARNAVE (EMA) PUBLIKON SHIFRA TRONDITËSE MBI EFEKTET ANËSORE TË VAKSINAVE!
ALARMANTE! AGJENCIA EVROPIANE E BARNAVE (EMA) PUBLIKON SHIFRA TRONDITËSE MBI EFEKTET ANËSORE TË VAKSINAVE! Agjencinë Evropiane të Barnave…