NË RRËFIMIN E FUNDIT TITO THOTË: ‘KOSOVA DO TA RRËNOJË JUGOSLLAVINË’!

Pashtriku.org, 10. 03. 2015 – Historiani kroat, Vjenceslav Cençiq ka shkruar librin: “Rëfimi fundit i Titos”, i cili konsiderohet si një testament i Titos, duke u mbështetur bisedat me Josip Kopiniqin që konsiderohet si spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave dhe në stenogramet e fjalimit të tij të mbajtur në Karagjorgjevë në vitin 1979.
Josip B.Tito, lidhur me avansimin e pozitës së shqiptarëve në Jugosllavi ka thënë: “Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” – ka thënë Tito. Më pas, Tito ka folur edhe për pasardhësin e tij duke thënë se ai e kishte bërë këtë, por më pas kishin filluar edhe rivalitete të thella të cilat kanë përfunduar edhe me vrasje.

***
Jusuf Gërvalla në vitin 1980, duke ironizuar intelektualët e “elitës komuniste” nga radhët e shqiptarëve dhe gazetarët ‘Rilindjes’, si: Ibrahim Rugova, Enver Gjergjeku, Rrahman Dedja, Jusuf Buxhovi, Maksut Shehu, Sinan Hasani, e shumë të tjerë në gazetën “Lajmëtari i lirisë” kishte botuar shkrimin me titull, “Viktima që glorifikon xhelatin e vet – Titon”. /Nga editori i pashtriku.org, sh.b/

Sa për ilustrim në vijim lexoni një shkrim të Ibrahim Rugovës:

SHERADIN BERISHA: SHEMBËLLTYRA E JOSIP BROZ TITOS NË STUDIMET ‘SHKENCORE’ TË IBRAHIM RUGOVËS
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=1211

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura