Durrës, 28 Prill 2020: Askush mos ta mendojë dhe as të mos e mashtrojë veten se do të mund të manipulojë dhe as ta korruptojë memorien historike për Luftën e Lavdishme dhe Heroike të popullit martir të Kosovës dhe të UÇK-së.
Asnjë armik i jashtëm dhe as i brëndshëm, asnjë “gjykatë speciale”, asnjë dashakeqës e shpifës, asnjë pushtet dhe asnjë politikë e korruptuar nuk do të munden që as me censurë, as me intriga dhe as me shpifje , as me pazar politik dhe as me para nuk do të munden që të spekulojne dhe as ta korruptojnë e mashtrojnë memorien kolektive dhe historinë e lavdishme të UÇK-së.
Nuk do të mundet askush që ta njollosë aspak luftën e drejtë, patriotike, burrërore e çlirimtare të UÇK-së. As frikacakët, as dështakët, as hipokritët dhe as tradhëtarët, e as shpifësit e ulët dhe të paturp, dhe as mercenarët e tradhtaret kurrën e kurrës nuk do të munden ta njollososin Luftën, heroizmin, sakrificat e kësaj vepre madhështore lavdie e krenarie në përjetësi të UÇK-së pasi prej saj erdhi liria dhe shtetësia e Kosovës.
Luftën heroike të UÇK-së e ka shënuar dhe e ka shënjtëruar gjaku i qindra e mijra heronjve dhe dëshmorëve të saj, e ka shënjtëruar tashmë edhe memoria e gjallë e brezit i cili e lindi dhe e frymëzoi këtë luftë dhe luftëtarët e saj.
Luftën e UÇK-së e ka shënuar dhe shënjtëruar vepra dhe sakrifica e dëshmoreve, e heronjve dhe e bashkëluftëtarëve të tyre, e invalidëve dhe e veteranëve të vërtetë të saj.
Luftën dhe historinë e ushtrisë më të re të Europës, të UÇK-së e ka shënuar edhe historia e Aleancës ushtarake më të fuqishme të Botës, NATO, e cila në luftën për çlirimin e Kosovës ishte aleatja e UÇK-së në luftë kundër makinerisë dhe shtetit kriminal e genocidist serb.
Lufta e UÇK-së eshtë shkruar dhe shënjtëruar tashmë edhe prej mendimtarëve, historianëve dhe shkrimtarëve dëshmitarë të gjallë të asaj vepre të jashtëzakonshme e të papërsëritshme të UÇK-së.
Dhe askush nuk do të mundet që as të spekulojë, as të përvetësojë dhe as ta shfrytëzojë luftën dhe sakrificën e UÇK-së për të marrë merita dhe shkëlqim të pamerituar prej saj.
Askush nuk do të mundet ta shfrytëzojë luftën për interesa personale, politike e pushteti, as për interesa personale, klanore e partiake.
Spekulantët dhe përfituesit mundohen që të marrin merita personale lavdie e krenarie për interesa politike duke përdoruar lloj-lloj marifetesh dhe hipokrizish, deri duke përdorur edhe anashkalimin, “indiferencën” dhe “harresën” djallëzore e tinëzare për ngjarjet, betejat, luftrat, për heronjt e medhenj dhe të vërtetë.
Por këtë nuk e lejon as memoria e shkruar, as kujtesa dhe as historia.
(Skënder Sadri KAPITI Durrës, Veteran i UÇK-së)
Postime të Lidhura
Skënder Sadri Kapiti: 25 Prilli 2021 – dita e provës së madhe për shqiptarët
Durrës, 5 mars 2021: Me 25 Prill 2021 do mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ky është shansi i…
VALI QYRFYҪI: GJETJE TË REJA ARKEOLOGJIKE NË DURRËS. PROKURORIA VIJON HETIMET (FOTO)
Pashtriku.org, 11. 02. 2017: Gjetjet e reja historike në Durrës i kanë bërë arkeologët të vlerësojnë se kjo…
NEBIL ҪIKA: FIRMËTARËT E PAVARËSISË DHE DIKTATURA KOMUNISTE
(Pashtriku.org, 04. 03. 2013) – Përkujtimi i ngjarjeve historike ka si qëllim promovimin e vlerave tona kombëtare e…
XHEVAT BISLIMI: KOHA QË SERBIA TË QETËSOHET
Prishtinë, 17 dhjetor 2018: Miratimi i ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri ka ngjallur reagime iracionale në…