GRATË E ASAMBLESË KOMUNALE TË PRIZRENIT: ‘DREJTORI HASANI HASANI TË KËRKOJË FALJE PUBLIKE PËR FYERJEN E KOLEGES – DRITA MILLAKU’!

Pashtriku.org, 14. 11. 2014 – Më 12 nëntor 2014, Grupi joformal i Grave të Asamblesë Komunale të Prizrenit ka reaguar ndaj fyerjeve të ulëta që i janë bërë koleges së tyre Drita Millaku, nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Shërbimeve Publike në Prizren, Hasan Hasani.Në reagimin e tyre thuhet se: “Pas takimit të mbajtur më datën 11 nëntor 2014, Grupi joformal i Grave të Asamblesë Komunale të Prizrenit reagon ashpër në lidhje me fyerjet dhe ofendimet e ulëta, të drejtorit te Drejtorisë Komunale të Shërbimeve Publike në Prizren Hasan Hasani, ndaj kolegës tonë asambleiste Drita Millaku. Sipas deklaratës se Znj. Millaku, ajo pasi ka shkuar në drejtorinë përkatëse për të kërkuar dokumente zyrtare, duke ndjekur dhe respektuar të gjitha rrugët e parapara me Ligjin për Qasje në Dokumentet Zyrtare, është ndeshur me fyerje dhe ofendime të rënda nga drejtori Hasani. Ne grupi joformal i grave te Asamblesë Komunale te Prizrenit, ndjehemi thellësisht të prekura nga deklarata e koleges tonë Millaku, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në drejtorinë në fjalë.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Shërbimeve Publike në Prizren, Hasan Hasani.

Ne kërkojmë që drejtori Hasani të kërkoj falje publike për tonet fyese e ofenduese që njollosin jo vetëm kolegen Millaku, por edhe gjithë qytetarët që ajo i përfaqëson. Femra në çdo shoqëri duhet të gëzoj respekt dhe trajtim dinjitoz nga meshkujt-kolegë, në të gjitha sferat pavarësisht se ku është angazhuar. Andaj, duke kërkuar që kjo traditë të kultivohet edhe me tej, sidomos në nivele të përfaqësimit politik, ne reagojmë fuqishëm në lidhje me nëpërkëmbjen e personalitetit të koleges sonë.
Secili zyrtar komunal, i cilit do nivel qoftë, duhet ta dijë se fyerjet apo ofendimet në adresë të asamblisteve janë të papranueshme dhe do të jenë fyerje ndaj një përfaqësuesi të popullit, ndaj votuesve të saj, të cilët me besimin e dhënë presin dhe na obligojnë që t’i përfaqësojmë me përgjegjësi të lartë në legjislativin komunal. Çdo tentim për të na penguar apo vështirësuar punën tonë zyrtare, ne si gra përfaqësuese do ta dënojmë të gjitha njëzëri duke kërkuar përgjegjësi dhe llogari nga të gjithë zyrtarët komunal. Rrjedhimisht, kërkojmë që raste të tilla skandaloze të mos përsëriten më.” – kanë thënë në reagimin e nënshkruar – tetë gratë e Grupit joformal të Grave të Asamblesë Komunale të Prizrenit.

– Asambleistja Drita Millaku –

***
Grupi joformal i Grave të Asamblesë Komunale të Prizrenit
Prizren, 12 nëntor 2014

Drita Millaku
________________________
Naxhie Memaj
________________________
Kimete Hoxha
________________________
Lirije Bytyqi
________________________
Sevil Kazaz
________________________
Mybera Mustafa
________________________
Ajshe Shala
________________________
Ganimete Hoxha

Nënshkrimet e reagimit:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura