SPASTRIMI ETNIK GJATË LUFTËS NË KOSOVË (1999)

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998 – 1999

SPASTRIMI ETNIK GJATË LUFTËS NË KOSOVË (1999)

Nga Sheradin Berisha, Facebook 09.01.2023  

HYRJE

Regjimi pushtues i Sllobodan Millosheviqit

(Varrmihësit e Kosovës), fushatën e bombardimeve të NATO-s (mars – qershor 1999) e përdorën si arsyetim për të vënë në zbatim operacionin e koduar “Patkoi“, për spastrim etnik, operacion ky i planifikuar e përgatitur më herët. Disa ditë pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s, forcat militare e paramilitare serbe me dhunë i detyruan shqiptarët t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe u deportuan në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë, Kroaci e vende tjera. Ky operacion gjenocidal, duke marrë përmasa të gjera, vazhdoi për më shumë se dy muaj rresht. Dhe gjatë kësaj periudhe u dëbuan më shumë se 850 mijë shqiptarë nga vatrat e tyre.  

***

– Patkoi Serb – plani për shfarosjen e shqiptarëve  

***

Populli shqiptar i Kosovës, krahas torturave, vrasjeve, ekzekutimeve, masakrave, rrënimeve, djegieve e plaçkitjeve të shtëpive e  të pasurisë së tij, përjetoi edhe dëbimin me dhunë, zhvendosjen dhe deportimin masiv nga vatrat e veta dhe pastrimin etnik të Kosovës – masën më të rreptë të gjenocidit serb mbi shqiptarët. Sipas një studimi “Arratia e Shqiptarëve Etnik nga Kosova Mars – Maj 1999” të bërë nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës (AAAS) që drejtonte zëvendësdrejtori Patrick Ball, vërshimi i refugjatëve nga Kosova u krye në tri faza krejt të dallueshme. Në fillim të çdo faze, rrjedha e refugjatëve ishte relativisht e pakët. Më pas numri i refugjatëve që largoheshin nga Kosova gjatë mesit të fazës arrinte një pikë relativisht të lartë (një kulm, një grup kulm ose një nivel të lartë konstant), para se të zvogëlohej në fund të fazës.

Në fazën e parë (24 mars – 6 prill 1999) shumica e refugjatëve erdhën nga Kosova perëndimore dhe jugperëndimore.

Në fazën e dytë (7-23 prill) shumica e refugjatëve lanë shtëpitë e tyre në bashkitë në veri dhe në qendër të Kosovës.

Gjatë fazës së fundit (24 prill – 11 maj), refugjatët erdhën kryesisht nga bashkitë e Kosovës perëndimore dhe jugore. (Raporti: “Arratia e Shqiptarëve Etnik nga Kosova, Mars – Maj 1999”)

RAPORTI I UNCHR-së PËR EKSODIN

Sipas raportit të UNCHR-s, të publikuar në fillim të qershorit 1999, mësohet se 443.300 refugjatë shqiptarë të Kosovës ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, 5-6000 në Kroaci etj, ndërkaq në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj kishte në Australi, Zvicër, Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe,Zelandë të Re, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.

_____________

Varrëmihësit e Kosovës

https://pashtriku.beepworld.de/varrmihesitekosove.htm

EKSODI – MODELI I KRIMIT

Që nga data 1 janar e deri në datën 20 qershor të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore të RFJ-së dhe të Serbisë kanë kryer krime të shumta që kanë rezultuar me dëbimin e dhunshëm të rreth 800.000 civilëve shqiptarë të Kosovës.

Për t’i mundësuar këto dëbime dhe zhvendosje, njësitë e armatosura të RFJ-së dhe të Serbisë qëllimisht kanë krijuar një atmosferë frike dhe shtypjeje përmes përdorimit të forcës, kërcënimit dhe zbatimit të dhunës. Sulmet ndaj civilëve janë kryer sipas një modeli të paracaktuar, i cili përfshinte granatimet e qyteteve dhe të fshatrave, shkatërrimin e shtëpive dhe të objekteve fetare, vrasjen e grave, të fëmijëve dhe të meshkujve, të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftime si dhe me dhunën seksuale mbi gratë shqiptare të Kosovës.

Këto veprime janë ndërmarrë në të gjitha pjesët e Kosovës dhe këto mjete e metoda të qëllimshme janë përdorur në të gjithë Kosovën.

Dëbimi i civilëve shqiptarë të Kosovës është kryer me qëllim të ndryshimit të përbërjes etnike të Kosovës dhe, në këtë mënyrë, vendosjes së kontrollit të plotë të autoriteteve të Serbisë mbi krahinën e atëhershme të saj.(Eksodi i fundit i shekullit XX)

AKTAKUZA DHE GJYKIMI NDAJ BASHKËPUNËTORËVE TË SLLOBODAN MILLOSHEVIÇIT

Më 10 korrik 2006, në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) filloi gjykimi kundër gjashtë ish-pushtetarëve të lartë politikë e ushtarakë të Serbisë:

1. ish-presidentit serb Milan Milutinoviç,

2. ish-kryeministrit Nikola Shainoviç,

3. ish-shefit të ushtrisë serbe Dragoljub Ojdaniç dhe tre gjeneralëve të tjerë:

4. ish-Komandantit të Armatës së tretë serbe Nebojsha Pavkoviç,

5. ish-Komandantit të trupave të ushtrisë serbe në Prishtinë Vlladimir Lazareviç dhe

6.  ish-Shefit të Shtabit për Kosovë të Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme Sreten Lukiç.

Aktakuza e ngritur nga prokuroria e Tribunalit, ata i bënë përgjegjës për “pjesëmarrje në projektin e përbashkët kriminal” kundër shqiptarëve. Ky proces gjyqësor ka filluar katër muaj pas vdekjes së kryekriminelit serb Millosheviç, në qelinë e tij në Hagë, më 11 Mars 2006.

Po të lexohet me kujdes, aktakuza e ngritur kundër gjashtë ish-zyrtarëve serbë, me lehtësi mund të vihet re, se ata akuzohen: për vrasje, dëbim masiv me dhunë të shqiptarëve nga Kosova, përdhunime seksuale dhe shkatërrim të vendbanimeve shqiptare, gjatë periudhës mars – qershor 1999 (pikërisht në periudhën kur janë zhvilluar bombardimet e NATO- s kundër Beogradit), por jo edhe për vrasjet dhe masakrat më mizore të mijëra shqiptarëve, që u kryen më herët, gjatë periudhës shkurt 1998 – mars  1999.

Përveç kësaj, në akt-akuzë, askund nuk përmendet termi gjenocid, i cili përcakton qartë shkallën e inkriminimit (jo vetëm të të akuzuarëve), por edhe të gjithë strukturës shetërore, politike, ushtarake, intelektuale dhe fetare serbe, në spastrimin etnik dhe shfarosjen fizike të popullit shqiptar në Kosovë.

***

Në gjykimet e Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, TPNJ-së (ICTY) janë paraqitur prova për dëbimin e popullatës civile nga 13 komuna të Kosovës.

———

Dëshmi ilustruese:

– Pjesë nga aktakuza në gjykimin e “Millutinoviqit dhe të tjerët”.

https://www.facebook.com/1125324528/videos/pcb.10221769144434242/559304252764892

– Eksodi (largimi) me dhunë i shqiptarëve nga trojet e tyre;

– Bashkëpunëtorët e Millosheviqit: Nebojsha Pavkoviç, Milan Milutinoviç, Dragoljub Ojdaniç, Sreten Lukiç, Nikola Shainoviç dhe Vlladimir Lazareviç.

__________

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998 – 1999

FSHEHJA E KRIMIT NGA SERBIA ËSHTË KRIM I DYFISHTË!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 07.01.2023

***

Shtojcë

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998 – 1999

VARRËMIHËSIT E KOSOVËS!

Hallkat e zinxhirit komandues të strukturave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999)

Shkruan: Sheradin BERISHA

P ë r m b a j t j a:

– Cila ishte struktura ushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë?!

– Cila ishte struktura e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it) gjatë luftës në Kosovë?!

– Kush e projektoi operacionin e koduar ”Patkoi” dhe cilat forca militare dhe paramilitare serbe morën pjesë në realizimin e këtij operacioni shfarosës për shqiptarët ?!

– Shpërblimi dhe gradimi i kriminelëve nga krybarbari Millosheviç !

– Hetimet e gjykatës së Hagës për krimet e kryera në Kosovë

– Fotogaleria e strukturave militarëve dhe paramilitare serbe…!

Kliko e lexo 👇👇👇

https://pashtriku.beepworld.de/varrmihesitekosove.htm

***  

GOLGOTA SHQIPTARE NË SYRIN E SHKRIMTARIT SRETEN POPOVIÇ!

Nga Sheradin Berisha. Facebook 04.01.2023  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura