Në 30 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë
SPASTRIMI I KOORDINUAR ETNIK NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË, KRIJOI REPUBLIKËN SERBE DHE FEDERATËN KROATO – BOSHNJAKE, ME QËLLIM TË PARANDALIMIT TË NJË SHTETI ISLAMIK NË EUROPËN JUGLINDORE!
Nga Sheradin Berisha, më 13 korrik 2025
Pothuajse tre vjet të plota para Srebrenicës, në vitin 1992 Zonja Margaret Thatcher foli për “politikën serbe të ‘spastrimit etnik'” dhe krahasoi “dëbimin e popullsisë jo-serbe” me “barbaritë e politikave të Hitlerit dhe Stalinit ndaj kombeve të tjera”.
Komisioni i Ekspertëve i OKB-së në një raport të përkohshëm në janar 1993 për Këshillin e Sigurimit, e përcaktoi spastrimin etnik si “bërjen e një zone etnikisht homogjene duke përdorur forcën ose frikësimin për të larguar personat e grupeve të caktuara nga zona”.
Raporti i tyre i shkurtit 1993 tha se spastrimi etnik përshkruante “një politikë të kryer në avancimin e doktrinave politike që lidhen me ‘Serbinë e Madhe’. Politika vihet në praktikë nga serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci dhe mbështetësit e tyre në Republikën Federale të Jugosllavisë”.
Gjeografia pas spastrimit etnik, siç ilustron harta, u vu re nga raporti: “Mënyra se si politika e ‘spastrimit etnik’ kryhet nga serbët në Bosnjë është konsistente në të gjithë një zonë të caktuar gjeografike të përfaqësuar nga një hark që shtrihet nga Bosnja veriore dhe mbulon zonat në Bosnjën lindore dhe perëndimore që kufizohet me zonën e Krajinës Serbe në Kroaci”.
Praktika e “spastrimit etnik” kryhet në zona strategjike që lidhin Serbinë e mirëfilltë me zonat e banuara nga serbët në Bosnjë dhe Kroaci. Ky faktor strategjik është shumë i rëndësishëm për të kuptuar pse politika është zbatuar në zona të caktuara dhe jo në të tjerat.”
Pavarësisht njohurive të hershme nga ana e OKB-së në lidhje me aspiratat e serbëve të Bosnjës dhe të Serbidë për tokën që do të bëhej Republika Srpska, Gjenocidi në Srebrenicë dhe jo vetëm, ka ndodhur me dijenin dhe monitorimin e plotë të fuqive të mëdha (anëtare të OKB-së): SHBA’së, Britanisë së Madhe, Rusisë, Izraelit, Francës, Gjermanisë etj!
Qëllimi i tyre ka qenë i qartë, ndarja e Bosnje e Hercegovinës në vija etnike, kështu siç është sot!
Faktikisht Fuqitë e Mëdha perëndimore në krye me SHBA-të, përmes spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë krijuan një hartë etnike me një Republikë Serbe dhe një Federatë Kroato – Boshnjake e cila u finalizua në Konferencën e Dejtonit (nëntor – dhjetor 1995)!
Pse e bënë këtë gjë?
Shumë e thjeshtë është përgjigjia!
Për të parandaluar krijimin e një shteti islamik (musliman) në Evropën Juglindore!

————————
Në 30 vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë!
GJENOCIDI NË SREBRENICË ISHTE PRELUDI I NDARJES SË BOSNJË DHE HERCEGOVINËS NË FEDERATËN KROATO – BOSHNJAKE DHE REPUBLIKA SRPSKA!
Nga Sheradin Berisha, më 11 korrik 2025