SPIRO BUTKA NUK I NDALË SHPIFJET KUNDËR ADEM DEMAÇIT … T’I BËHET PADI PENALE PËR MANIPULIMIN DHE FALSIFIKIMIN E DOKUKMENTEVE BAZIKE TË OPERACIONIT “SHIGJETA“, NË PASHTRIK, (MAJ QERSHOR 1999)
Nga Sheradin Berisha, Facebook, 27. 06. 2023
“E vërteta ekziston, ndërsa gënjeshtra duhet shpikur”. Georges Braque (1882 -1963) piktor i shquar francez.
***
Autori i i librit “Operacioni Shigjeta midis realitetit historik”, Spiro Butka duket që akoma nuk ka vendosur t’i ndalë akuzat dhe shpifjet e rënda në adresë të Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi dhe jo vetëm.
Derisa në librin e tij të lartpërmendur (në faqen 10), Adem Demaçin (lidhur me marrëveshjen e Rambujesë) e kishte akuzuar për qëndrime DESTRUKTIVE TRADHTARE, në shkrimin autorial me titull: “UÇK DHE DREJTUSIT E SAJ PËRBALLË HOLOKAUSIT POLITIK HAGIAN”, të botuar, më 26.06.2023 – në portalin Radio Kosova e Lire, Adem Demaçin, Sali Berisha, Veton Surroin dhe Albin Kurtin ai i cilëson si pasues të vetëm që radhiten me “UDB-shin Serb tradhëtarin Ibraim Pashë Rugova, homologun e mirëfilltë të Esat Pashë Toptani në Paris”!
Spiro Butka, këto akuza të rënda i artikulon në raport me zhvillimet e shumta që sollën deri te gjykimi që po mbahet në Gjykatën Speciale më Hagë të Holandës (Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – DSK & ZPS), kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit … Ai (si çdo herë tjetër), politikanët shqiptarë i ndanë në dy taborre: në udbashë e tradhtarë dhe atdhetarë e legjendarë!
Me këtë rast akuzat intriguese të Spiro Butkës zënë fill me fjalimin e Presidentes Vjosa Osmani, që mbajti më 14 qershor 2023 në Strasburg, në një seancë plenare para deputetëve të Parlamentit Europian.
Në vijim lexoni të plotë këtë citim të shkruar nga Spiro Butka:
“Para disa ditëve në mos gabofsha, foli në Asamblenë e Këshillit Evropian Vjosa Osnani aktualisht presidente e Kosovës. Midis prrallisjeve të lojës me kunulleshka, zonjëza në fjalë theksoi për arritjet në Kosovë gjatë luftës e në pasluftë, duke ngitur në qiell UDB-shin Serb tradhëtarin Ibraim Pashë Rugova, homologun e mirëfilltë të Esat Pashë Toptani në Paris. Fill pas deklarimit të emrit nga pjella e tij rugovistja Vjosa Osmani, pati duartrokitje nga disa mjeranë të Kësshillit Evropianë, ku patjetër ne Shqiptarët e kuptuan më mirë se kushdo tjetër, përse u laurua Ibraim Rugova me çmimin Sllav Saharov në pas luftë, kush e lauroi dhe cili ishte inisiatori. Këtë le ta studjojnë ndjekësit e tijë, se UÇK-ës e lufëtarët e sajë e dinë më mirë se Vjosa Osmani, vajza e Babai i sajë Kapiteni i Millosheviçit Raif Osmanit besnik deri në përfundim të luftës së Kosovës. E lauruan me çmimim Saharov sepse ai u shërbeu gjatë gjithë kohës e në veçanti në Rambuje e në pas luftë. Por nuk ishte i vetëm, se nga pas u radhitën Sali Berisha, Veton Surroi, Adem Demçi e Albin Kurti. Një skudër e tërë kundër Firmëtarit Monumental Hashim Thaçi. E akuzuan për tradhëti, por në fakt autrët e asaj vepre makabre, ishin e mbetën ata që akuzuan legjendën firmëtare Hashim Thaçi. Por Ruggova e rugovizmi janë një e të pandarë, e si të tillë fonksionon stafeta, për të lënë diçka nga pas.”
Çdo koment është i tepërt!
______
Burimi: Radiokosovaelirë, më 26.06.2023
UÇK DHE DREJTUSIT E SAJ PËRBALLË HOLOKAUSIT POLITIK HAGIAN
Nga SPIRO BUTKA, Ish Zv/Komandant i Operacionit “Shigjeta” të UÇK-ës. Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë
SPIRO BUTKA FALSIFIKATORI I “DOKUKMENTEVE” TË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK DHE SAJUES I AKUZAVE NË ADRESË TË ISH EPRORËVE TË KËTIJ OPERACIONI TË UÇK-së! TË PADITET PENALISHT!
Spiro Butka, në librin e tij “Operacioni Shigjeta midis realitetit historik”, ka akuzuar (në mënyrë të pashembullt) duke sajuar gënjeshtra të shumta në adresë të eprorëve të Operacionit „Shigjeta“: Gjeneral Musa Jasharit (Zv.K-dant i Komandës së Operacionit (KO) me VK në Cahan) ), të cilit në Epopenë e Lavdishme të UÇK-së në Prekaz, më 5 – 7 mars 1998 iu flijuan duke luftuar kundër forcave pushtuese serbe, 12 anëtarë të familjes së tij në krye me prindërit Hamit e Sala Jashari; Nexhip Hajdarit (Shef i Shtabit i KO në VK Cahan), Rifat Sylejmanit (Shef i Operativës i KO në VK Cahan), Maliç Doqit (epror i Opertativës në KO në VK Cahan), Bilall Syla (Komandant i DT-2, Maja e Pashtrikut), Binak Gashi (Zv.K-dant i DT-1, Lugu i zi …), Fazli Berisha (K-dant i FDVV TF-2 në DT-3, Gorozhup) e të tjerë!
***
Meqë Spiro Butka ishte njëri nga eprorët në hierarkinë e oficerëve të Operacionit “Shigjeta”, me këtë rast kërkojë nga Bordi i Shoqatës Operacioni Shigjeta në krye me Bislim Zyrapin, si dhe nga eprorët e lartë të të gjitha niveleve të këtij operacioni: Nexhmedin Kastrati Nexhip Hajdari Maliq Doci Rifat Sylejmani Kemail Shaqiri Halit Krasniqi Shemsedin Thaqi Shaban Musliu Agim Sylejmani Gramoz Kelmendi Idriz Mehmeti Bilall Syla Fadil Zejnullahu Bexhet B. Kuçi Agim Leka Riza Alija Nexhmedin Berisha Selajdin Gashi Tush Gjini Binak Gashi Gani Shehu Florim Krasniqi Afrim Hoxha Fazli Berisha Avdulah Islam Rama Elmi Bytyqi Abdurrahman Nazifi Ekrem Guda Ramiz Ajeti Petrit Ahmeti Vishi Kadri Shemsi Iljazi Nexhat Isufi Nexhat Ramadani Ajret Misini Shaqir Duli Ekrem Vejseli Bashkim Hasani Isuf Kuçi … që të distancohen nga këto akuza të rënda të Spiro Butkës, të bëra në adresë të Adem Demaçit, Ibrahim Rugovës dhe jo vetëm!
***
Rrjedhimisht Kryetari i Bordit të Shoqatës Operacioni Shigjeta, Bislim Zyrapi ka deklaruar shumë herë se, do të padisë penalisht Spiro Butkën për falsifikimin e nënshkrimit të tij dhe jo vetëm, në disa dokumente që i ka botuar në librin “Operacioni Shigjeta midis realitetit historik”, por një gjë e tillë deri më sot nuk ka ndodhur.
Përkundrazi me rastin e 24 vjetorit të Operacionit “Shigjeta” gjatë homazheve (më 26 maj 2023) në varrezat e dëshmorëve në Landovicë si dhe në memorialin e “gjeneralit” Ruzhdi Saramati në Gorozhup, i kishte përkrahë vetes manipuluesit e falsifikuesit e dëshmive të Operacionit “Shigjeta”, Spiro Butkën dhe Ruzhdi Saramatin.
Diku e kam lexuar se, “kur e vërteta është e zëvendësuar me heshtjen, atëherë heshtja është një gënjeshtër”.
Me falsifikime nuk ndryshohet e vërteta, sepse siç thotë piktori i shquar francez, Georges Braque (1882 -1963), “e vërteta ekziston, ndërsa gënjeshtra duhet shpikur”!
Ndërkaq studiuesi dhe shkrimtari britanik C.S. Lewis (Clive Staples Lewis,1898 – 1963) thotë: “Një nga burracakëritë më të mëdha që bëjnë njerëzit, është mbyllja e syve përballë fakteve”.
Prandaj është momenti i fundit që kolonel Bislim Zyrapi në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Shoqatës Operacioni “Shigjeta” ta hedh në gjyq falsifikatorin e nënshkrimit të tij, Spiro Butkën, i cili njëkohësisht ka falsifikuar e manipuluar gjithë historinë e Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, maj – qershor 1999.
***
P.S: Ruzhdi Saramati është anëtar i Bordit të Shoqatës Operacioni Shigjeta, fakt ky që për mua është një absurditet i llojit të vetë!
…….
SPIRO BUTKA DHE RUZHDI SARAMATI, FALSIFIKATORËT E HISTORISË SË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, MAJ – QERSHOR 1999
Nga Sheradin Berisha, Facebook 18. 06. 2023
***
_________
Ilustrimet:
1. Faksimili nga libri i Spiro Butkës „Lufta e përbashkët“, faqe 10.
2. Faksimili nga shkrimi i Spiro Butkës: “UÇK DHE DREJTUSIT E SAJ PËRBALLË HOLOKAUSIT POLITIK HAGIAN”, Radiokosovaelirë, më 26.06.2023.
__________________________________
Falsifikimet e dokumenteve të Operacionit „Shigjeta“ dhe të nënshkrimit të Bislim Zyrapit, nga Spiro Butka
AKUZA E SPIRO BUTKËS MË 28 QERSHOR 2023
Pas botimit të këtij shkrimi reagon Spiro Butka dhe më shkruan këtë letër:
Spiro Butka
Hi,
Unë kam parasysh fjalën e urtë të popullit tim: “Qëntë le të lehin, karvani ecën përpara”. Qëntë janë sinonim i UDB-ashve qoftë larg të Beogradit. Unë erdha nga Berati i lashtë mijëra vjeçarë në luftë për çlirimin e vëllezërve të mi Shqipëtar në Shqipërinë e Veriut, ndërsa ti si qoftëlargu i Beogradit, braktise Prizrenin e opatriotit e atdhetarit të madh Hasan Prishtina. Ky nuk është turp por krim i madh politik, të cilin e bëjnë vetëm qoftëlargët e Serbisë. Populli Shqiptar t’a mbylli portalin e parë, por këtë herë do të mbyllë jo vetë faqen që ke hapur, por dhe gojën njëherë përgjithmonë, sepse populli shqiptar i kudo ndodhur përdor një shprehje të mënçur “Më mirë djepja bosh se shejtani brënda”.
***
PERGJIGJIA IME
Sheradin Berisha
Përshëndetje zoti Butka
Uroj të jesh mirë me shëndet, dhe sa herë të kesh probleme shëndetësore do t’ju ndihmoj financiarisht, ashtu siç ju ndihmova kur ishe i sëmurë para dy viteve. Këtë gjë do ta bëjë pavarësisht akuzave dhe shpifjeve tuaja në adresë time. Këtë gjë e bëjë për anën time humane, dhe nuk je ti i vetmi që të kam ndihmuar. Kur i lexoj këto akuza intriguese e kuptoj mirëfilli se ju, nuk keni as njohuri themelore për kontributin tim qysh nga viti 1981 e deri më sot për çështjen kombëtare dhe jo vetëm.
Më vjen keq, shumë keq që je vënë në lajthitje. Sidoqoftë ti mund të vazhdosh me këtë zhargon fjalësh ndaj meje, por nuk më dëmton mua, përkundrazi e dëmton veten.
Veç dua t’ua bëjë me dije se qysh nga fundi i vitit 1990 bashkë me dy vëllezërit e mi dhe bashkëveprimtarë tjerë të lëvizjes ilegale kemi nisur aktivitetin e rezistencës së armatosur, duke futur armatim për grupet e para guerile që vepronin në kuadër të lëvizjes ilegale (të fshehtë). Për këtë mund t’ju flasin edhe miqtë tuaj që i keni në Prizren dhe kudo tjetër në Kosovë. Dhe këtë aktivitet të rezistencës së armatosur nuk e kam ndalur deri në përfundim të luftës, pavarësisht ku kam qenë, në Kosovë, në Shqipëri apo në Gjermani.
Sa i përket portalit Pashtriku, kurrë s’ka qenë i mbyllur Pashtriku. Në fakt portali vazhdimisht ka qenë i sulmuar nga hakerët e ndryshëm, por kurrë nuk kanë arritur ta mbyllin. Në të vërtetë një herë ka ra nga sistemi për dy ditë dhe në maj të vitit 2020 e kam bartur në një server tjetër dhe për 24 orë të tjera ka qenë gjithashtu jashtë funksionimit për shkak të bartjes së portalit nga serveri vjetër në serverin e ri. Kjo është e vërteta, e jo shpikja juaj, sikur populli shqiptar ma paska mbyllur portalin e parë. Portali kurrë nuk do të mbyllet por as dora ime nuk do të ndalet së shkruari të vërtetën për çështjet tematike me të cilat merrem.
Shumë faleminderit që e lexove këtë sqarim timin.
Shëndet e gëzime familjarisht 🤝