XHAVIT HALITI I PDK-së (ZEKA i LPK – UÇK-së) DHE RREZIQET NGA ZAJEDNICA, KISHAT DHE MANASTIRET SI “MINISHTETE SERBE”!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 10 shtator 2023

“Asociacioni i Komunave duhet të themelohet, duhet të njihet gjuha serbe dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë në gjithë territorin e Kosovës, alfabeti cirilik duhet të jetë në të gjithë territorin e Kosovës dhe të njihet e drejta e 40 Kishave dhe Manastireve që të kenë territorin e garantuar të tyre dhe në pronat e tyre. Kështu ka qenë marrëveshja”, Xhavit Haliti, “Tëvë1 – Këndi i debatit”, më 28.07.2022.

***

“Kështu ka qenë marrëveshja”, thotë Xhavit Haliti i PDK-së, “Zeka” i ish LPK-UÇK-së.

E kuptoj xhavithalitin e sotëm, por nuk e kuptoj dot zekën e djeshëm, i cili duke qenë njëri nga drejtuesit e LPK-UÇK-së (të paktën sa e di unë), nuk ka luftuar për realizimin e Pakos së Ahtisarit, por (nëse e ka pasur sinqerisht) për jetësimin e sakrificës sublime për pavarësi e bashkim kombëtar të Adem Jasharit

Për cilat pika të marrëveshjes e ka fjalën Xhavit Haliti- Zeka?

PIKA E PARË

1. Për marrëveshjen e Brukselit të datës 19 prill 2013, që u nënshkrua nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiqi, si marrëveshje e parë (bazë) e parimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednica)! Ndërkaq më 25 gusht 2015, po në Bruksel u nënshkrua marrëveshja e dytë nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiqi, për themelimin e këtij asociacioni.

Pa u futur thellë në zhvillimet e 10 viteve të fundit në këtë histori, në Kosovë Lista Serbe e Vuçiqit përmes largimit nga institucionet dhe barkadave kërkesë themelore ka Themelimin e Asociaconit. Për mua është shumë e qartë se, barikadimi i veriut është preludi i themelimit të Zajednicës!

“Fillimisht Asociacioni i komunave, pastaj ne do të largojmë barrikadat”, pati thënë Vuçiqi gjatë vizitës në Azerbajxhan, ndonëse vazhdimisht kishte deklaruar se “askush nga Beogradi s’ka urdhëruar vendosjen e barrikadave…”!

Të njejtin presion në adresë të qeverisë së Kosovës, për themelimin e Asociacionit e kemi dëgjuar në vazhdimësi edhe nga diplomatët amerikanë: Hill – Escobar dhe atyre europianë; Lajçak – Borell, të cilëve në ditët kur u shtuar barikadat dhe krismat e bandave kriminale në veri, nuk iu dëgjua zëri!

Dhe së fundmi në këtë pikë Xhavit Halit – Zekës mund t’i them se, nëse Republika e shpallur më 17.02.2008 nga Pakoja e Ahtisarit, (e cila në substancë nuk ka lidhje me gjakun e derdhur të K-dant Adem Jasharit), bëhet edhe me Zajednicë, atëherë kjo republikë do të shndërrohet në prapanicë të strukturave kriminale në Mitrovicë!

Një ilustrim!

Edhe Republika Serbe me 49 % territor në Bosnje e Hercegovinë (BeH), zanafillën e kishte te Asociacioni (Zajednica) e disa komunave me shumicë serbe, e cila si e tillë u shpallë më 26 prill 1991. Ndërkaq me Marrëveshjen e Dejtonit që u arritë në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995, dhe e cila u nënshkrua nga presidenti i BeH, Alija Izetbegoviç, presidenti i Kroacisë, Franjo Tuxhman dhe presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, më 14 dhjetor 1995 në Pallatin Elysee në Paris, Republika Serbe u pranua ndërkombëtarisht në kuadër të BeH.

PIKA E DYTË

2. Me marrëveshjet ndërkombëtare që u finalizuan me Pakon e Ahtisarit (e cila nga prilli 2008 u shndërrua në Kushtetutë) ashtu siç thotë Xhavit Haliti “gjuha serbe me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe” janë të “barabartë në gjithë territorin e Kosovës” si dhe serbëve u “njihet e drejta e 40 Kishave dhe Manastireve që të kenë territorin e garantuar të tyre dhe pronat e tyre”.

ZAJEDNICA, KISHAT DHE MANASTIRET SI “MINISHTETE SERBE”!

Xhavit Haliti flet me lehtësi dhe bëhet sikur nuk e dinë se këto 40 Kisha dhe Manastire tashmë janë shndërruar në “minishtete serbe” brenda republikës së Ahtisarit, të cilat selinë qëndrore e kanë në Beograd. Dhe bashkë me Zajednica paraqesin rrezikun më të madh për integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike ahtisariane.

Në vijim ju ftojë të shikoni e dëgjoni videon: “Rreziku nga ‘Zajednica’ dhe ’44 minishtetet serbe”

https://fb.watch/hC1pVhkXtQ/

***

https://www.youtube.com/watch?v=86nCaOOYVMc

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura