STOP PROJEKTEVE KUNDËRKOMBËTARE!

STOP PROJEKTEVE KUNDËRKOMBËTARE!

Reagim me shkas

Nga: Ing. Abdullah Begolli & Ing. Xhafer Murseli

• Stop projekteve kundërkombëtare !

• Stop gjeneratorëve të erës në Shalë- Kaqanoll !

Që në fillim:

• Reagimi është paksa i gjatë, por të nxjerrësh qindra miliona (€) nga hambari i popullit, në emër të investimit për të por për të keqen e tijë, nuk munden të arsyetohet me pak fjalë apo rreshta.

Energjia është dritë është jetë, pa te jeta është e pamundur.

• Ta fusish ujin e fshatit nëpër gypa në emër të të mirës për popullin e fshatin ta leshë pa ujë !

• Të vendosësh gjeneratorë mbi oborret e shtëpive dhe fshatrat prapë pa rrymë pa rrugë,…

Vetëm investim për popullin nuk munden të quhen këto !

• Pse po reagojmë:

Po flitet se në fshatin Kaqanoll – Shalë e Mitrovicës (Bajgorës), dikush po donë të ngris të dytin park energjetik të erës me rreth 20 gjeneratorë !

Mos e le miun të kaloi nëper musteqe se e mëson udhën thotë populli.

Ua kanë lënë embël mashtrimet prandaj dojnë ti vazhdojnë me “projekte” të ngjashme.

• Në fillim një sqarim:

Përgjithësishtë, për secilin projekt publik që dikush donë ta realizojë, duhet dijtur sa vijon :

1. Çfarë do të ndërtohet, ku, kur nga kush?

2. Mbi bazën e cilit projekt?

3. Nga kush dhe kur është bërë projekti, sa ka kushtuar ai dhe nga kush është paguar?

4. Kush është investitori, sa kushton i gjithë investimi, nga vijnë mjetet, me çfarë kushtesh dhe cili është plani konkret i kthimit të tyre, nëse janë kredi apo të tjera ?

5. Nëse investitor nuk është shteti i Kosovës, cilat janë obligimet e investitorit ndaj shtetit të Kosovës, ndaj fshatit në përgjithësi dhe obligimet e këtyre ndaj investitorit ?

6. Kush e ka dhëne lejën e ngritjës ?

7. Cila do të jetë fuqia elektrike në këtë rast ?

8. Për ҫfarë lloji gjeneratorësh bëhet fjalë dhe nga cili prodhues

9. Sa do të jenë humbjet energjetike dhe mundësia e shfrytëzimit të energjisë?

10. Cila do të jetë shkalla e shfrytëzimit, dhe për sa vite parashihet shpagimi i investimit nga energjia që del nga ta ?

11. Cili do të jetë çmimi i rrymës që duhet të paguaj populli, do të jetë më i ultë ngase energjia e erës është falas, apo më i lartë ?

12. Dhe nëse ҫmimi ngritet, përse duhet ngritur parku energjetik i erës ?!

13. Pasi të jetë bërë përzgjedhja e ngritësit të parkut energjetik, opinioni duhet të informohet:

14. Kush u zgjodh, ku, kur dhe nga kush u zgjodh? Kush ishin konkurentët, cilat ishin çmimet? pse u zgjodh ai që u zgjodh dhe cili është çmimi ?

15. Kur fillon dhe përfundon ngritja e parkut?

16. Cili do të jetë përfitimi i Kosovës në këtë rast, përfitimi i fshatit, cilat janë pasojat dhe kush i bartë ato ?

17. Si do të bëhet shpagimi i pronave dhe dëmi i shkaktuar fshatarëve nga zhurma ?

18. Sa është afatshërbimi i tyre kush do ta bëjë mirëmbajtjën, demontimin pas afatshërbimit dhe në cilin vit ?

19. Cilat janë garancionet dhe detyrimet e ngritësit të parkut?

Këto dhe shumë kushte të tjera i dikton investitori kryesor, në këtë rast Kosova, pasi parku ngritet në teritorin e saj dhe shfrytëzon burimin e saja të energjisë ?

Po ashtu, këto dhe shumë pyetje të tjera duhen të marrin përgjigje të sakta, të plota dhe kompetente, sepse populli duhet të dijë dhe të vendosë për ose kundër.

Derisa këto të dhëna elementare nuk ekzistojnë, apo ekzistojnë por nuk janë të njohura për opinionin ku mendohet të ngritët parku energjetik në këtë rast, atëherë kjo nismë ngado që e ka burimin, duhet të shpallet ilegale që ka për qëllim fitimin e dikujt me bazë mashtrimin e popullit dhe duhet gjithësesi ndërhyrja e shtetit për ndaljën e të keqës.

• Dhe neve po reagojm sepse :

1. Jemi nga këto fshatra dhe jemi njohës të kësaj fushë

2. Sepse ishim njëherit organizatorët kryesorë të konferencës gjithëkombëtare mbi energjinë dhe burimet minerare në gjeografinë shqiptare të mbajtur në Prishtinë në Maj të këtij viti shih logon:

Prandaj e ndjejmë për obligim profesional, njerëzor dhe kombëtar të reagojmën dhe ti tregojmë popullit që na përcjell dhe dëgjon, se këto projekte kështu dhe këso fare, janë për të keqën e tij, ashtu sikurse u tregua edhe në konferencë me shifra dhe fakte, se ҫka është e mirë dhe ҫka është e keqe për popullin, me qëllimin bazë, që populli ynë, e posaqërishtë gjeneratat e reja, të njihen me begatitë dhe mundësistë e vendit dhe të mos e braktisin atë.

Nga kumtesat e shumta të paraqitura në konferencë nga e gjithë gjeografia jonë kombëtare dhe emigracioni deri në SHBA, Kanada etj, u trajtuan fushat më strategjike kombëtare-burimet energjetike dhe minerare.

Trajtim të posaqëm patën edhe burimet e energjisë së ripërtërishme, shfrytëzimi i të cilave bazuar në ҫmimin e lartë investiv, vështirë të jetë i përballueshëm, kjo posaqërishtë për vendin tonë në përgjithësi, për shkak të nivelit shumë të ultë të zhvillimit që e kanë sjellur politikat kundërkombëtare.

Meqë gjeneratorët e erës janë edhe shkak i këtij reagimi, e cekim këtu se edhe këta, patën trajtim të veqantë në konferencë.

Sikurse shkencërishtë dhe teknikishtë është e vërtetuar, u tha edhe në konferencë, se gjeneratorët fushorë të erës, kanë shfrytzueshmëri rreth 15-20% nga fuqia instaluese.

Mbi këtë bazë, ata nuk munden kurrsesi që me energjinë e përfituar nga era ti mbulojnë shpenzimet e investimit, por duhen ndërhyrje tjera nga shteti që nga gjepi i POPULLIT ti mbulojë ato shpenzime.

Shembull konkret trajtimi ishin gjeneratorët e ërës në Shalë të Mitrovicës-Bajgorës të lëshuar në punë para rreth një viti, e që sikurse del nga analizat, ata gjeneratorë në fund të kohes së shërbimit, e që është rret 20 vjet, do të sjellin humbje të paktën dhjetëra miliona(€).

Më tepër rreth gjeneratorëve në pergjithësi dhe këtyre në shalë në veqanti, ekonomicitetit të tyre, të interesuarit mund të lexojnë në analizën publike gjithëpërfshirëse rreth 50 faqëshe të bëre nga Ing.Abdullah Begolli në Janar 2021:

• Një gjë që duhet të dihet:

Sa më tepër që investohet në gjeneratorë të erës apo fotovoltaik fushorë, ҫmimi i energjisë rritet.

Kjo rritje vjen si shkak i mbulimit të humbjeve që shkaktojnë investimet në këto fusha dhe është xhepi i popullit që i paguan të gjitha me faturat e ҫmimit të rritur të energjisë.

Në vendin tonë në përgjithësi dhe në Kosovë në veqanti mundet të ketë rritje simbolike të ҫmimit të energjisë por jo rritje enorme, kjo për faktin sepse te ne, burimi i energjisë – qymyri, nafta , gazi janë pasuri e popullit dhe ato i kemi FALAS dhuratë nga natyra.

Është cekur në shumë e shumë publikime edhe në konferencë se arsyetimet klimatike janë baza e mashtrimit dhe këtë e tregoi edhe konferenca mbarëbotërore që i përfundoi punimet para pak ditësh në Egjypt, shih foton me spjegim në vazhdim:

Me një fjalë derisa nuk i mbulojnë shpenzimet e investimit, këta gjeneratorë janë e keqe shtetrore dhe e keqe e fshatit në rastin konkret.

• E keqe shtetrore- sepse shteti duhet ta detyroj popullin që ti mbulojë shpenzimet e investimit sepse me energjinë e fituar ata nuk i mbulojnë dot.

• E keqe e fshatit – ngase rrethimi i fshatit me këta gjenerator do ta paralizonte jetën në fshat edhe ashtu të vështirë për shkak të mungesës së rrugës, rrymës dhe infrastrukturës më elementare.

• Ky paralizim i jetës në fshat, do të vinte nga zhurma e pandërprerë e tyre dhe shkretimi i tokave të cilat janë burim i vetëm jetese i fshatarëve.

Në konferencë derisa ajo ishte publike dhe e paralajmëruar muaj më heret se që është mbajtur, ishte rasti për ҫdokend ti shpalosi dhe argumentoj njohuritë e veta lidhur me këto fusha të energjisë dhe dobia e tyre për vendin.

Por jo, janë mshefur si minjët nëpër biruca sepse nuk kanë pasur guxim të vijnë aty ku peshohet fjala shkencore dhe kanë dalur tani nga birucat dhe i mashtrojnë fshatarët veq e veq me ndonjë lek, që të munden ta qojnë përpara këtë projekt thellësishtë kundërkombëtar por në interesa të “bucit dhe të kucit”, por jo të popullit dhe vendit tonë.

Derisa jemi këtu, është bërë si dukuri mashtruese ndër ne se po investon kjo kompani, ky shtet ky institucion etj, në këtë apo atë fushë të energjisë etj, e që janë gënjeshtra të kulluara.

Kjo për faktin se të gjithë gjoja investimin që do ta bëje dikush do ta paguaj populli ynë dhe ate shumëfish më tepër.

Prandaj këta gjoja investitorë, janë aq dorëshlirë të premtojnë para ku të munden derisa ta realizojnë qëllimin e tyre, ngase paratë e investuara dhe shumëherë të rritura, i kanë të sigurta nga Kosova në këtë rast- më shkurt nga gjepi i popullit me faturat e qmimit të rritur të energjisë sikurse u cekë edhe më parë.

Por fatkeqësishtë konferenca u bojkotua nga politika gjithëkombëtare sikurse u injorua edhe resoluta e dalur nga ajo dërguar politikave kryesore udhëheqëse gjithëshqiptare.

U bojkotua konferenca dhe u injorua rezoluta sepse udhëheqjet gjithëshqiptare të “demokracisë”, ka rmbi 30 vite që i kanë hypur sipër popullit që po e ndjekun nga vendi dhe vendin po e shkatërrojnë me lloj lloj projektesh kundërkombëtare!

Normalishtë që udhëheqjet e tilla nuk e kanë guximin ta dëgjojnë të vërtetën e thënë me argumente shkencore.

Ata shkojnë gjithkund kur është fjala per të ngrënë, për të pirë dhe bërë fotografi reklamuese, derisa konferenca e 21 Majit, e organizuar dhe e financuar nga vetë ne, nuk i ftonte për të ngrëne por për tu ballafaquar me të vërtetën dhe mundësitë e vendit tonë.

Për më keq, nuk na u lejua mundësia që konferenca të mbahej në lokalet universitare ku kumtesat e konferencës veqanërishtë ishin domethënëse për rininë studentore.

Shtrohet pyetja:

• Pse këto projekte bash në Shalën heroike të Isa Boletinit emrin e të cilit e mbanë Universiteti i Mitrovicës dhe kush qëndron pas tyre ?

• Shala e Mitrovicës (Bajgorës), me rreth 40 fshatra, ishte dhe mbetet ndër trevat më karakteristike në gjeografinë tonë kombetare për disa arsye:

1. Pozita gjeostrategjike me një lartesi mbidetare mbi 1000 m

2. Me popullsi 100 shqiptare dhe në kufi me Serbinë

3. Me minjerën e Stantërgut në zemër të saj, minjerë kjo më e njohura në Europë e më gjerë për plumbi, zink, ari, argjend dhe e shumë mineraleve tjera, që deri para pak vitesh, vetëm kjo minjerë punësonte rreth 5000 punëtorë kryesishtë shaljanë dhe ishte baza kryesore e kombinatit Trepҫa me 22000 të punësuar.

Derisa tani, si shkak i mospajtimit dhe i kundërshtimit të serbisë punon vetëmsa për t’mos e mbuluar uji nëntokesorë.

Shkak i pozites kodrinore malore, kjo trevë e ruajti autoktoninë shqiptare si asnjë teritor tjetër i gjeografisë sonë kombëtare, për 500 vjet nën pushtimet turke dhe mbi 100 vjetë ato serbo-sllave.

Por shkak i pozitës dhe i mosnënshtrimit ndaj pushtuesve, kjo trevë mbeti e pazhvilluar, pa rrugë, pa rrymë dhe infrastrukturë tjetër.

Heroizmat dhe qëndresa e shaljanëve gjatë gjithë historisë dihen nga të gjithë.

Iu gëzuan me arsye shaljanët pushteteteve të reja të pas luftës së udhëhequr nga UҪK.

Por u zhgënjyen keq, saqë në mungesë të projekteve zhvillimore që i duhen kesaj treve sidomos ato blegtorale dhe turistike, shala në shumicë është zbrazur.

Disa projekte me bazë përfitimin e energjisë nga uji dhe era që nga grupe të interesit u realizuan në Shalë, jo që e ndihmuan popullatën shaljane, por përkundrazi e larguan edhe më tepër duke shpronësuar shaljanët nga pronat e tyre të përbashkëta me emra të sajuar si p.sh.pronarësh japonez etj.

Kjo formulë e largimit të popullit, duke i lënë fshatrat pa ujë, pa tokë, pa rrugë, pa rryme,… pa mundësi elementare jetese, ka kohë që ka lëshuar rrenjë në mbarë gjeografinë tonë kombëtare duke shitur gjithҫka kombëtare deri edhe ujin e pijshëm me tuba nëndetar Italisë sikurse po qarkullojnë informata gjithandej, thua se pak ju duk falja e gazit, naftës, detit, tokës dhe burimeve minerare, tani edhe ujin e pijshëm!!!

Të gjitha këto “projekte” ose e kanë bazën në organet kompetente shtetërore ose janë të pëkrahura nga to dhe ate me qëllimin e vetëm, që populli të mos ketë mundësi jetese në vendin e vet dhe të largohët.

Tani shqiptaria ka mbetur vetëm me të moshuar !.

Shihni në fotot në vazhdim disa projekte të tilla në fshatin Selac, në kodrat e kreshtbardhës mbi Kaqanoll, Bajgorë Orrzhanë etj.

• Kush qëndron pas të gjithë këtyre “projekteve” ?!

Nuk është detyrë e jona të hulumtojmë se kush qëndron pas këtyre projekteve, këtë punë duhet ta bëjnë institucionet përgjegjëse të vendit.

Por ajo që flitet dhe dihet është se i tërë lëmshi mbështillet dhe ҫ’mbështillet rreth firmës turke KEDS – si pronare e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në Kosovë me levat e saja ndër ne, të cilat e kyqin në rrjetë dhe i blejnë rrymën kujtë të dojnë e në këtë rast e blejnë rrymën nga gjeneratorët e erës që mes ndërmjetësve e kanë organizuar vetë ngritjen e tyre për interesa të veta, e që pastaj atë rrymë me qmime të ngritura ua shesin popullit të Kosovës.

Tashmë sikurse po qarkullojnë fjalët, ky rrjetë organizimi, kanë shpërndarë emisarët e vet në terë Kosovën që ju ofrojnë fshatarëve marrjen e tokave me qera për vendosje të gjeneratorëve të erës dhe të fotovoltaikëve, dukuri kjo që e pamundëson ende jetesën në Kosovë, derisa fotovoltaikët fushorë nëpër toka pjellore për shkak të rendimentit tepër të ultë rreth 10%, në të gjithë europën janë të ndaluar.

• Si qenkan zhvilluar ngjarjet deri këtu ?!

a) – Flitet se ky rrjetë organizativ po kontaktojnë individualisht familje dhe individ-pronar tokash në këto anë, të cilët po tentojnë ti përfitojnë ashtu që që pronat private të tyre ti tjetërsojnë në dobi të “kompanisë” që do ta ngrisë parkun energjetikë, duke i autorizuar disa ndërmjetësues (emisarë), të cilët janë duke i udhëzuar fshatarët e Kaqanollit në pronat e të cilëve bien gjeneratorët, t‘ua ndrrojnë destinacionin dhe ti shndërrojnë pronat e tyre nga toka bujqësore në toka ndërtimore, gjithashtu, njësoj të veprohet edhe me ato prona të cilat gjendën në komunën fqinje të Podujevës.

Derisa jemi këtu, i’u bëjmë thirrje kompetentëve të dy komunave Mitrovicë dhe Podujevë, që të hjekin dorë nga këto veprime jo ligjore dhe t’iu ndërpresin rrugën bandave të tilla sikurse ju ndërpreu para dy vitesh kryetari i Podujevës Shpëtim Bulliqi kur donin që lumin e fshatit Kaqanoll që pastaj rrjedh nëpër disa fshatra të Podujevës ta fusnin në gypa dhe ta
paralizonin jetën në ato fshatra.

• Sçarim për pronarët e tokave të fshatit Kaqanoll.

Këto prona të përbashkëta publike, aq sa flitet, janë privatizuar me çmim prej 0.40 deri në 0.95 cent arin, tani kjo siperfaqe e privatizuar është në pronësi të njerëzve të panjohur dhe te grupeve të interesit të cilët po përfitojnë në kurriz të popullit.

Fshati kaqanoll ka siperfaqe kadastrale rreth 3500 hektarë tokë, prej tyre 2500 hektarë janë bujqësore dhe janë prona private, ndërsa 1000 hektarë pronë publike e përbashkët fshatit Kaqanoll.

Përballë këtyre tentimeve qëllimkëqija, pronarët e tokave, duhet të qëndrojnë të bashkuar, ti njoftojnë organet kompetente për këto zhvillime dhe nuk duhet që për interesa të hueja ti hyjnë kësaj aventure duke shkaktuar probleme në mes veti duke e vështirësuar edhe më tepër jetën në fshat gati tërësishtë të braktisur dhe se duhet ta dijnë një gjë elementare:

1. Duhet ti ipet përparësi zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në fshat dhe gjithandej në Shalë sikuirse ka qenë vazhdimishtë dhe mos të lejojmë të shkatërrohen tokat nga grupet e interesit.

2. Secili pronar toke në Kaqanoll apo gjetiu, ka të drejtë të pamohueshme, që në pronën e vetë, të ngrisë apo ndërtoj ҫkado që ati i duhet apo ka interes derisa nuk e pengon fqiun e afërt apo edhe te largët.

3. Asnjë pronarë i tokës nuk mund të lejoj vendosjen e gjeneratorëve në tokën e vet duke e cenuar të drejtën pronësore të pronave përrreth.

4. Por nga momenti që i pengon të tjerët, sikurse është rasti me gjeneratorët e erës që e pamundësojnë jetën në të tërë fshatin Kaqanoll e edhe në disa fshatr fqinje sikurse Dobratini me zhurmën për vite të tëra, nuk ka as të drejtë ligjore, as morale, as njerëzore të vendos diҫka pa pëlqimin e të gjithë fshatit në këtë rast sepse këtu llogaritet dëmi që ju shkaktohet të tjerëve e jo përfitimi individual.

Gjeneratorët e shfrytëzojnë fuqinë e erës (ajërit), e jo të tokës dhe ajri është i përbashkët për
të gjithë nga tundja e të cilit pëson i tëre fshati dhe më gjerë.

5. Fundja duhet përfituar nga përvoja e keqe e fshatrave fqinjë Bajgorë, Selac etj, ku për shkaqe të ngjashme me gjeneratorët e erës futjen e ujit nëpër gypa etj, është vështirsuar jeta e fshatarëve atje dhe shumë nga ta sikurse dëgjohët, kane ngritur padi gjyqsore për dëmet e medha që u janë shkaktuar.

Prite punën pa u bë se kur bëhet mos bë zë thotë populli.

Prandaj, duke ju bërë thirrje kaqanollasëve sot, ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhën, ti bashkojnë zemrat dhe mendjet drejt interesit të përbashkët e t’mos bien pre e interesave të ulta individuale dhe grupore që janë përhapur aq shumë ndër ne e të prishën deri te më e keqja me njeri tjetrin, por ta shohin interesin e përgjithshëm, e ai është, refuzimi me vendosmëri i këtij dhe i secilit projekt kundërkombëtar që qëllim të fundit e kanë pamundësimin e jetës nëpër fshatra dhe largimin përfundimtar të shqiptarëve nga vatrat e veta shekullore.

• Ku ishte politika dje dhe ku është sot që nuk i shohin këto marifete që pa lejën e tyre as nuk munden të ndodhin sepse është Kosova që e mer obligimin e financimit të tyre nga hambari dhe xhepi i popullit.

Apo nuk i shohin politikat se janë të zëna me tabelat e automjeteve dhe nuk i shohin as edhe kamionët transportues nga Serbia që e mbushin jo vetëm Kosovën me mall derisa popullin e kanë vurë në gjumë, i kanë detyruar emigrimin dhe nuk prodhojmë as për vete edhe pse vendi ynë i disponon të gjitha mundësitë natyrore dhe njerëzore si rrallë ndonjë vend tjetër.

Me një fjalë, nuk kanë të ndalur “projektet” e tilla kundërkombëtare, që nuk ofrojnë qoftë edhe një të mirë për popullin, nuk ofrojnë vende pune, përkundrazi e pamundësojnë jetën e popullit në vendin e vetë, e pamundësojnë punën në arën apo livadhin e vetë, e zhysin në borgje të vazhdueshme dhe nuk i lënë mundësi tjetër veq largimit nga vendi, largim që s’ka të ndalur edhe me qeverinë e shpresës udhëhequr nga Albin Kurti !

Nuk e dijmë: i dinë apo si dinë personalishtë Albin Kurti këto zhvillime, por meqë po ndodhin, e keqja është e njëjtë i dijti apo si dijti ai derisa sektorët përkatës të qeverisë së tij duhet ti dijnë ngase pa lejën e tyre as nuk mund të ndodhin.

Nuk është e kuptueshme pse qeveritë e vendit, ato të kaluara apo kjo e tanishmja, nuk i marin vetë përsipër këto projekte meqë janë publike dhe ti trajtojnë në përpjesëtim me interesin kombëtar që paraqesin, por i lënë në duar të panjohura, që në rastin më të mirë janë vegla të dreqit e të të birit por kurrën e kurrës në interes të vendit dhe popullit.

Dhe nuk ka spjegim tjetër kjo neglizhencë e politikës udhëheqëse, veq asaj që ose janë palë
me grupet e interesit që po e shkretojnë vendin ose janë të friguar nga to.

• Ku është intelegjenca, akademitë e shkencave etj,. që nuk i analizojnë këto projekte?!

Politika shqiptare në përgjithësi dhe e Kosovës në veqanti, duhet ti ndërpresin njëherë e përgjithmonë lojërat mashtruese me popullin, duke bërë fotografi FALLCE në përvjetorë festash kombëtare pa asnjë vendim me vlerë nga ato takime të përbashkëta, por ti kthehen bashkëpunimit ndërvllazëror, ashtu edhe ҫfar në të vërtetë jemi, të fillojnë më në fund nga e mbara duke kërkuar dhe këmbngulur që të ҫfuqizohet rezoluta 1244 që Kosovën po e mbanë pengë të serbisë, e mos të bëjnë gara se kush më tepër po i shërben anmikut të përbashkët.

Nëse edhe pas këtij reagimi vazhdohet me jetësimin e këtij projekti, do ti bëjmë publik edhe emrat e shtyrësve dhe të përkrahësve të këtyre projekteve serbe që kanë per qëllim mbulimin e shqiptarëve me borgje dhe largimin nga vendi.

Lufta nuk u bë për ta larguar popullin nga vendi por për ta zhvilluar dhe përparuar atë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura