STRATEGJIA KOMBЁTARE E POPULLIT SHQIPTAR (7)
Nga Sulejman Abazi NESHAJ – Tiranë, nëntor 2021
KAPITULLI I VI
Kuvendi Kombëtar, drejt aktit juridik të bashkimit kombëtar
Kreu 87 – Populli shqiptar ka historinë e tij të shkruar me gjakun e dëshmorëve të kombit. Vepra e tyre është monumenti i artë dhe guri i themelit në Altarin e Lirisë së Kombit Shqiptar. Përvoja luftarake e traditës dhe vlerave historike, plotëson kushtet për rikthimin e motivit kombëtar në forcë veprimi, drejt bashkimit kombëtar. Përgjegjësitë dhe misioni janë produkt i traditës historike të popullit, në mënyrën sesi ai diti të mbronte në mbijetesë ekzistencën dhe interesat kombëtare.
Populli shqiptar duhet të marrë në dorë fatin e tij për plotësimin e aspiratës shekullore drejt bashkimit kombëtar. Çështja e bashkimit kombëtar në kushte të reja, nuk është një fantazi, dogmë apo utopi, por një çështje jetike e shtruar për zgjidhje, e mundëshme për t’u realizuar.
Strategjia Kombëtare dhe Kuvendi Kombëtar sëbashku me shtetet shqiptare, janë institucionet juridike që mund të shpallin misionin e kauzës shqiptare në jetën mbarëkombëtar dhe atë ndërkombëtare, drejt zgjidhjeve të pranueshme për perspektivën e shtetit – komb.
Përgjegjësitë historike dhe misioni i tyre, duhet të ushtrohen në mbështetjen e konceptit bazë të luftës pa kompromis kundër marrëveshjeve dhe qëndrimeve antishqiptare, deri në bashkimin e plotë të trojeve shqiptare në shtetin – komb, kombin – shtet, drejt lirisë, pavarësisë kombëtare, sigurisë dhe stabilitetit politik në rajon.
Nismat patriotike nuk mund të synojnë drejt tendencave të bashkimit të trojeve shqiptare sepse kjo do të ishte e pamundur, por ato kanë në dorë të organizohen për të rritur fuqinë morale të popullit shqiptar, rritjen e besimit në një kauzë të madhe, duke analizuar, ndihmuar, denoncuar dhe kontribuar në bërjen e radiografisë së klasës politike shqiptare kudo ku ajo vepron, me një matricë të saktë mbi pozitivitetin dhe dobësitë e saj.
Të shmangim me mençuri dhe maturi procesin tradicional të vetëasgjësimit ideor, duke iu drejtuar tri drejtimeve kryesore: rekomandimeve për vendosjen e balancimeve politike brenda faktorit shqiptar për ta përfshirë atë në procesin e bashkimit kombëtar; denoncimin e procesit të ngrirjes së procesit për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës; denoncimin e demagogjisë dhe formalizmit të reformave politiko – sociale dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut etj.
Kreu 88 – Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës janë bazamenti i rrugës drejt integrimit dhe shkrirjes gjithëshqiptare në interes të bashkimit kombëtar. Tradita kanunore e kushtetuese në kushte dhe rrethana të reja, mund të pranojë kauzën kombëtare si lidhje e të shkuarës, të sotmes dhe të ardhmes në forcimin e rolit të shteteve shqiptare drejt saj.
Vlerësimi i akteve juridike me vlera strategjike shfaqet si nevojë jetike, si detyrim i politikës, patriotizmit dhe gjeneratave të reja për ta bashkuar kombin. Roli i shteteve shqiptare si njësi gjeografike, politike, shtetërore dhe administrative të njohura ndërkombëtarisht mbështete tek populli shqiptar, institucionet e tij përfaqësuese, inteligjenca, rinia, qendrat e veprimit kombëtar, ku pa dyshim rolin kryesor duhet ta luajë Republika e Shqipërisë.
Shtetet shqiptare duhet të mbështesin mbajtjen e Kongresit Kombëtar për të legjitimuar ndërkombëtarisht çështjen kombëtare. Mbështetja mbyll hapësirat e pretendimeve të shteteve fqinje. Ky organizim është mision fisnik, që buron nga vullneti i popullit dhe politikës, edhe pse kjo e fundit nuk përfaqëson shpirtin patriotik shqiptar.
Kombi dhe Shqipëria do t’ua dinë për nder njerëzve të mirë, që kanë venë në shërbim të çështjes kombëtare vullnetin, mençurinë, energjitë dhe sakrificën e tyre. Strategjia dhe Kuvendi kanë nevojë për ideatorët e zgjidhjes së çështjes kombëtare.

Kreu 89 – Objekti kryesor i analizës mund të jetë fakti sesi punon politikisht klasa politike shqiptare në interes të integrimit gjithëshqiptar dhe bashkimit kombëtar. Një analizë e tillë me përfundime të qarta dhe të argumentuara shkencërisht do të jetë tronditëse për opinionin shqiptar dhe një ndihmesë e madhe për të qartësuar vlerat e marrëdhënieve të politikës me aleatët strategjik dhe të natyrshëm të kombit shqiptar.
Situata komplekse e mbështetur mbi këtë analizë, meriton t’i bëhet me dije Departamentit të Shtetit dhe institucioneve politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.
Suksesi i Kuvendit Kombëtar do të duhej të mbështetej nga qeveritë shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë. Fatkeqësisht institucionet politike shqiptare nuk janë të interesuara për nisma të tilla me karakter kombëtar. Politika shqiptare luan me çështjen kombëtare vetëm kur e shikon veten të rrezikuar nga përbuzja masive e opinionit shqiptar.
Ajo e ka zëvendësuar këtë formalisht me Samitet e Diasporës, të cilat përvec propogandës nuk kanë asgjë të përbashkët me rrugëzgjidhjet e çështjes kombëtare. Kjo dukuri ka vepruar në rastet kur politika ka ndërmarrë hapa jashtë fuqisë së gjeopolitikës shqiptare, duke kërkuar mbështetjen e shteteve ballkanike, si në rastin e nismës mbi “Minishengenin Ballkanik” apo “Ballkanin e Hapur”. Këto nisma nuk mund të tejkalojnë fuqitë reale të shteteve shqiptare dhe patriotizmit, pa llogaritur dhe marrë në vlerësim qëndrimin e aleatëve strategjikë.
Kjo do të justifikonte politikën në Republikën e Kosovës mbi vizionin e saj në rritjen e legjitimitetit për forcimin e Forcave të Armatosura dhe ekonomisë, të cilat sëbashku me qeverisjen e mirë do të përfaqësojnë pavarësinë e vërtetë të Kosovës. Një drejtim strategjik, i cili mund të realizohet me mbështetjen ekonomike dhe financiare amerikane, me ekspertë, analistë, specialistë të fushës së sigurisë dhe investitorë të fuqishëm, duke krijuar kushte për investimet amerikane.
Kjo do të justifikonte politikën në Republikën e Shqipërisë për forcimin e Forcave të Armatosura në kuadrin e NATO dhe krijimin e kushteve të favorshme për thithjen e investimeve me mbështetjen e Diaspores dhe të Emigracionit shqiptar, sipas nismës politike të lobit shqiptaro – amerikan të nisur nga përfaqësuesi i saj Wlliam Uolkers. Investimet amerikane sipas kësaj nisme, veçanërisht në sektorin e energjitikës, do të krijonin mundësi reale të rrjetit të përbashkët, shkëputjes së Kosovës nga varësia energjitike e Serbisë dhe rritjes së pavarësisë kombëtare. Nësë zbulohen dhe plafifikohen përgjegjësi të tilla shtetërore, kjo i shërben në perspektivë rrugës së integrimit gjithëshqiptar dhe bashkimit kombëtar.
Në Rezolutën bazë të Kuvendit Kombëtar mund të mbahet parasysh një kriter metodik i ndarjes së problemeve, duke specifikuar ato çështje që i takojnë për dijeni faktorit dhe institucioneve ndërkombëtar dhe çështjet që u takojnë politikës dhe institucioneve politike shqiptare (Parlamenteve, Presidencave dhe Qeverive), kudo ku ato ushtrojnë pushtetin e tyre.
Në këto rezoluta mund të trajtojet kritika për faktorin ndërkombëtar, i cili e ka lënë çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga OKB në mes të rrugës. Ai vazhdon të përkëdhelë shtetin e Serbisë, duke e ditur që orientimi i saj euroatlantik është i dyshimtë. Kuvendi duhet të denoncojë faktin që ky proces njohje ka ngrirë dhe faktori ndërkombëtar nuk gjen forca dhe mundësi për ta ç’bllokuar situatën e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. BE ka përgjegjësinë e frenimit të problemit të njohjes së Republikës së Kosovës, kur ende 5 shtet antare të saj nuk e njohin shtetin e ri. Është përgjegjësi e fuqive vendimmarrëse ndërkombëtare që ky proces duhet të mbyllet. Situata nuk justifikon dështimin e politikave të BE në raport me trajtimin e krizës shqiptaro – serbe.
Në Rezolutën bazë të Kuvendit Kombëtar mund të parashtrohen kritikat ndaj faktorit ndërkombëtar në vlerësimin e padrejtë të rolit të UÇK në çlirimin e Kosovës, si aleate në terren e koalicionit ushtarak që goditi Serbinë në vitin 1999. Ajo nuk mund të vendosë paralelisht përgjegjësitë individuale me vlerat e përgjithëshme të luftës çlirimtare të mbështetur ndërkombëtarisht kundër regjimit fashist serb të kohës. Kjo propogandë antishqiptare dhe anti – UÇK duhet të ndalet.
Rezoluta drejtuar institucioneve të aleatëve dhe të tjerë, duhet të përmbajë ato elemente që u takojnë atyre, duke i dhënë karakterin e kritikës informative. Çfarë pengesash ka BE në trajtimin e çështjes shqiptare duke i dhënë përkrahje morale Serbisë dhe Rusisë? Në kontekstin e realpolitikës asgjë nuk harrohet. Evropa mban përgjegjësi për shkatërrimin e kombit shqiptar. Nuk mund të harrohet lufta për çlirimin e Kosovës, ku BE nuk e mori seriozisht ndërhyrjen ushtarake të SHBA në kuadrin e NATO kundër Serbisë. Regjimi fashist i Miloshëvicit nuk mund të sprasej dhe të rrëzohej me shantazhet europiane, por me goditjen ushtarake. Kjo do të shërbente në informimin korrekt të institucioneve të BE mbi çështjen e antaësimit të Republikës së Kosovës, të shtetit që monitorohet nga institucione e tyre, i përfshirë në monedhën Euro, i deklaruar në orientimin e tij euroatlantik.
Kuvendi Kombëtar dhe politika shqiptare duhet të mbajë qëndrim ndaj vendeve të BE që nuk e njohin Republikën e Kosovës. Si mundet Sllovakia të mos e njoh Kosovën, kur ajo vetë në mënyrë paqësore u shkëput nga Çekia dhe u bë antare e BE? Kush ia jep të drejtën Sllovakisë, e cila ishte brenda një shteti dhe u nda në mënyrë të lavdërueshme prej tij dhe sot refuzon shtetin e Kosovës, duke përkëdhelur një shtet problematik brenda Europës si Serbia? Çfarë ka populli sllovak kundër popullit shqiptar? Frika e saj nga presioni i shtetit kufitar Rusisë, duhet denoncuar ndërkombëtarisht.
Brenda shteteve të BE që nuk e njohin Republikën e Kosovës, tentohet të mbulohen dobësitë e brendshme etnike që kanë Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania. Problemet brenda territoreve europiane nuk mund të zgjidhen me metodën e mohimit, por vetëm në rrugë demokratike duke u dhënë të drejtat që u takojnë popujve, për t’u dhënë atyre mundësinë të vetëshprehen, të vetëzhvillohen, të afirmojnë vlerat e kulturës dhe të traditës së tyre në interes të integrimit. Kjo do të ishte natyra e vërtetë e integrimit evropian.
Për çdo plagë ka një terapi dhe shërim, por ato nuk mund të ndryshojnë kur brenda BE ka konflikte të hapura midis institucioneve qëndrore dhe shteteve antare. Fuqia vendimmarrës e tyre mungon dhe kjo tashmë është provuar. Është e drejta e institucioneve europiane që të mbajnë qëndrime të tilla, por është edhe e drejta e popullit dhe institucioneve shqiptare për të denoncuar, kur brenda BE nuk ka moral dhe humanizëm, por vetëm fabrikim dhe mbështetje të gënjeshtrave historike.
Kuvendi Kombëtar duhet të analizojë dhe trajtojë realitetin për të mos shkuar drejt kësaj situatë, por të gjithë palët të lëshojnë nga vetja duke respektuar të drejtat e popujve dhe kombeve. Nëse në thelbin e tij probleme të tilla konkrete do të trajtohen me vizion dhe do të mbahen qëndrime të palëkundura në planin kombëtar, atëherë Kuvendi Kombëtar do të jetë i dobishëm për të hedhur një vizion të ri në trajtimin në perspektiv të çështjes shqiptare dhe rrugëzgjidhjeve të saj.
A do të shuhet dëshira e popullit shqiptar për bashkimin e tij kombëtar? Askush nuk e ka në dorë këtë gjë, sepse nuk ka logjikë që ta pranojë një masakër të tillë mbi territoret shqiptare. Ky problem do të mbetet përherë burim i konflikteve brenda territoreve europiane. Në këtë cështje, objekti i Kuvendit Kombëtar duhet të jetë shumë i qartë.

Një problem me shumë dilema
Kreu 90 – Aspirata shekullore për identitet dhe bashkim kombëtar, e ballafaquar me realitetin përballet me dy alternativa; idea e bashkimit kombëtar është një dëshirë e parealizueshme, apo një orientim i gabuar politik në ardhmërinë kombëtare! Përballë tyre sot në psikologjinë dhe qëndrimin politik pak gjëra kanë ndryshuar, madje situata me kokëfortësi shkon ende më keq.
Çështjet e integrimit, shkrirjes dhe bashkimit nuk janë e njejta gjë në kohë dhe hapësirë. Fundi i procesit të shtetit – komb është shkrirja e kombit në një organizëm të vetëm dhe një qëndrim ndaj të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.
Përgjegjësia për dështimet nuk mund të kërkohen larg, por brenda faktorit politik dhe patriotik, duke synuar korrigjimin drejt formave të dobishme të ndryshimit të situatës. Deri në çfarë mase veprojnë kufizat apo kundërshtimet në këtë çështje?
Në thelb Strategjia Kombëtare në hapin e saj të parë, më përpara sesa të programojë rrugët dhe fazat drejt bashkimit kombëtar, e ka të nevojshme të përcaktojë vendin dhe rolin e aleatit strategjik të kombit shqiptar, SHBA në këtë çështje. Pyetja shtrohet e drejtëpërdrejtë: A e mbështet politika amerikane në perspektivë idenë e ndërtimit të shtetit kombëtar shqiptar?
Në respektimin e faktorit kohë dhe faktorëve të tjerë gjeopolitikë, në situatat konkrete nevoja jetike e forcimit të dy shteteve shqiptare, orientimi euroatlantik i Republikës së Kosovës, federalizimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mund të jenë mundësia më e mirë e kontrollit në kohë dhe hapësirë të situatës nga SHBA në territoret shqiptare.
Si fazë kalimtare e ndërmjetme, që përkon me rritjen e fuqisë politike, ushtarake dhe ekonomike të shteteve shqiptare, ndoshta në një kohë tjetër në mënyrë të planifikuar, (dhe kjo kohë nuk do të jetë e largët), orientimi drejt bashkimit kombëtar do të jetë proces i brendshëm i integrimit dhe shkrirjes gjithëshqiptare, (qoftë dhe të shtetit – komb të federalizuar) me mbështetjen amerikane dhe ndërkombëtare.
Kreu 91 – Në mbështetje të kësaj ideje strategjike, mund të parashtrohen disa drejtime që i shërbejnë forcimit të besimit dhe bindjes ndaj aleancave strategjike se ky proces do të ndodh.
Idea e bashkimit kombëtar është në radhë të parë çështje filozofike dhe organizative në zhvillim, e cila në kohë dhe hapësirë kërkon strategji dinamike të zbatueshme. Në mbështetje të aspiratës së popullit shqiptar, veprojnë pika takimi të interesave të përbashkëta brenda interesave amerikane, të cilat janë të lidhura me përmirësimin e situatës së kombit shqiptar.
Interesat kombëtare të popullit shqiptar janë në harmoni me interesat amerikane në rajon. Mbështetja amerikane është konkrete, veçanërisht në fushën e sigurisë. Filozofia kombëtare duhet të ushtrojë ndikimin e saj shumë thjeshtë; politika amerikanë duhet të jetë e informuar se çfarë mund të bëjë faktori shqiptar për kauzën e tij kombëtare.
Kauza e bashkimit kombëtar është një proces i trashëguar nga e kaluara. Paraardhësit e popullit shqiptar kanë qenë të persekutuar nga shtetet fqinje, duke krijuar në shekuj e dekada brenda vetëdijes ndjenjën e hakmarrjes për drejtësi. Akoma në ditët e sotme kjo ndjejnjë është e fuqishme. Politika shqiptare këtë element shpirtëror duhet ta vlerësojë me fuqinë reale, sepse ajo nuk mund të anashkalohet në asnjë rrethanë.
Përshëndetja ndaj ndërhyrjes së SHBA dhe NATO në Kosovë, nuk u karakterizua nga dallime ideologjike. Lufta për çlirimin e Kosovës i zgjoi dhe ringjalli ndjenjat dashamirëse ndaj SHBA, të cilat në periudhën e komunizmit kishin kaluar në plan të dytë jo për shkak të historisë, por të luftës ideologjike dhe politikave të izolimit.Në kundërshtim me propogandën fallco, ndërhyrja ushtarake në Kosovë vetëdijësoi popullin shqiptar mbi rolin jetik të SHBA në këtë ndërhyrje dhe rrezikshmërinë e lartë të agresionit serb mbi trojet shqiptare përmes spastrimit etnik me dhunë dhe gjenocid.
Me këtë rast në vlerësimin e popullit shqiptar, vendimmarrja amerikane gjeti hapësirën e pragmatizmit politik. Vetëm njerëzit e lidhur me interesat personale të politikës vazhdojnë të ushqejnë frymën e antiamerikanizmit, të orientuar sipas influncave politike të jashtme. Nuk është rastësi që sot në nevojën e forcimit të drejtësisë në Shqipëri, mjaft politikanë të lidhur me interesat e tyre politike dhe kriminale shfaqen antiamerikanë.
Situata e pasluftës solli fenomene të reja në praktikën e shkencave politike. Në vetëdijen e popullit shqiptar fryma e nacionalizmit u shfaq dhe mbështet më shumë në spektrin e majtë politik.Pas ngjarjeve të ’97 në Republikën e Shqipërisë dhe përfundimin e luftës në Kosovë, orientimi i vlerësimit amerikan mori kahje tjetër, duke gjetur dhe përkrahur elementet e përbashkëta brenda jetës shqiptare në mbështetje të interesave amerikane në rajon.
Patriotizmi i popullit shqiptar u përfshi në qëndrimin pragmatist të politikës amerikane, duke vlerësuar prej tyre mbështetjen e interesave kombëtare. Ky pragmatizëm reflekton sot në Republikën e Kosovës, duke shmangur në periferi rrymën e djathtë të ndikuar dhe të kapur nga idologjia titiste. Shtyrja ngadalë e të djathtës deri në rinovimin e saj, (si në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës), i ka dhënë më shumë hapësirë alternativës së majtë demokratike, e cila mesa duket po i bashkohet më mirë interesave të pragmatizmit politik amerikan.
Një fenomen i ri politik që ushtron ndikimin e tij mbi balancat politike brenda popullit shqiptar në raport me interesat e SHBA. Kjo mund të sjellë ndryshime pozitive në jetën social – politike të popullit shqiptar në të dy anët e Drinit. Si fenomen i ri politik, është kuptuar se zgjidhja e çështjes kombëtare nuk bën dot pa kontributin e patriotizmit në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Ky problem është zgjidhur gjithashtu në përfaqësimin politik të popullsisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qëndrimet politike pragmatiste nuk duhet të ngatërrohen dhe luftohen për shkak të konformizmit politik me faktorin ndërkombëtar. Në kushtet dhe rrethanat e përputhjes së interesave, kjo strategji funksionon.
Analiza e interesave strategjike merr rëndësi mbi thelbin dhe përmbajtjen e mbështetjes së pushtetit politik nga patriotizmi në Republikën e Kosovës. E nisur në fillimet e saj si një rrymë e re anarkiste, revolucionare në një vend ku nuk kishte kushte për revolucion, ajo u shfaq si forcë reale, e dominuar nga rinia dhe rritje të influencës në popull, duke mos i shpëtuar vlerësimit të politikës amerikane. Në mënyrë pragmatiste dhe në harmoni me interesat amerikane, kjo rrymë politike u soll në pushtet. Kalimi i LDK në minorancë dhe largimi i detyruar nga pushteti 20 vjeçar i PDK (për shkak të pazareve të papautorizuara me Serbinë mbi territoret e çliruara të Kosovës nga SHBA, NATO dhe UÇK), i hapën rrugën mundësive të rinovimit të politikës në Republikën e Kosovës. Pakënaqësitë në rritje tek populli dhe rinia, të mbështetura nga administrata e re amerikane, faktorizuan vullnetin e popullit në drejtimin politik të shtetit.
Ardhja e të majtës patriotike në Republikën e Kosovës nën mbështetjen amerikane dhe gjermane, mund të synojë përmirësimin e situatës politike edhe në Republikën e Shqipërisë. Fenomeni i pastrimit të terrenit politik është i nevojshëm në shtetin shqiptar. Qëndrimi amerikan shfaqet i palëkundur në rrugën e reformave demokratike, të rinovimit të sistemit të drejtësisë dhe të përfaqësimit të vullnetit të popullit në Parlament.
Kreu 92 – Alternativa kombëtare shqiptare sot përputhet me interesat e shtetit amerikan. Në analizën e kontekstit gjeopolitik, SHBA nuk ka një folozofi të vetën për të nxituar apo diktuar mbi nevojën e bashkimit kombëtar të popullit shqiptar, por ajo zbaton një program pragmatist në dobi të plotësimit të interesave të shtetit amerikan.
Këto interesa variojnë brenda një hapësire gjeografike dashamirëse për SHBA. Edhe pse hapësira shqiptare është e vogël, interesat amerikane nuk mund të shmangen ndaj një populli dhe vendi që simpatizon dhe mbështet praninë amerikane në Ballkan.
Kjo hapësirë mikpritëse duhet të vejë në dimensionet e saj natyrale. Për t’u realizuar ky objektiv, SHBA shfaqin vullnetin e tyre në mënyrë bashkëkohore, të shtrirë në kohë dhe hapësirë, duke krijuar mundësitë që populli shqiptar të mund të jetë në perspektivë në shtetin e tij kombëtar.
“Të gjithë shqiptarët në një hapësirë politike”, pa përcaktuar më parë strukturën politike të këtij organizimi. Baza e kësaj filozofie shtron detyrën imediate për Strategjinë Kombëtare dhe Kuvendin, drejt harmonizimit të mundësive shtetërore dhe patritike që çojnë në integrimin dhe shkrirjen gjithëshqiptare.
Ky mund të jetë thelbi pragmatist i filozofisë amerikane; shqiptarët në një shtet mund të jenë me Republikën e Kosovës, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi. SHBA kërkojnë stabilitet politik në trojet shqiptare. Populli dhe politika shqiptare, të orientuar dhe mbështetur në Strategjinë Kombëtare, kanë detyrimin të ndjekin proceset që përshpejtojnë në kohë integrimin dhe shkrirjen gjithëshqiptare.
Jemi në vendin tonë, kemi tokën dhe popullin, por nuk kemi strategjinë tonë, taktikat dhe format e veprimit politik.
Për shkak të pësimeve historike, situata është kthyer në frikë dhe rrezik kombëtar, duke ushqyer mendimin se, “ky vend nuk bëhet më”. Kjo është fatale! Populli shqiptar duhet të shmangë rënien dhe të besojë tek fuqia e tij, të ushqejë edukimin dhe qëndresën me shpejtësi mendimi dhe veprimi, duke kërkuar reformat që i japin liri, me besim tek aleati strategjik SHBA, e cila garanton sigurinë ushtarake të rajonit dhe territoreve me popullsi shqiptare.
KAPITULLI – 7
Fazat e mundshme të realizimit të Bashkimit Kombëtar (Varjant)
Kreu 93 – Parlamentarizmi shqiptar dhe qeverisjet pas Kongresit të Lushnjes, nuk e zgjidhën problemin e çështjes kombëtare. Ajo mbeti pjesë e rëndësishme e politikës kombëtare dhe rajonale, duke u kthyer në pasojë e pashmangshme konfliktesh, sipas interesave të fuqive të mëdha të kohës. Luftrat e fundit në rajonin Ballkanik nuk sollën zgjidhjet politike, duke i lënë problemet të hapura dhe peng të marrëveshjeve dhe vendimmarrjes ndërkombëtare.
Koha në paqe kërkon tejkalimin e situatës dhe rrugëzgjidhje të reja. Çështja kombëtare shqiptare do të zgjidhet sepse ajo do t’u përshtatet interesave kombëtare dhe interesave gjeostrategjike të SHBA, si aleat strategjik. Strategjia Kombëtare nuk e pranon termin “Shqipëri e Madhe”, e cila nuk bën pjesë në fjalorin politik shqiptar. Ky term çubrolviçian meriton ç’montimin shkencor dhe denoncimin.
Ndërtimin e Strategjisë Kombëtare nën nxitjen dhe kujdesin e Kongresit Kombëtar duhet ta marrë përsipër Qendra e Studimeve Strategjike, në bashkërendim me Akademitë e Shkencave Tiranë – Prishtinë, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro – Amerikane në New York, Institutin Albanologjik – Prishtinë, Komandën e Doktrinave dhe Stërvitjes Tiranë – Prishtinë, Qendrat Universitare dhe të kërkimit shkencor, institucionet shtetërore civile dhe ushtarake, Shoqëria Civile, për të kryer planifikimin shkencor të fazave të realizimit të objektivave të saj.
Programi i Veprimit Strategjik mund të përcaktojë tre fazat e rrugës integrimit gjithëshqiptar, procesit të shkrirjes drejt bashkimit kombëtar, duke parashikuar në mënyrë alternative dhe pragmatiste format e veprimit, rrugët, mjetet, fuqinë dhe mbështetjen financiare, elementet e tjerë ndërveprues, të cilat mund të orientojnë institucionet kombëtare dhe shtetërore në plotësimin e objektivave strategjik në harmoni me interesat kombëtare të Popullit Shqiptar.
Kreu 94 – Faza e parë e integrimit dhe shkrirjes gjithëshqiptare drejt bashkimit kombëtar, është një proces i filluar, që dikton vendosjen e raporteve të drejta brenda historisë dhe traditës shqiptare, duke i shërbyer edukimit, mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe vetëdijësimit mbi një proces pajtimi pa kthim në rrugën e shkrirjes së interesave të popullit shqiptar drejt shtetit – komb.
Në këtë fazë veprimi institucionet shqiptare me frymë patriotike dhe organizative, duhet t’i drejtohen mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, si shprehje e vullnetit të lirë të popullit shqiptar për paqe, zhvillim, siguri dhe jetësë në një hapësirë të përbashkët.
Në këtë fazë riorganizimi dhe veprimi në kujtesën e Strategjisë dhe të Kuvendit, është domosdoshmëri të përcillet në realitetin shqiptar kudo fryma e atdhedashurisë dhe e patriotizmit të lartë, duke nxjerrë mësime nga e kaluara. Të shpaloset qartë dhe të pranohet kritika historike, për të korrigjuar sipas një matrice të re organizimin mbarëshqiptar, për t’i shërbyer me vepra rrugës së bashkimit kombëtar. Në këtë fazë riorganizimi në vemendjen e Kongresit mund të jenë:
- Mbështetja tek njerëzit që mund të pasqyrojnë dhe përcjellin frymën e shqiptarizmës tek populli, drejt patriotizmit dhe organizimit patriotik që zgjidh problemet. Të afrohen njerëzit idealistë me integritet moral, që kanë shërbyer çështjes pa shpërblime, pa dallime ideologjike, fetare e krahinore, duke u mbrojtur kundër paragjykimeve, akuzave, shpifjeve, deformimeve të historisë, inskenimeve të qarqeve agjenturore, që i kundërvihen lëvizjes shqiptare.
- Të ndërtohen raporte të drejta fetare përfaqësimi në strukturat organizative të Kuvendit. Gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten. Pajtimi nuk duhet të jetë mbi bazën e përqindjes së përfaqësimit fetar, por mbi aftësitë për të përçuar frymën kombëtare.
- Të sigurohet vullnetarisht mbështetjen financiare me kontribute gjithpërfshirëse. Mbështetja duhet të jetë institucionale, strukturore financiare e kontrolluar. Strukturat e Kuvendit duhet të raportojnë me trasparencë përdorimin e mjeteve financiare. Ato duhet të jenë efektive dhe të përfaqësojnë aksione të shqiptarëve kudo në botë.
- Në organizimin mbarëshqiptar të realizojmë ndryshe nga më parë ripërtritjen dhe pasqyrimin e brezave. Fryma e re do të hap perspektivën e punës për të sotmen dhe për të ardhmen, sepse procesi i bashkimit kombëtar mund të shtrihet në kohë të pacaktuar. Gjithpërfshirja e moshave është domosdoshmëri për vazhdimësinë e procesit. Rinia duhet të përfshihet në strukturat drejtuese. Fidanishtja e çështjes shqiptare duhet të jetë e pashtershme në produktin e saj.
- Kuvendi duhet të ndërtojë marrëdhënie me simotrat në botë, për të kombinuar dhe bashkërenduar informacionin. Duhet të dimë në nivelet me të larta, çfarë mendon bota për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe bashkimin kombëtar, nga lindja dhe perëndimi, qëndrimet dhe opsionet e kancelerive më të mëdha në mbështetjen strategjike, por dhe të armiqve të kombit shqiptar. Të dimë me saktësi cilët janë miqtë, kombet indiferente, armiqtë, sepse ka akoma shtete që janë nën influenca të vjetra.
- Në këtë fazë veprimi Kuvendi duhet të ndërtoj marrëdhënie të drejtëpërdrejta me DASH, Kongresin dhe Senatin. Të mbështetemi tek njerëzit përfaqësues të Lobit Euroatlantik me autoritet funksional dhe ndikim pozitiv në hapjen e rrugëve të mbështetjes së çështjes shqiptare. Kjo duhet bërë në drejtim të Gjermanisë, Anglisë, Italisë, Austrisë, Turqisë, Francës, atje ku ka interesa në mbështetje të kombit shqiptar.
- Në këtë fazë duhet të punohet me kundërshtarët e çështjes kombëtare shqiptare. Mund të mos i bëjmë dot për vete për interesat tona, por kemi nevojë t’u ulum frymën e agresivitetit. Këto ndërhyrje duhet të jenë të specializuara dhe institucionale.
- Në këtë fazë brenda territoreve shqiptare të ushqejmë frymën e komunikimit, jo vetëm me partitë politike por dhe strukturat e shtetit, deri tek Presidentët. Të zhvillohet lobimi me partitë e tjera jashtë pushtetit dhe organizmat civile që kanë vlera, në mënyrë që ato të tërhiqen në mbështetje të bashkimit kombëtar dhe të mos i kundërvihen procesit.
- Të shfrytëzohen potencialet mbështetëse të Organizatave të Ish – Luftëtarëve të UÇK, Ish – Ushtarakëve në Lirim, Organizatat e ish – të Përndjekurve Politikë, përvoja e mirë e Federatës për Paqen Universale (UFP) dhe Zyrës së Misionit Diplomatik për Paqe e Zhvillim (DMPP) me qendër në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të Unionit të Shoqërisë Civile, komunitete me njerëzit e shquar të Artit, Shkencës, Sportit, të cilat kanë në gjirin e tyre qindra veprimtarë me kontribute të çmuara në jetën politiko – shoqërore. Ky kompromis qytetar ofron mbështetje të fuqishme masive dhe ushqen frymën e pajtimit kombëtar.
Është koha të qartësohet mendimi dhe qëndrimi kundër diktatit, kontrollit dhe kundërvënies që kanë sjellë marrëdhëniet e paqëndrueshme të patriotizmit me politikën. Dobia e kompromisit, aleancës dhe bashkëpunimit shmang qëndrimin e dyzuar për t’i parë rrugëzgjidhjet me objektivitet në rrugë pragmatiste.
Roli dhe detyrimi u takon institucioneve shkencore, atdhetare, shoqërisë civile, albanologjisë, arsimit shqiptar, sistemit mediatik, brenda detyrimeve që burojnë nga programet e veprimit të Strategjisë Kombëtare. Objektivat e fazës së parë duhet të inkurajojnë potencialet e kombit, drejt vlerave të identitetit dhe unitetit kombëtar, mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, figurave kombëtare, që i kanë bërë hije çështjes shqiptare.
- Në këtë fazë veprimi, me mbështetjen e aleatëve strategjikë mund të shfrytëzohet maksimalisht rasti i pranimit të Republikës së Shqipërisë në vitin 2022 si antare në Këshillin e Sigurimit të OKB, duke e kthyer situatën e favorshme gjeopolitike në funksion të njohjes ndërkombëtare të sovranitetit të Republikës së Kosovës, si antare e përherëshme e Organizatës së Kombëve të Bashkuara.
- Ky vendim juridik mund të krijojë kushte dhe rrethana gjeopolitike për shfuqizimin e Rezolitës 1244 të KS të OKB dhe Pakos Antisahari, duke i liruar ato nga përgjegjësia ndërkombëtare dhe ngarkesat financiare të aleatëve të kombit shqiptar.
- Kemi në dorë të organizojmë me vullnet të lirë energjitë kombëtare, të përshpejtojmë proceset dhe të sigurojmë mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare, duke u mbështetur në organizimin politik mbarëkombëtar, të përgjegjshëm dhe unik në mbrojtje të interesave kombëtare të Popullit Shqiptar.
Në këtë fazë është i mundur ndërtimi i Strategjisë Kombëtare të Popullit Shqiptar, si dokument fundamental dhe mbajtja e Kuvendit Kombëtar, në vizionin e të cilëve duhet të mbështeten dokumentet kryesore të planifikimit strategjik të shteteve shqiptare, në mbrojtje të interesave kombëtare të popullit shqiptar në rajon dhe në botë.
Në këtë fazë është e mundur ngritja e Qendrës së Studimeve Strategjike me qendër në Tiranë, si institucioni kryesor kushtetues i këshillimit, rekomandimit dhe planifikimit afatmesëm dhe afatgjatë në zhvillimin kombëtar. Mbi programin konkret të mbështetur financiarisht nga dy qeveritë shqiptare (deri 10 milion dollarë), të organizohet dhe mbështetet mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Diasporë dhe Emigracion, krahas kontributit të padiskutueshëm të komunitetit shqiptar.
Në këtë fazë riorganizimi mund të ndryshohen praktikat e mbajtjes së samiteve të Diasporës dhe Emigracionit si dhe konferencave kombëtare rajonale, si tribuna të përpunimit dhe përcjelljes së vlerave të atdhedashurisë, të respektimit të potencialeve, duke i orientuara ato në interes të organizimit dhe rritjes së fuqisë kombëtare. Brenda këtyre institucioneve duhet të burojë fuqia dhe mbështetja e Lobit Euroatlantik Shqiptar, duke vlerësuar përvojën e mirë të popujve që e kanë bërë më përpara këtë organizim.
Në këtë fazë të shfrytëzojmë maksimalisht rritjen e fuqisë kombëtare përmes forcimit të strukturave të sigurisë kombëtare, falë ndihmës ushtarake të SHBA, Turqisë dhe Gjermanisë (në kuadrin e NATO), duke siguruar hapësirën tokësore, detare dhe ajrore përmes investimeve me sisteme të avancuara moderne të kohës. Kjo fazë përfshihet në hapësirë të gjerë kohore, e pafundme në veprim, që mbulon dhe fazat e tjera me objektivat, përparësitë dhe evidentimin e pengesave, duke rekomanduar zgjidhjet.
Normat e rekomandimit por dhe të detyrimit të Kuvendit janë hapësira dhe kufiza për të rritur rolin dhe ndjeshmërinë e politikës shqiptare në të dy anët e Drinit, për ndryshimin dhe përfshirjen e saj pa kushte në proceset e thella të trasformimeve pozitive drejt filozofisë së integrimit dhe shkrirjes shpirtërore mbarëshqiptare për të forcuar pozitat e kombit shqiptar në jetën e tij të brendshme dhe në rajon.
Kreu 95 – Faza e dytë është një proces i filluar. Ajo synon integrimin dhe shkrirjen gjithëshqiptare në të gjitha fushat e zhvillimit strategjik të ardhmërisë kombëtare. Institucionet ligjvënëse dhe ligjzbatuese shqiptare sipas vizionit të Strategjisë Kombëtare, thelbit të Platformës së Kuvendit dhe Rezolutave të tij me vlera fundamentale, kanë detyrimin të gjejnë rrugët e mundëshme dhe hapësirat favorizuese që kufijtë politikë ndarës shtetërorë brenda kombit shqiptar të formalizohen.
Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Podgoricës, janë nisma për t’u përshëndetur, por në konceprin strategjik dhe planin praktik të zbatimit, marrëveshjet e përbashkëta të zhvillimit rajonal dominohen nga propoganda, formalizmi, zvarritjet, burokratizmi deri në harresë. Papërgjegjshmëria politike dhe institucionale është humbje kohe dhe kundërvënie ndaj frymës patriotike. Shfrytëzimi i potencialeve të hapësirës shqiptare ka nevojë për studime dhe planifikim të bashkërenduar në harmoini dhe me përfitimet reciproke të dobishme.
Në këtë fazë politika shqiptare, kundër rekomandimeve me prapavija të dyshimta, duhet të ndryshojë rrënjësisht qëndrimin dhe bindjet, të ndërmarri nisma integruese me efekte gjithëintegruese mes katër shteteve, Republikës së Shqipërisë, Republikën së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës. Mbi këtë koncept strategjik janë të gjitha mundësitë e integrimit dhe shkrirjes gjithëshqiptare, të formalizimit të kufijve politik, si akte fundamentale në krijimin e kushteve drejt bashkimit kombëtar.
Brenda kësaj fazë çështjet e shkrirjes dhe integrimit gjithëshqiptar kanë çmimin dhe faturën e tyre politike dhe ekonomike. Ajo fillon nga zonat e rrezikuara prej ç’popullimit, duke nxitur investimet shqiptare dhe të huaja në zhvillimin ekonomik rural, për rikthimin e besimit të njerëzve mbi të ardhmen në vendin dhe pronat e tyre të braktisura. Rastet e komunës së Medvegjës apo zonës së Rekës së Epërme, hapësirave shqiptare në Malsinë e Madhe, janë dëshmi e mungesës së angazhimit politik dhe ekonomik, në interes të realizimit të objektivave strategjike të integrimit gjithëshqiptar. Bashkëpunimi i Qeverive të shteteve shqiptare me strukturat e lobit shqiptar në botë, mund të zgjidh shumë çështje të karakterit kulturor dhe ekonomik.
Në nxitjen dhe zhvillimin e procesit klasa politike i ka të gjitha mundësitë, për krijimin e kushteve të favorshme për hapësira të gjera të veprimit gjeopolitik në rajon. Janë mundësitë për integrimin drejt kufijve dhe hapësirave etnike, në mënyrë paqësore, kundër ruajtjes së përgjakëshme të kufijve ekzistues. Kjo është përgjegjësi e lartë politike dhe kombëtare.
Kreu 96 – Faza e tretë synon zbatimin e koncpetit strategjik të vazhdimësisë historike dhe kompaktësisë gjeografike e demografike të popullit shqiptar në rajonin ballkanik, duke e orientuar atë me vullnet të lirë, për të jetuar në një hapësirë të përbashkët federative, ose shtetërore.
Të mos ushqejmë mendimin dhe konceptin frenues, mbi praninë vetëm të një kryeqendre gjeopolitike shqiptare në rajon, siç mund të pretendohet për Tiranën. Situata kërkon rritjen e peshës së përgjegjësisë gjeopolitike të qendrave më të rëndësishme politiko – administrative shqiptare në rajon, në Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Pazari i Ri, të integruara në një strategji dhe program kombëtar zhvillimi, shkrirje dhe bashkimi.
Mbi bazën e shteteve të stabilizuara mbi konceptet politike, ekonomike, territoriale, demografike dhe ushtarake, me shtrirje territor – popullsi shqiptare, faza e tretë mundëson shtetet shqiptare t’i drejtohen objekteve, që sot kanë mbetur larg dhe përfaqësojnë vetëm vlera historike për kombin shqiptar. (shembull: Pazari i Ri, Manastiri, Nishi, Tuzi, Janina, Kosturi, Kumanova, Medvegja, Çamëria etj.). Është utopi dhe aventurizëm politik synimi dhe pretendimi drejt tyre, kur ende jemi të rrezikuar në atë pjesë të atdheut që kemi. Nisma të tilla janë kurthe në shërbim të figurave politike të dështuara, të cilët patriotizmin historik të popullit duan ta shfrytëzojnë për kapital politik.
Kreu 97 – Proceset i takojnë të ardhmes. Ato kërkojnë njerëz vizionarë me kulturë të gjerë dhe koncepte strategjike, të cilët sot janë në hije. Mendimi i politekonomëve mbetet pika e kthesës, për të mbështetur bazën e kushteve dhe kërkesave të interesave të tregut ekonomik kombëtar, rajonal dhe më gjerë, duke u mbështetur në rritjen e fuqisë ekonomike, demografike dhe mbi mundësitë që ofrojnë resurset pasurore të kombit. Në fazat e mundëshme të integrimit gjithëshqiptar drejt bashkimit kombëtar, gjeopolitika shqiptare nuk mund të veprojë mbi pikëpamje të sheshta mbi situatën, ngjarjet dhe perspektivën, të imponuara nga faktori ndërkombëtare. Kjo është këshillë për të gjithë ata që mendojnë apriori, nisur nga pozitat e pushtetit, të forcës, imponimit dhe diktatit.
Kuvendi mbi bazën e koncepteve strategjike të zhvillimit, mund të shpalosë në veprimtarinë e tij parashikimin e planifikimit shkencor të rrugëve drejt realizimit të mundshëm të fazave përmes rrugëve të integrimit gjithëshqiptar dhe të bashkimit kombëtar. Për çështjete të paqarta në drejtimet më koherente të zhvillimit, është detyrimi i institucioneve të mbështeten në vendimmarjen e Kuvendit dhe qëndrimet e tij për të rekomanduar rrugëzgjidhjet alternative të dobishme.
Kuvendi mbi bazën e koncepteve strategjike të zhvillimit kombëtar, rekomandon parimin metodologjik: Njohje e problemeve – faktorët veprues – aleancat dhe interesat – burimet e ekonomisë dhe sigurisë – rrugëzgjidhjet – mbështetja në vullnetin e lirë të njerëzve. Respektimi i interesave kombëtare drejt leverdisë; reciprociteti, përfitimi dhe pajtimi kombëtar; respektimi i vlerave etno – kulturore dhe etno – religjioze; rregullimi religjioz, kulturor, demografik dhe pasuror, duke i parë dhe ballafaquar problemet në planin e veprimit të zgjidhjeve konkrete, janë një bazë e shëndetëshme në planifikimin startegjik drejt shtetit – komb. Sekreti i kohës është nevoja e zhvillimit ekonomik, e grumbullimit të parave në rritjen e buxheteve shtetërore përballë krizës financiare që troket në shtetet shqiptare dhe në rajon. Ndihma reciproke Tiranë – Prishtinë dhe anasjelltas është treguesi më i mirë për të kapëcyer sfidat. Edhe kjo duhet bërë pa i marrë leje askujt.
Kreu 98 – Kjo hipotezë e mundëshme e mbështetur në vlerësimin e interesave kombëtare strategjike, mund të sjellë një vizion të ri në vetëdijen, qëndrimin, përgjegjësitë dhe vigjilencën kombëtare, në interes të riorganizimit në planin strategjik.
Populli shqiptar duhet të ruajë fortë atë pjesë të atdheut që e kemi, në riorganizimin e fuqinë shtetërore e kombëtare, që në një kohë tjetër me fuqi të lartë ekonomike të hedhim vështrimin drejt vlerave historike të humbura të kombit shqiptar.
Koha kërkon vendimmarjen historike të politikës dhe patriotizmit për pikënisje në rrugën e ndryshimit të dobishëm të situatës brenda dhe rrotull kombit shqiptar. Nismat politike për paqe dhe progres nuk mjaftojnë. Ato janë zgjidhje të përkohëshme, të pjesëshme, duke i lënë konflitet të hapura.
Politika shqiptare është vënë nën ndikimin e fortë të një pragmatizmi politik që godet padrejtësisht idealizmin shqiptar, i cili në situatat që kalon kombi është i domosdoshëm. Nëse pragmatizmi do të godasë dhe nëpërkëmbë idealizmin, atëherë kombit do t’i mungojë dhe do t’i shuhet vizioni i të ardhmes.
Në mundësi dhe mosdashje dëshpërimi i shoqërisë është i pashmangshëm. Në konflikte të mundshme popullsia shqiptare mund t’i nënshtrohet një lufte asimetrike (rasti 1997 – 2001), ku popullit shqiptar do t’i duhet të mbrohet. Në konceptin strategjik duhet të distancohemi nga mendimi frenues, sipas të cilit vazhdojmë ta shikojmë dhe kërkojmë zgjidhjen e çështjes shqiptare si një përgjegjësi të faktorit të jashtëm politik, të influencave që përpiqemi të krijojmë, vetëm duke u ankuar për tragjeditë që ka rezervuar historia. Kjo është detyrim dhe përgjegjësi e vetëvetes, e faktorit politik dhe patriotik shqiptar. T’i përmbahesh këtij opsioni, është e gabuar deri në fatalitet.
Kreu 99 – Në vlerësimin e çështjes kombëtare duhet të jemi rigorozoisht të vendosur për të mos përmbysur atë që kemi arritur në historinë tonë. Vizionet gjeopolitike dhe diplomacia shqiptare do të ngjallë shpresën, vetëm atëherë kur me përgjegjësi kombëtare të plotësojë detyrimet që burojnë nga Strategjia dhe Kuvendi Kombëtar.
Pragmatizmi në jetën politike dhe patriotike shqiptare duhet të pranohet dhe zbatohet larg mendësive dhe strukturave psikike primitive të idealizmit folklorik dhe ultranacionalizmit. Kemi nevojë për rindërtimin e modelit të jetës, jo sipas diktatit dhe interesave të vjetra, por sipas modelimit në dimension të ri, duke e orientuar kombin dhe rajonin drejt paqes dhe sigurisë.
Në përmbushje të detyrimeve kombëtare
Kreu 100 – Sipas konceptit strategjik, Kuvendi Kombëtar mund të gjykojë mbështetur në autoritetin e lartë politik dhe akademik për të analizuar situatën mbi kohën historike dhe të ardhmen. Politika dhe akademizmi shqiptar kanë nevojë për maturi në vendimmarje. Kombi Shqiptar nuk ka nevojë për propogandë dhe intriga politike, por për plan atafgjatë të motivuar nga interesat kombëtare.
Me vullnet politik dhe patriotik, Kuvendi i drejtohet institucioneve kombëtare e ndërkombëtare për një fillim të ri historik në Ballkan, kundër konfliktit dhe në shërbim të paes dhe bashkëjetesës, duke i rikthyer gadishullit emrin Iliri, “Sacrum Iliricum” me mbështetjen e Kroacisë, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Kosovës, shtetit të Bosnje – Hercegovinës, për t’i ç’vlerësuar pretendimet e vjetra të Traktatit të Shën – Stefanit. Lidhja gjeografike e brezit ilirik të mbështetur në “Koridorin e Kaltër”, krijon zonën e nevojshme të sigurisë euroatlantike.
Kreu 101 – Në çështjen kombëtare ka një pikënisje, por duhet të ketë dhe një pikëmbërritje. Populli nuk duhet të presi gjatë prapa portës së kyçur të së ardhmes, duke ngrënë vetëveten dhe duke pritur se çdo të bëjnë të tjerët me të ardhmen e tij. Shqipërinë dhe Kombin do ta shpëtojnë shqiptarët, brenda dhe jashtë saj. Populli kërkon dinjitet dhe drejtësi. Organizimi mbarëshqiptar është një përgjegjësi historike, e cila nuk lejon ngutjen, për të fituar kohën e humbur në rrjedhat e historisë.
Përvoja e hidhur historike dikton nevojën e mbrojtjes së kombit, përballë tradhëtisë dhe rreziqeve, prej fatkeqësive dhe dështimeve të tjera në rrugën e ekzistencës. Poshtërimi dhe urrejtja midis popullit shqiptar vazhdojnë të jetojnë bashkë. Kjo nuk është mençuri.
Për sa kohë kombi shqiptar do të jetë i coptuar dhe nëpërkëmbur, mjegulla e kuqe politike e Lindjes do të vazhdojë të rrijë varur mbi problemin më të vështirë dhe mbi pjesën më tragjike të historisë së Europës, gadishullin Ballkanik dhe çështjen shqiptare. Në këtë situatë kërkohet qëndrimi larg fjalëve, duke e orientuar organizimin kombëtar drejt protagonizmit të vërtetë, që garanton rrugët e shpëtimit. Kjo do të jetë madhështore, nëse kombi do të dijë të dalë nga fatkeqësia në të cilën e ka zhytur historia e tij tragjike. Bashkimi kombëtar do të bëhet realitet vetëm atëherë kur inteligjenca, njerëzit atdhetar dhe rinia do të dinë të duan me patriotizëm vendin dhe të luftojnë për të.
Përballë kundërshtimit dhe shpërbërjes, patriotizmi shqiptar ende dominohet nga “sëmundja e udhëheqësit”. Udhëheqësi në psikologjinë e popullit shqiptar ka shumë ndikim. Nën këtë autoritet dhe ndikim kanë vepruar regjimet që kanë drejtuar Shqipërinë në shekullin e fundit. Nacionalizmi dhe fryma kombëtare e shtetndërtimit në periudhën e Mbretërisë Shqiptare, bëri që ajo të identifikohej si një shtet ndryshe në Ballkan, duke u orientuar nga elementet e identitetit kombëtar. Në periudhën e komunizmit patriotizmi shqiptar u orientuar drejt përqëndrimit të energjive kombëtare në një qendër, të vlerësimit të nacionalizmit të djathtë, të përfaqësuar nga familje tradicionale shqiptare me kontribute të çmuara në historinë e mbijetesës së kombit shqiptar, për të krijuar një barazpeshë të brendshme, e cila edhe pse mund të vlerësohej formale, në fakt anonte nga realiteti.
Për shkak të qëndrimeve në gjeopolitikën ballkanike, në kushte dhe rrethana të reja patriotizmi shqiptar fatkeqësisht është lëkundur, duke marrë një ftohje mes popullit shqiptar në të dy anët e Drinit. Militantizmi politik po i shërben kësaj goditje, duke renduar pas qëndrimeve politike të udhëheqësit të tyre. Ky mentalitet fisnor shpesh ka bërë çudira në historinë shqiptare, ashtu siç ka bërë dhe marrëzi. Sot kombi shqiptar nuk ka një figurë rreth të cilit patriotizmi të shfaq vullnetin dhe forcën e tij vepruese. Brenda filozofisë pragmatiste të nevojës së zgjidhjeve, sot udhëheqsia shqiptare duhet të përfaqësohet nga institucioni për t’i dhënë dimensionin e nevojshëm vendimmarjes mbi një psikologji bashkëpunimi. Këtë rol mund ta luaj Kuvendi Kombëtar.
Shembull: Teza e bashkimit fizik të territoreve shqiptare në kushtet dhe rrethanat që kalon kombi shqiptar, sot mund të vlerësohet e parakohëshme. Qoftë Republika e Shqipërisë apo dhe Republika e Kosovës, ende nuk janë të përgatitura për një bashkim fizik të territoreve. Aktualisht në të dy anët e Drinit shfaqen njerëz me pushtet, të mbështetur nga armiqtë e kombit shqiptar, të cilët janë pozicionuar hapur kundër bashkimit kombëtar. Lëvizja shqiptare ende përballet me problemet të mbështetura në situatën emocionale dhe patriotizmin folklorik, në romantizmin revolucionar. Kjo frymë nuk mund të çojë në organizimin real mbarëshqiptar në botë, pa respektuar parimet shkencore të mbështetura në argumentet themelore, kundër interesave të ngushta politike klanore që kanë frenuar procesin deri tani.
Në mbështetje të filozofisë pragmatiste, për ta kthyer atë në forcë veprimi në kauzën kombëtare, është domosdoshmërisht e nevojshme ndërtimi i projekt – Strategjisë Kombëtare, e cila duhet t’i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm të institucioneve, për ta kthyer në pikë orientimi për politikën dhe organizimin mbarëshqiptar.
Ka ardhur koha të përballemi me dinjitet me qëndrimin antishqiptar të politikës europiane dhe armiqve tradicional të kombit shqiptar. Edhe pse këto qëndrime nuk shfaqen në një plan, efektet shkatërruese mbi çështjen shqiptare janë të njejta. Brenda vizionit dhe planifikimit strategjik mund të arrihet “fekondimi” mbi kundërshtimin evropian ndaj çështjes kombëtare shqiptare, duke e detyruar atë “ose të bëjë abort dhe të deklarojë armiqësinë e vjetër me kombin shqiptar, ose ta lindë në kohë krijesën e saj në interes të paqes dhe sigurisë”.
Pa zgjidhjen e çështjes shqiptare, Ballkani dhe Evropa nuk do të kenë të ardhme.
Kreu 102 – Kuvendi respekton vullnetin e popullit për Pajtimin Kombëtar si çështje jetike, kundër përçarjes shekullore të nxitur nga armiqtë tradicionalë, për ta sunduar lehtësisht kombin shqiptar. Vetëdija kombëtare dhe besimet fetare janë dhe duhet të jenë në frontin e përbashkët të mbrojtjes së interesave kombëtare.
Ato nuk duhet ta shikojnë njera – tjetrën si rrezik, por si urën e lidhjes shpirtërore për të mbështetur idealet kombëtare. Lufta e përbashkët kundër rrymave ekstremiste fetare që godasin unitetin kombëtar dhe vlerat madhore të kombit, duhet të bëhet pa kompromis dhe e patolerueshme.
Të mos harrojmë, mungesa e dinjitetit dhe pajtimit kombëtar, mungesa e frymës paqësore turpëron popullin dhe bën të padobishme përpjekjet drejt bashkimit kombëtar.
Kush pretendon të ushtrojë diktat mbi vullnetin e popullit, nuk duhet të jetë pjesë e veprimtarisë patriotike shqiptare. Gjithçka që trajtohet dhe përcillet pa parime morale e shoqërore, pa frymën e pajtimit dhe të unitetit kombëtar, pa kritere shkencore të rrugëzgjidhjeve, duhet të vlerësohet si thikë pas shpinë dhe qëndrim antishqiptar kundër aspiratës së bashkimit kombëtar të Popullit Shqiptar
Kreu 103 – Ta duam Shqipërinë dhe Kombin pa interes. Të çojmë më tej përvojën e krijimit të Unionit të Mjekëve Shqiptar në Evropë. Kur dëshirat e mira mbështeten në atdhedashuri, njerëzit e mirë munden të bëjnë shumë drejt të vërtetës. Organizimi mbarëshqiptar në Botë është fryma jetike e popullit dhe kombit. Në këtë situatë kritike, kundër të keqes duhet të ashpërsojmë shpirtin dhe të forcojmë zemrën. Të çmojmë dhe respektojmë me mençuri kodin e nderit të gjenezës tonë të ndritur.
Çdo interpretim formal dhe pa vlerë i parimeve dhe koncepteve për interesa të ngushta politike, është hipokrizi dhe i kundërvihet çështjes shqiptare. Koha me origjinë dhe synime djallëzore duhet të marrë fund. Këtë duhet ta bëjë politika në harmoni me popullin dhe populli në harmoni me politikën. Pa shtetet e forta shqiptare dhe pa politikën e cila të reflektojë patriotizëm dhe atdhedashuri, pa frymën paqësore brenda kombit dhe Shqipërisë, nuk do të mund të realizojmë misionin fisnik në rrugën e bashkimit. Shqipëria do të bëj pa secilin nga ne, ne nuk mund të bëjmë dot pa Shqipërinë. Ta duam Shqipërinë dhe Kombin, duke dashur dhe respektuar vetëveten dhe familjen tonë! Të fituar do të jemi NE dhe Shqipëria Jonë! Të gjithë sëbashku ne mundemi.
Kreu 104 – Të mos përkëdhelim vetëveten por të angazhohemi në ndërtimin e Strategjisë Kombëtare, si aktin fundamental të veprimit kombëtar me vizion, për të zgjidhur padrejtëstë historike. Të guxojmë me aftësi dhe të mos i shmangemi detyrës patriotike përballë sfidave të kohës, sot e në të ardhmen. Të hedhim vështrimin përtej perdes pacifiste e globaliste, që rrezikon të ardhmen tonë. Të frymëzojmë dhe të ushqejmë patriotizmin tonë. Nuk ka çmim më të lartë sesa të japësh gjithçka për lirinë, demokracinë dhe paqen brenda kombit.
Të ruajmë jetën e popullit dhe të rinisë. Të mos ecim verbërisht mbi iluzione të rrezikshme duke shpresuar tek të huajt për ta shpëtuar Kombin dhe Shqipërinë, por ta edukojmë gjeneratën e re me frymën e shqiptarizmës, për t’i shërbyer unitetit dhe paqes mbarëshqiptare, kundër separatizmit dhe egoizmit tradicional.
Në këto kohë të vështira, t’i jemi mirënjohës miqësisë dhe mbështetjes së SHBA, të cilat e mështesin kombin në çështjet e sigurisë. Brenda mbështetjes së dobishme të dimë me mençuri se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë të kërkojmë, të bindur se në kushtet e lirisë së vërtetë politike dhe shoqërore, populli shqiptar do të flakë tej me kurajo të keqen shekullore.
Me përpjekje dhe sakrifica të përgatisim aktin e bashkimi të Trojeve Shqiptare drejt themeleve të shtetit kombëtar. Alternativa strategjike e këtij programi kombëtar duhet të realizohet me çdo çmim, duke mbizotëruar mendjen, zemrën dhe fuqinë tonë të përbashkët. Bota shqiptare është dhe duhet të jetë bota e njerëzve të veprimit, të cilëve u ka ardhur koha të zgjojnë luanin brenda vetëdijes kombëtare. Liria e popullit shqiptar dhe bashkimi i tij në shtetin – komb nuk mund të dhurohen, ato fitohen. “…Shqipërinë e pabërë, bëje Shqipëri të bërë. Bëje ose vdis…”.
Tiranë, 10 shtator 2021

Sulejman Kadri Abazi
Shtetas i Republikës së Shqipërisë
Kombësia: Shqiptare
Botimet e autorit që zenë vend në fondin e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë dhe Prishtinë:
Dorëzuar për botim librin, “Metoda Psikopedagogjike”.
Libër, “Hapësira shoqërore psikologjike në Forcat e Armatosura”, 180 faqe, Shtëpia Botuese e Forcave të Armatosura. Tiranë 1999.
Libër, “Psikologjia e ndryshimit në Forcat e Armatosura të R. Shqipërisë”, 298 faqe, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë 2001.
Libër, “Psikologjia e luftës kundër luftës”, Nr 1. 184 faqe, Shtëpia Botuese “Albpeipër”, Tiranë, 2003
Libër, “Psikologjia e luftës kundër luftës”, Nr 2. 260 faqe, Shtëpia Botuese “Albpeipër”, Tiranë, 2003.
Libër, “Strategjia e Sigurisë në Filozofinë e Bashkimit Kombëtar”. 319 faqe, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë 2004.
Libër, “Kombi Shqiptar në Udhëkryq”. 228 faqe, Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tiranë 2005.
Libër, “Çamëria, rikthimi tek lavdia e etërve të dikurshëm”. 292 faqe, Shtëpia Botuese “Dajti”, Tiranë 2007.
Libër, “Psikologjia në Drejtim”. 284 faqe, Shtëpia Botuese “Dajti”, Tiranë 2007.
Libër, “Çështja Çame në Strategjinë tonë Kombëtare”. Shtëpia Botuese “Rugova Art”, 366 faqe, Prishtinë, 2012.
Libër, “Sazani – Ishulli i Perëndive”, Shtëpia Botuese “Migeeralb”, 158 faqe, Tiranë 2015.
Libër, “Mbi Edukimin Qytetar – Adoleshenca”, Shtëpia Botuese “Migeeralb”, 259 faqe, Tiranë 2017.
Libër, “Mbi Strategjinë Kombëtare” (Analizë përmbledhëse), 262 faqe, Tiranë, Prishtinë, Shtëpia Botuese “Migeeralb dhe “Era”, viti 2020.
Liber, “Edhe një herë për Strategjinë Kombëtare” (Projekt – 2), botuar nga shtepia Botuese “GEER”, Tiran 2021.
Liber, Vellim Poetik, “Si valet qe puthin rërën”, Shtepia Botuese “GEER”, Tirane 2024
—————————-

Në kopertinën e paslibrit
Nëse duam të lemë gjurmë dhe të bëjmë Historinë e Re të Shqipërisë, të mos presim gjithçka nga jashtë, por të ngrihemi në këmbë për të rilindur, duke u mbështetur në vullnetin e kombit tonë. Nëse do ta dinim se çfarë force gjenerojmë brenda vetes, nuk do të rrinim kaq urtë dhe të diskriminuar, të zvarritur e nëpërkëmbur pas ngjarjeve të historisë, por do të rizgjonim patriotizmin brenda vetes tonë.
Ta fillojmë reflektimin dhe mbështetjen e kësaj fryme me atdhedashuri nga vetëvetja dhe familja jonë, duke ndryshuar me kurajo patriotike bindjet dhe qëndrimin për të mbrojtur me çdo çmim Interesat Kombëtare të Popullit Shqiptar. Të gjithë sëbashku ne mundemi të bëjmë shumë për kombin dhe Shqipërinë tonë.
Të ngremë në nivelin më të lartë frymën e patriotizmit, të përmbysim praktikat e politikave të vjetra diskriminuese dhe vrasëse për t’u organizuar në forumin më të lartë kombëtar. T’i kundërvihemi me vullnet tentakulave sllave të nxitura nga Sindromi “Shën – Stefan”. Në rrugë pragmatiste të kërkojmë dhe realizojmë rrugët e integrimit dhe të shkrirjes gjithëshqiptare, të bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet – komb, nën emrin Shqipëri.
(FUND)
————————————-
Kthehu në fillim
STRATEGJIA KOMBЁTARE E POPULLIT SHQIPTAR (1)
Nga Sulejman Abazi NESHAJ – Tiranë, nëntor 2021
https://pashtriku.org/strategjia-komb%d1%91tare-e-popullit-shqiptar-1/
===============================
PSIKOLOGJIA E LUFTËS KUNDËR LUFTËS (1 – 13)
NGA SULEJMAN ABAZI (Komandanti i Divizionit të Tiranës – ’98 – ‘99 – Kujtime)
Martesa ime pothuajse u shpërbë për shkak të presionit të madh nga vjehrra ime, e cila më kujtonte çdo ditë se nuk kisha fëmijë. Isha e shkatërruar dhe në prag të dorëzimit… Por i falënderoj Zotit të Plotfuqishëm që më vendosi Dr. Dawn në rrugën time. Edhe pse isha tashmë 40 vjeç, mbeta shtatzënë, linda fëmijë të bukur dhe sot jam gruaja më e lumtur në botë!
E rekomandoj me gjithë zemër Dr. Dawn kujtdo që vuan nga mungesa e fëmijëve ose nga abortet spontane. Ajo vërtet mund të transformojë jetën. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë nëse jeni duke kërkuar bimë natyrale për sëmundje serioze. Kontaktoni atë – ajo mund të jetë mrekullia juaj: [email protected]. WhatsApp: +2349046229159
Diving into the world of haute horology is always fascinating. Platforms like Coveted make it easy to explore some of the most exquisite timepieces. The iconic A. Lange & Sohne Lange 1 impresses with its elegant design, while the classic A. Lange & Sohne 1815 reflects the brand’s precision and tradition. For those who love artistic complications, the Van Cleef & Arpels Poetic Complications are mesmerizing, and the intricate beauty of the Van Cleef & Arpels Extraordinary Dials makes every glance a delight.
NUK I LËSHIJMË
O, TROJET TONA
Nuk i lëshojmë
Ne, Trojet tona
As nuk lejojmë
Plojet n’zezona
Oh, nuk kuron
Toka robërinë
Nuk duron lokë
Koka kobërinë
Korbi më ziu
O, porsi futa
Kobi ferrziu
Horrëzi huta
Kemi mbytur
O, moti frigën
Kemi shtypur
Sqoti shtrigën
Do ja krisim
Për liri luftës
Ou, ia shkizim
Me vrap futës
Krisi o krisma
Thirri kumtesa
Prisi or prisma
Sqirri bumpresa
Thirri pa prekje
Terë Shqiptaria
Liri, apo vdekje
Gjerë pipkavrria
Besatime qiellit
Besatime tokës
Rrezatime diellit
Rrezatime lokës
Babën me nenën
Gjyshin e gjyshën
Shkabën o gjenën
Qyshin këlyshën
Edhe terë familja
Nga gjaku i prisit
Eh, gjerë kandilja
Nga vargu i plisit
Hye hyeregjenda
Ou, hyregjendare
Krye kryelegjenda
Oh, krylegjendare
Gjegja grandëma
Ou, Hyregjendarie
Gjergja më Adema
Oh, Krylegjendarie!.
Selman Dervishi
Mani New Jersey
SHBA 26 10 2025
“EPOPE LIRI SHQIPATRE”