SULEJMAN MEHAZI: MINUTI

Tetovë, 28. 01. 2016: Politikanë, gota e rakisë, femrat dhe paratë ua kanë mpirë vetëdijen, mosni gota, femra e para, po bëhuni rrjedhë të lumenjve, liqeneve e detrave për popujt tuaj që edhe ata të dehen, freskohen e kënaqen nga këto begati natyrore, materiale e shpirtërore.
Politikanë të dashur dal nga dalë do të vi e afrohet Minuti i Zgjedhjeve Parlamentare; e ju do të kërkoni që ky Minut i rahatisë suaj t’ju kthehet përsëri, por kurrë më nuk do të kthehet. Ky Minut nuk do t’ju pranojë më. E duke parë se nuk do t’ju pranojë, ju do t’i luteni përsëri, përsëri e përsëri! Përsëri Minuti i zgjedhjeve nuk do t’ju pranojë. E kur nuk do t’ju pranojë, ju atëherë do ta merrni Minutin me të mirë, e me të mirë, për ta mashtruar do të përdorni çfarë do lloj metodash, do të transformoheni prej djaj e dreqër në engjuj e zana, e prapë Minuti nuk do t’ju pranojë. E kur përsëri nuk do t’ju pranojë Minuti i Zgjedhjeve, atëherë ju do të lavdroheni për punët qeveritare që keni (s’keni) bërë e që do t’i bëni në mandatin e ardhshëm, do të premtoni për çfarë do lloj gënjeshtrash, e ai prapë s’do t’ju pranojë; atëherë ju politikanë tregtarë do të mundoheni ta bleni Minutin e Zgjedhjeve me para; e kur përsëri nuk do t’ju pranojë, atëherë do të përdorni metodën e lypsarëve, për të mashtruar Minutin e Zgjedhjeve Parlamentare, do të bëheni më lypsarë se lypsat, si gjynah, nuk do leni shtëpi për të lypur Minutin, do ta kërkoni edhe prej të paralizuarve vetëm e vetëm për t’i ardhur keq Minutit për ju! E kur Minutit nuk do t’i vi keq pēr ju, atēherë ju do të bëheni të ashpër, do ta tregoni futyrën e vërtetë të vjedhësve, nuk do leni shtëpi pa mos e vjedhur Minutin e Zgjedhjeve, e kur Minuti i Zgjedhjeve do ta mbrojë veten do t’ju thotë: O ju të mjerë, o ju politikanë qeveritarë duke më lutur mua Një Minutëshin, popullit tuaj ia keni humbur shumë orëshin, javëshin, muajshin e shumë shumë vite, unë shkova e ika prej jush, tash e tutje do të jem me popullin tuaj, e jo me ju! Lamtumirë!

Menduhi i PDSH’s dhe Aliu i BDI’së!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura