DR.FADIL MALOKU: THAÇIT I TAKON VETËM VENDI I ‘KRYEPLAKUT TË KATUNDIT’, S’ËSHTË PËR NEGOCIATA ME SERBINË!

Prishtinë, 22 korrik 2018: Sociologu Fadil Maloku ka komentuar çështjen e negociatave që vendi ynë është duke i zhvilluar me Serbinë në Bruksel. Maloku thotë se Presidentit Hashim Thaçi nuk i takon të negociojë me Serbinë sepse “Kosova, me legjislacionin e saj Parlamentar, si kryenegociator me Serbinë nuk e detyron me asnjë germë kushtetuese Presidentin Thaçi të hyjë në aranzhime të interesit kombëtar e shtetëror”.
Ai thotë se presidentit Thaçi i takon vetëm vendi i “kryeplakut të katundit që duhet të presë dhe përcjellë mysafirë”, ndërsa thekson se e habit “indiferenca” e kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilin e quan “Rambo”.
Ky është postimi i Malokut në facebook:
President! Ty nuk të takon me negocu me Serbinë!
1. Kosova me legjislacionin e saj Parlamentar, si kryenegociator me Serbinë nuk e detyron me asnjë germë kushtetuese Presidentin THAÇI të hyj në aranzhime të interesit kombëtar e shtetëror!
2. Është aula e Kuvendit dhe karizma e kryeministrit (HARADINAJ) ajo që u detyrohen objektivave dhe interesave të lartëcekura!
3. Thaçit, me “germat” kushtetuese, i takon veç vendi i “kryeplakut” tÄ“ katundit që duhet të pret dhe përcjell mysafir…Por, po çuditem me indeferencën e Rambos!?

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura