Tetovë, 29. 08. 2016: Nuk është kollaj të jesh pjesë e kësaj Republike, për të banuar e jetuar në këtë Republikë duhej të jesh ose i çmendur e i marrë, ose budalla e skizofren, kështu janë ligjet dhe nenet kushtetuese të kësaj Republike të Hajdutistanit, s’ka vend për të mirët, të sinqertit e punëtorët e djersitur. Konkursi jetësor i këtij shteti është çmenduria, marrëzia dhe budallakia. Shtetin ju lejohet ta udhëheqin vetëm ata me karakter ujqësh, dhelprash, qenve të langosur, macave të zgjebosura, hajdutëve, të korruptuarit, pisat, kurvarët, rakixhijtë, narkomanën, dinësëzat, të pa fetë, homoseksualët, mynafikët, spiunët, të pa punëshit, gjumashët, tradhëtarët, kombëshitësit, patriotshitësit, gjuhëshitësit, flamurshitësit etj.
Në Republikën e Hajdutistanit janë tubuar e banojnë të gjithë, ata, të botës së absurditetit, prandaj në këtë Republikë me të madhe luftohet për krijimin e një populli të sapo formuar të absurdistanit. Për të marrë vizën e banimit në këtë shtet duhej marrë leje nga mjeku i respektuar i psikiatrisë Musli Ferati, për të diagnostikuar pacientët e këtij shteti se a i takon grupit të sojit të lartëpërmendur absurdistiane. Nëse mjeku nuk diagnostikon pozitivisht gjendjen psikike të absurdistanit, atëherë pacienti nuk mund të bëhej banor i kësaj Republike të mrekullueshme të Hajdustistanit.
Pra, kushti kryesor i jetēs së këndshme e të lumtur të kësaj Republike është psikologjia e absurditetit. Pas kësaj psikologjie patologjike e absurde duhej të krijohej kombi dhe gjuha e këtij shteti. E cila ishte gjuha e këtij shteti? Gjuha e këtij shteti duhej të ishte e përshtatshme me popullin e këtij shteti të Hajdustistanit, e shumë normale se gjuha zyrtare e këtij shteti duhej të ishte ajo absurdistanit. E cila gjuhë e të folurit do të ishte ajo gjuhë? Po gjuha e gënjeshtës,vjedhjes, hipokrizisë, korrupcionit, pasurisë, kurvërisë, sharjes, zilisë, pandershmërisë, amoralitetit, pērkuljes, nënçmimit e poshtërsisë, ata që donin ta transformojnë këtë gjuhë të këtij shteti në diç tjetër dënoheshin sipas kushtetutës apo ligjeve. Ai që do ngrente kryen e zërin për të ndërruar gjuhën e gënjeshtrës në sinqeritet dënohej ashpër sipas ligjeve kushtetuese. Kushti kryesor për të jetuar këtu është aftësia për të vjedhur, ai që s’është i aftë për këtë mjeshtri nuk mund të jetonte, për t’u bërë politikan duhej gënjyer popullin dele, prandaj në këtë Republikë sipas kushtetueshmërisë së tyre për të formuar parti duhej perfeksionuar gënjeshtën, për ndryshe nuk lejohej formimi i partive përveç llojeve tē Partive Popullore të Renastanit, ata nëpër kampanjat zgjedhore duhej patjetër me gënjeshtrat e tyre të bindin popullin e urtë e të butë si delet vetëm për të jetuar mirë funksionarët politikë qeveritarë, kurse populli votues të jetonte keq, kjo është platforma bazë e qendrore e të gjitha partive politike të Republikës së Hajdutistanit. Nëpër vendet kyçe udhëheqëse sipas rregullave ligjore duhej të ishin ata më të aftësuarit për nga çmenduria, marrëzia, budallakia e skizofrenia, për ndryshe pa këto kushte cilësore askush tjetër nuk mund ta udhëheq shtetësinë e Republikës së Hajdutistanit. Gjyqësia do funksiononte sipas porosisë së udhëheqësve shtetëror, gjyqet sipas kushtetueshmërisë s’ju lejohet të akuzojnë e gjykojnë funksionarë shtetëror, ata duhej të ishin të priviligjuar në çdo aspekt, kurse shumë të ashpër duhej të ishin ndaj popullatës deledashe të kësaj republike. Të gjthë ata që duhej të shkolloheshin, të studiojnë e të marrin tituj shkencorë duhej bërë me porosi, pra shteti porosit studimet, titujt shkencorë dhe punësimet nëpër institucione arsimore e universtare. Dhe ministria e shëndetësisë i ka rregullat e veta të lojës, e ato janë, mjekëve sipas ligjit të Republikës së Hajdutistanit s’ju lejohet të kërkojnë rrogë më të madhe nga ministria, por nga pacientët e ngratë e të sëmurë. E ku është kjo republikë, në cilën anë të Europës?
Republika e Hajdutistani gjendet në Europën Juglindore, udhëheqësit shtetëror janë politikanë më të spikatur të Renastanit për shkak se para deledash votuesve mendojnë vetëm për vetveten e tyre, e aspak për jetën e deledash votuesve të Absurdistanit. Ata popullit të vet i premtojnë lumturi, e ju japin pikëllim, folin drejtë, e mendojnë shtrembër, premtojnë liri, e ju japim robëri.