Pashtriku.org, 7 mars 2018: Branko Sinadinovski, themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni është sulmuar dje në mesditë. ALSAT mëson se Sinadinoivski është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur. Rasti është paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve. Siç mëson ALSAT, Sinadinovski është sulmuar fizikisht, në afërsi të banesës së tij në lagjen Aerodrom. Sinadinovski është profesor universitar. Ai u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.