Ta duam vetveten ashtu siç jemi
Nga Dr. Vlora Obertinca
“Gjithmonë duhet ta duam dhe ta pranojmë veten ashtu siç jemi dhe të mos e kritikojmë veten tonë në asnjë moment, sepse secili prej nesh është një enciklopedi unike në Univers dhe secili bart në vetvete aftësi të fshehura, që i janë përcaktuar për një mision të shenjtë me ardhjen e tij në këtë jetë”. – Dr. Vlora Obertinca.
Të gjithë njerëzit në jetë kanë probleme të natyrave të ndryshme. Jo më kot thuhet se, jeta në tokë është shkolla më e vështirë në Univers.
Të dashurit e mi, në mënyrë që ti tejkaloni më lehtë problemet, zgjidhni mendimin pozitiv për mirëqenien tuaj dhe të rrethit ku jetoni, sepse rezultatet e zgjedhjes së mendimit pozitiv krijojnë një atmosferë të këndshme të të jetuarit, jo vetëm për ju, por për të gjithë njerëzit që ju rrethojnë.
Do të jeni si një magnet që i tërheq njerëzit t’ju duan dhe të kenë dëshirë të paparë të rrinë me ju, ngase ju do të rrezatoni energji pozitive nga ndërdija juaj, duke mos vërejtur fare veten tuaj, por për njerëzit që ju rrethojnë, do të jeni një shkëndijë tërheqëse dhe e këndshme për të qëndruar me ju.
_________
ATA QË MERITOJNË VËMENDJEN DHE DASHURINË TONË!