TAFIL DURAKU: TA KRIJOJMË DHE TA RUAJMË ENERGJINË, PËR TA BËRË SHQIPËRINË

Burojë, 18. 02. 2016: Janë shumë motive të forta shqiptare që më bënë t’i hyj kësaj teme bosht për ardhmërinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. E, ndër to, dy janë parësore dhe do t’i trajtojmë më poshtë, shqip dhe siç e do kombi e atdheu shqiptar, në momentin e kohësishëm. Motivi i parë është se, paraardhësit tanë të afërm, baballarë, gjyshër e stërgjyshër, edhe pse të “pa shkollë” dhe të patituj të mëdhenj “shkencorë”, me tërë qenien e tyre, tërë jetën ia kushtuan Atdheut e Kombit, duke bërë atë që ditën dhe mundën për të mirën e tyre, secila gjeneratë në rrethana të veta historike, kombëtare e ndërkombëtare. Edhe lufta e fundit u bë në këtë drejtim, lufta e lavdishme e popullit shqiptar me UÇK-në në krye, hapave të të parëve tanë, për liri e dinjitet shqiptar.

Por, si është gjendja sot, tetë vjetë pas përfundimit të saj, ë?!… E ka menduar dikush prej shqiptarëve këtë?!… Dhe, kjo ndodhë kur nuk i ke punët mirë me veten tënde… Kur rehabiliton “atdhetarët”, njërin pas tjetrit, e, varg e vi…, e, shekuj me radhë. Këtu, duhet shtruar disa pyetje, që, në esencë, janë edhe përgjigje të pamohueshme të këtij realiteti të hidhur: Po, a mund të bëhet e të ruhet Shqipëria dhe të krijohet e ruhet energjia për ta bërë atë, me këshilltarë dhe me argatë e aleatë të fshehtë e të maskuar Beogradi, Moske, Athine, Rome etj., madje, edhe në Tiranë? A mund të bëhen petulla me ujin titistë-“shqiptar” të lëdëkëistëve titistë, farkistëve të shëmtuar, pikërisht lëkëjëistëve “shqiptarë” të partive simotra lëdëkëiste në Prishtinë?… Energjia, në raste të tilla, të rralla, ruhet vetëm te të veçantët shqiptarë, e, shqiptarë të veçantë ka e do të ketë sa të duash dhe në çdo kohë, që do të dinë të dalin e t’u thonë ndal këtyre shëmtive që bëjnë “atdhetarët” e mëdhenj dhe “prijësit” e kombit e bashkëzhurmaxhinjtë e tyre të parapaguar e të teledirigjuar, të ardhur zvarranikëthi nga oborret më antishqiptare në histori, të përzgjedhur negativisht dhe gjeneratë pas gjenerate, oborrtarët e të gjithë pushtuesve bashkë, të gjakpirësve më të mëdhenj të popullit shqiptar në histori.

Dikush, sot, flet e çirret me lehtësi kundër ish Presidentit të Parë Shqiptar, të madhit, shokut Enver Hoxha, i cili, po të ishte gjallë, besoj shumë se edhe Shqipëria, e, edhe shqiptarët, sot, do të ishin plotësisht në situatë tjetër, për miliona herë më të mirë dhe më shqiptare. Por, janë titistët “shqiptarë”, dhe të tjerët, bashkëmendimtarët e tyre, ata që kanë hedhur e hedhin gurin dhe fshehin dorën “shqiptare” kundër tij, kundër Shqipërisë dhe kundër shqiptarëve-shqiptarë. Janë “kosovarët” shëmtia e gjakut tonë shqiptar, ata që po e përdhosin gjakun më të shtrenjtë e më të shenjtë të shqiptarëve të Kosovës për liri e për Shqipëri. Kjo është ajo tërësia “shqiptare” që pengon në çdo hap, vetëm duhet parë mirë përreth Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke mos e harruar asnjëherë maksimën time, të thënë që në vitin 2005, se: As kundra më e zezë në historinë e njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito. Kjo është maksima, e verifikuar gjatë, dhe, pikërisht, pas luftës së lavdishme popullore të UÇK-së. Ndërkaq, këlyshët e po asaj kudre dekoron presidenti aktual shqiptar(!)… E dhimbshme, ë?! Po, a ruhet dhe a bëhet mirëfilli Shqipëria, me argatë e aleatë të maskuar e të hapët të Beogradit, të cilët dihen e shihen si për dritë dielli, që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej, me bazë në Prishtinë, shpërndarë në Tiranë dhe kudo përreth, që flasin shqip e mendojnë serbisht…?(!)… Madje, ata “shqiptarë” ende i favorizoka edhe “krahu” i UÇK-së, e, edhe shteti amë, tetë vjetë pas luftës së lavdishme të popullit shqiptar për liri!… E tmerrshme, ë ?!… Duke u nisur prej një parimi tjetër të lashtë shqiptar, i cili thotë: “Puna e jote (yte) të lëvdon, puna e jote (yte) të shanë (fyen) !”, deshëm nuk deshëm, duhet të dalim te motivi i dytë shumëdimensional, sipas mendësisë shqiptare: dita e mirë shihet në mëngjes. Dhe, cili ishte mëngjesi i mirë pas përfundimit të luftës së lavdishme të popullit shqiptar me UÇK-në në krye? Asnjëri. Dhe, pse nuk ndodhi ai mëngjes i mirë, i mirëpritur me shekuj, për të cilin punuan, u angazhuan dhe vepruan shqiptarët, për çka, madje, flijuan bijtë dhe bijat më të mira nëpër shekuj për lirinë dhe atdheun e tyre shqiptar?!… Pse, ë? Më shikoni në sy kur lexoni këta rreshta ju udbashët “shqiptarë” të Prishtinës, Podgoricës, Shkupit, që u zverdhen sytë dhe fytyra dhe ju shokët e tyre shpërndarë rruzullimit kudo, që u shoh si në pëllëmbë dore, që doni t’ua shtrini dorën e pajtimit shkieve, madje, edhe t’u kërkoni falje për krimet që kanë bërë kundër popullit tuaj dhe keni sy e faqe që veten ta quani shqiptarë dhe bartës të të gjitha proceseve shqiptare, madje, ju, ‘shqiptarët’ titistë!… Gjërat e tilla, të paramenduara (dhe të “pamenduara” mirë nga “shqiptarët” titistë) dalin nga kuzhinierët “shqiptarë” që ka shpërndarë Beogradi hoteleve, restoranteve dhe kuluareve të të gjithë botës.
Mos ende po mendoni se shqiptarët nuk dinë të rezonojnë për sakrificat e tyre shekullore, se do të jetoni edhe gjatë mbi gjakun e tyre të derdhur për lirinë e Shqipërisë, në kurriz të atij gjaku të devotshëm shqiptar, ju, që gjithmonë shiheni duke bashkëpunuar e bashkëvepruar gjithnjë me armiqtë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe s’u zbritni pozitave “shqiptare” kurrë?!… Dhe, kështu, me këta rrahagjokës dhe “politikanë” e “prijës” që kemi, Shqipëria dhe shqiptarët kanë ardhur te shumëdimensionaliteti tjetër, gati i kryer: Kur vinë mendtë, humbin dhentë!… Dhe, kjo nënkupton mosrezonimin drejt e pozitiv në momente të pikërishme, në kohë të caktuara e të duhura, historike, kombëtare e ndërkombëtare, për Atdheun dhe Kombin shqiptar, sepse, as ruhet dhe as bëhet Shqipëria me kësi soj “politikanësh” dhe me kësi sojsorollapë “udhëheqësish” e “prijësish” kulimoklanorë, të mbrumur prej politikave më antishqiptare në historinë e tyre, dhe në këtë jo larg të shkuar.

Po, ç’janë duke bërë sot, pas luftës së lavdishme popullore të UÇK-së, të gjithë ata “burra të mirë” titisto-lëdëkëistë, me “shkolla”, “diploma” e tituj të mëdhenj “shkencorë” për Atdheun dhe Kombin shqiptar?! Asgjë. Pos se sajuan një “komb” të ri artificial dhe një “shtet” artificial edhe më të zi se ish-Jugosllavia e Titos dhe plaçkisin atë nëpërmjet tendereve, si dhe Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës, sikur t’ua kishte lënë baba. Për këto punë të pamira fajet i ka edhe shteti amë, sepse, duke u besuar verbërisht shpifjeve dhe skenareve “shqiptare” të titistëve më të zëshëm “shqiptarë”, injoroi shqiptarët më të mëdhenj të Kosovës dh të trojeve tjera shqiptare, të pushtuara nga fqinjët, intelektualët e mirëfilltë shqiptarë, prandaj, sot, janë punët kështu si janë, edhe pse lejoi në Tiranë veprimtarinë e atyre strukturave “shqiptaro”-titiste-farkiste, gjithnjë në kurriz të UÇK-së dhe të luftës për liri e dinjitet të popullit shqiptar, për ta bërë Shqipërinë. Dhe, shtrohet pyetja: a duhet duartrokitur të gjithë udhëheqësit “shqiptarë” për këto punë të pamira që po ndodhin në kurriz të Atdheut dhe të Kombit shqiptar?!…
A duhet t’u besohet edhe më strukturave të organizuara të UDB-së jugosllave të “shqiptarëve” titistë të Kosovës, të transformuar në “demokratë”?!… Po, pema që ka bërë dardha për qindra vjetë rresht, nuk mund të bëjë rush brenda nate, ore të krisur në krye. E dini ju këtë? Dhe, kur jemi këtu, nuk mund të mos e përmendim thënien e gabuar të kërkushëve tanë “politikë” e “demokratë”, se: vështirë është të merresh me politikë. Dhe, këtu, duhet të përgjigjemi shtruar e prerë: se politika është një punë e mundimshme dhe e vështirë, sidomos, për ata që merren me të dhe nuk marrin erë fare nga politika, as nga politikëbëria për ta bërë, krijuar dhe për ta ruajtur energjinë, për ta bërë Shqipërinë. Por, kur jemi këtu, duhet ta themi, po ashtu, shtruar dhe troq se nuk krijohet as ruhet energjia dhe as bëhet Shqipëria me këto produkte “shqiptare” të oborrtarëve të pushtuesve tanë.

Mos ka kaluar si tepër kohë pa u shtruar pyetja: Kush e sponsoron gjithë këtë “politikë” paqësore në radhët e “shqiptarëve”, për ta kompromituar kaq keq Shqipërinë dhe shqiptarët para faktorit të jashtëm, ndërkombëtar?! Kush, ë? Mos, ndonjëherë, ndokush ka parë tradhti me brirë, ë? Fatkeqësisht, po udhëhiqet dhe po ndiqet një “politikë” e pariparueshme edhe për qindra vjetë të tjera, që do të qëllojë serbisht, rusisht, greqisht, italisht, bullgarisht (maqedonisht), malazezisht, etj., në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Dhe, ku duhet parë të gjitha këto dukuri negative të “shqiptarëve” më të zëshëm titistë? E, përgjigjja e saktë është se dukuritë negative të “shqiptarëve” duhet parë te përzgjedhjet shekullore negative të kuadrove në krye të tyre, të kuadrove të “tyre”, nga pushtues të shumtë të tyre, veçanërisht, te të përzgjedhurit e Titos, Milosheviçit, dhe strukturave tjera të tyre, etj., që kanë pushtuar sot jo vetëm Kuvendin e Kosovës (Sic!).

Po, shtrohet pyetja: A mund të riparohen të gjitha këto dukuri negative që shëmtojnë shqiptarët në vazhdimësi dhe si mund të riparohen ato? PO. Mund të riparohen. Me një vendosmëri të politikës dhe të politikëbëries shqiptare të bëries së Shqipërisë-SHQIPËRI. Dhe, riparimi mund të ndodhë dhe të bëhet me një rrugë të përshpejtuar të largimit të atyre “strukturave shqiptare” nga të gjitha strukturat udhëheqëse: politike, ushtarake, policore, juridike, ekonomike, shkollore, administrative, shtetërore, etj., të atdheut të shqiptarëve. Dhe, pikërisht, kjo është ajo që duhet të ndodhë pa asnjë vonesë të mëtejme. Dhe, si pasojë e të gjitha këtyre politikave “shqiptare” dhe të “politikanëve” që udhëheqin, sot, rrugët i kemi me plotë të diplomuar, të papunë, që nuk shohin asnjë shenjë drite në fund të tunelit, se nuk shohin asnjë përspektivë në atdheun e tyre, se një ditë do të bëhet mirë për ta, se një ditë do të buzëqeshin shqip në Shqipërinë e tyre. Dhe, kjo e pamirë për qytetarët shqiptarë kudo ndodhë për shkakun se fjatorë të plotë janë “politikanët” që udhëheqin me votat e “tyre” (Sic!)…
Prandaj, është koha e fundit që të dimë ta krijojmë e ta ruajmë energjinë, për ta bërë Shqipërinë, për ta parë atë mëngjesin e shumëpritur të përpjekjeve shqiptare të mëvetësisë së plotë të ATDHEUT SHQIPTAR.

(Autori është shkrimtar dhe publicist i pavarur)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura