TË DHËNAT E “UKHSA” TREGOJNË SE ME VAKSINIMIN E TREFISHTË TANI KA TRI HERË MË SHUMË GJASA PËR T’U INFEKTUAR!

Efektiviteti i vaksinës vazhdon të bjerë!

TË DHËNAT E “UKHSA” TREGOJNË SE ME VAKSINIMIN E TREFISHTË TANI KA TRI HERË MË SHUMË GJASA PËR T’U INFEKTUAR!

Nga sheradin Berisha, Facebook 20 shkurt 2022

Në Skoci lajmi më i madh në javën e fundit ishte se autoritetet atje kanë vendosur të mos publikojnë të dhëna për Covid19. Kanë vendosur të thonë: mjaft është mjaft!

Ata do të ndalojnë publikimin e të dhënave për infeksionet, shtrimet në spital dhe vdekjet sipas statusit të vaksinës.

– Kjo nuk është për t’u habitur! Pse? Sepse mënyra më e mirë për t’i ndaluar njerëzit të dinë se ndërhyrjet e tyre në shëndetin publik kanë dështuar është të ndaloni t’u jepni atyre informacionin që do t’i informojë ata se kanë dështuar.

– Pa këto të dhëna (të dështimit), autoritetet skoceze mund të vazhdojnë të thonë se vaksinat janë madhështore dhe kanë shpëtuar kombin…

– Ne jemi qartazi në një situatë ku vaksinat kundër Covid nuk e kanë zgjidhur epideminë e Covid dhe madje mund t’i kenë bërë gjërat më keq me vdekjet.

– Sigurisht që nuk është rasti për të thënë që kjo është një pandemi e të pavaksinuarve, kur duket që 72% e shtrimeve në spital dhe 87% e vdekjeve janë tek të vaksinuarit.

– Sigurisht, djalli është në detaje, dhe në këtë rast specifik ndryshimi midis grupmoshave të ndryshme (të moshuarit kanë më shumë gjasa të vaksinohen, por edhe të vdesin).

– Të dhënat vazhdojnë të tregojnë se pothuajse për të gjitha grupmoshat sa më shumë doza vaksinash të kenë aq më i lartë është rreziku i infektimit me Covid.

– Një dozë e vaksinës duket se tani ofron një rritje relativisht të ulët, por të qëndrueshme të rrezikut të infeksionit, dy doza ofrojnë një rrezik të qëndrueshëm, por më të lartë të infeksionit, ndërsa rreziku i infeksionit duket se është ende në rritje për ata që kanë pasur një dozë përforcuese (të tretë), ata në të 40-at e tyre kanë tre herë më shumë gjasa për t’u infektuar sesa të pavaksinuarit.

– Të dhënat e infeksioneve për ata mbi 50 vjeç japin një pamje të ndryshme. I vetmi tregues i qartë është se të gjitha grupmoshat për çdo numër vaksinash kanë një rrezik më të lartë të Covid-it, krahasuar me të pavaksinuarit.

– Është ende e paqartë pse vaksina po rezulton me rrezik të shtuar të infeksionit. Ka disa mekanizma që mund ta shpjegojnë atë dhe në të vërtetë duhet të bëhen shumë më tepër kërkime për këtë, sepse ata do të përcaktojnë rezultatet e mundshme afatgjata të programit të vaksinimit. (…)

———-

Burimi:

Vaccine Effectiveness Continues to Fall – Triple Vaccinated Now Up to Three Times More Likely to be Infected, UKHSA Data Show 👇👇👇

Ilustrimi: shikoni grafikat!

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura