TË PUNOJMË ME NDËRGJEGJE PËR ZGJIMIN E PLOTË TË SHQIPTARIT TË ROBËRUAR

Letër e Jusuf Gërvallës për veprimtarin Nazmi Selmanaj

TË PUNOJMË ME NDËRGJEGJE PËR ZGJIMIN E PLOTË TË SHQIPTARIT TË ROBËRUAR

„Armiku ynë ka përdorur mjete tinëzare: postin dhe paranë.“ Jusuf Gërvalla, 1945 – 1982

I dashur shok Nazmi!

Është hera e dytë që po më gëzon me një letër të mirë. Gatishmëria jote për t’iu kushtuar me gjithë qenien, ashtu si i ka hije një burri shqiptar dhe një intelektuali përparimtar, çështjes së atdheut, s’ka si mos të çmohet. Natyrisht, ky është një obligim për përmbushjen e të cilit duhet të jetë i gatshëm çdo shqiptar. Por, ne jemi të vetëdijshëm se vitet 70 – vjeçare të Jugosllavisë për shkatërrimin e popullit shqiptar, duke mos ia dalë ta arrijnë efektin e plotë, megjithatë e kanë ushtruar një efekt të padëshirueshëm për ne – apatinë dhe topitjen e një pjese të madhe të njerëzve tanë. Prandaj, gatishmëria jote dhe e shokëve të ngjashëm duhet çmuar si virtyt dhe jo të shikohet vetëm si gatishmëri për ta çuar në vend obligimin.

Por, lufta që na mbetet ne në fazën e tashme për çlirim nacional e social nga Jugosllavia, pa dyshim, duhet të jetë luftë që klasën punëtore dhe fshatarësinë shqiptare t’i zgjojmë nga apatia e përmendur dhe t’i bëjmë të vetëdijshme për obligimin e shenjtë që kanë ndaj atdheut. Më duket se, në thjeshtësinë e vet të madhe, kjo çështje për ne është bërë gjëja më e ndërlikuar. Populli ynë, siç dëshmon historia, është një popull trim, që atdheut i ka dalë borxhit kurdoherë, duke luftuar me armiq shumë herë më të fortë.

Ky popull sot nuk po lëviz.

Arsye?

Të jetë frika arsye?

Ne e dimë se populli ynë është ndeshur edhe më herët me të njëjtin armik. Gjithmonë, me armë më të dobëta, kundër forcave çetnike, e në fund edhe kundër të ashtuquajturave forca „komuniste“ të PKJ-së, populli ynë, i ka dalë të sigurojë superioritete lufte.

Cila të jetë, pra, arsyeja e vërtetë?

Njeriu mund të thotë: Në mos qoftë frika, atëherë duhet të jetë ndonjë ftohje si rezultat i ftohjes së motivit për dashurinë ndaj atdheut. Mua më duket se as kjo nuk është arsyeja. Motivi i dashurisë ndaj atdheut është i rrënjosur tek të gjithë popujt, madje edhe te ata më të civilizuarit, sado që, siç e dimë, sa më e lartë të jetë shkalla e civilizimit, aq më shumë dobësohet intensiteti i motivit të dashurisë. Këtë mendim ma përkrahin luftërat e sotme në të gjitha frontet, luftëra në të cilat popujt e shumtë, sidomos të civilizuarit, janë kapur fort për motivin atdhedashës dhe nuk lëshojnë pe, edhe me kusht që të shkaktohet lufta e madhe, e Treta, në të cilën ka mundësi të shkatërrohet një pjesë e madhe e njerëzimit.

Armiku ynë ka përdorur mjete tinëzare:

– postin dhe

– paranë.

Te popujt e shtruar në një mënyrë a në një tjetër, këto mjete kurdoherë e kanë bërë efektin e vet shkatërrues. Të kombinuara me terrorin politik dhe me zhvendosjen e vlerave të vërteta e zëvendësimin e tyre me kuazi vlera, posti dhe paraja, në dekorin e errësirës, të skamjes e të analfabetizmit të deridjeshëm, kanë shkaktuar apatinë dhe topitjen, të përmendura më lart. Më duket se ky mund të jetë një lloj emëruesi për gjendjen tonë.

Mirëpo, ne jemi të vetëdijshëm, në anën tjetër, se populli ynë, shumica dërmuese e tij, nuk është i kënaqur. Historikisht, lëvizja e popujve përgatitet ngadalë. Deri në momentin që në mendjen kolektive të popullit të mos jetë kristalizuar ideja e interesit të përgjithshëm, populli paraqet një masë në dukje amorfe, po me një mundësi të brendshme shpërthimi, siç është ajo e vullkanit. Ç’na mbetet neve: T’ia kristalizojmë atij idenë e interesit.

Një fjalë goje! Por, kjo është thjeshtësia e madhe, e cila është ndërlikuar deri në absurditet. Ne, mendoj unë, duhet ta kemi durimin e vektares së mirë. I janë lidhur nyje ind e tymën; nuk tmerrohet, nuk rrëmbehet nga nervozizmi, që duket i arsyeshëm në atë situatë, por, dalëngadalë, nyjë pas nyje, e bie vekun në gjendje të rregullt pune. Pastaj, meqë është mjeshtër, drugëza e saj do të punojë me rregullsim dhe me shpejtësinë e saj karakteristike. Edhe ne i kemi me vek, me ind e tymën, me shpatëza e drugëza e me bosht. Jemi bij të një populli të shkelur e të shumëvuajtur, i cili, pikërisht në çastet kur është dukur se do të japë shpirt, ka gjetur burime, që ia kanë shumëfishuar fuqinë dhe është vënë në lëvizje?!

S’do mend se, po punuam me ndërgjegje për zgjimin e plotë të shqiptarit të robëruar, kur të bjerë ora e revolucionit, habia jonë më e madhe do të jetë se me çfarë pasioni, me çfarë dashurie, me çfarë trimërie dhe me çfarë mjeshtërie do të punojë vetë populli ynë në luftën me armikun shekullor.

Dhe, kur të bëhemi vetë të gatshëm për flijime sa më të mëdha e për punë të palodhshme e të ndërgjegjshme, do të na dalë përpara me përshëndetje një fakt gazmor: Puna jonë nuk është në fillim. Pjesa më e madhe e nyjave të vekut është zgjidhur. Garancia më e madhe për realizimin e një revolucioni është pakënaqësia e përgjithshme. Kurse unë e ti me shokë kemi pasur pa numër raste të bindemi për pakënaqësinë e madhe të popullit tonë me gjendjen ekzistuese.

Të uroj, pra, durim sa më të madh dhe punë të palodhshme!

Të fala vëllazërore

Jusuf Gërvalla

Ludwigsburg, prill 1980

Faksimil i Letrës së Jusuf Gërvallës për Nazmi Selmanajn

Ludwigsburg (Gjermani) 1980:  Nga e djathta veprimtari e heroi Jusuf Gërvalla (afër tij, vajza e Jusufit – Donika) ndërsa nga e majta bashkëveprimtari Nazmi Selmanaj.

 ________

(Burimi: libri i Hasan Ukëhaxhaj, Komiteti i Deçanit LNÇKVSHJ, Prishtinë 2022, faqe 187-189)

Ilustrimi © Pashtriku.org, 30 prill 2023

__________________

Fjalim i Nazmi Selmanaj mbajtur në ditëlindjen e 65-të të Jusuf Gërvallës, më 1 tetor 2010

TA NJOHIM JUSUFIN!

Nga Nazmi Selmanaj

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, T’PUNOJMË ME NDERGJEGJE PËR RIZGJIMIN E PLOTË TË SHQIPTARIT TË
    ROBËRUAR- NGA PATRIOTI, VEPRIMTARI, DËSHMORI KOMBIT-JUSUF GERVALLA.
    EU, T’KUROJMË ME PËRGJERGJE TERË RIHIMNIN ZOT O SHQIPTARI ROBËRUAR!
    QË PO NA THËRRASIN DHE PO NA PËLCASIN NDËRGJEGJJA E SHQIPTARISË OH
    PËRGJEGJA QË SHKRIPKA VËRRISË; LARTË E LARTË BURBULLIMA RRUFEJE AH,
    ZJARTË, ZJARTË, GURGULLIMA KRUE KREJE; DUKE RIZGJUAR EDHE RISHTRUAR
    RIGJIMIN NGA GJUMI SHEKULLORË, RIHIMNIN NGA SHKRUMBI TEMPULLORË O,
    PËR NDJENJËN EDHE QENJËN MË NJERËZORE MË BREZORE O MË KOMBËTARE
    MË KOBËTARE; MË TERË KOMBËTARE OUH, MË NDËRKOMBËTARE HEEEJ MORE,
    TË POPULL KOMBIT TË PARË, MË TË MBARË, SI BABË E NËNË, SI SHKABË GJENË
    NDAJ TERË POPUJ KOMBET E GLOBIT TOKËS HEJ GJERË ROPUJ LOBET E ROBIT
    OOOJ TI, NËNË LOKË, MOJ GJENË TOKË! ZËR THIRRJA OUH, SHQIRRJA MU NGA
    KRYELEGJENDA+HYREGJENDA QË PËGJEGJA I ZOTI KËTI DHEUT TERË DASHKA
    O GRANDEMA HYEREGJENDARA KËTU NGA GJERGJA KASTRIOTA SKENDERBEU
    BASHKA OUUU, ME ADEMA KRYELEGJENDARA AH, DRENICA QENDËR VULLKANI
    SA SAKRIFICA ZEMËR KULLGJANI; Q’E MBYTI FRIGËN, QË SHTYPI SHTRIGËN OH,
    SHLLIGËN SHEKULLORE DUKE RIGUFUAR TRIUMFUAR TIM E FLAKË SI VULLKANI
    KRIME SHLAKE TUFANI; DUKE RINGRITUR SHI, RISHNDRITUR RREZE DIELLORE O,
    BREZET QIELLORE ËH RIKTHIMIN, RIHMNIN LIRISË, PAVARËSISË, DEMOKRACISË,
    RIBASHKIMIN, RITRASHËGIMIN, RIATDHESIMIN, T’GJITHA TROJET NGA PLOJËT,
    NGA HEROJËT E RILINDJES, RINGRITJES O, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA
    VËRRIA HEEEJ, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA ORE MBARË SHQIPTARIA!.
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura