Luzern, 11. 02. 2014 – Vetë titulli i gazetës “Demokracia Autentike” nuk ishte e rastësishme nga Ukshin Hoti. Ishte një koncept politik, ishte një kulturë e shkencës politike, ishte një kulturë kombëtare. Nënkuptonte zgjidhjen definitive të çështjes shqiptare: argumentin e domosdoshëm të aspiratave shekullore liridashëse për Republikën e Kosovës dhe argumentin e së drejtës për vetëvendosje – bashkimin në shtet të vetëm, Shqipërinë. Demokracia Autentike ishte referencë reale-praktike, që përfshinte kërkesat nacionale gjithëshqiptare. Demokracia Autentike ishte shtrirje gjithëpopullore, ku, Ukshin Hoti demaskoi para botës jugosllavizmin dhe autonomistët, që ishin inkuadrues në dëm të çështjes shqiptare… Ukshin Hoti është Filozof i shquar për të gjitha kohërat. Ideolog i çështjes shqiptare dhe ndërkombëtare për t’u mësuar në lëndët universitare, për t’u spjeguar në fakultetet e Shkencave Politike. Ukshin Hoti është enciklopedi e mendjes së kombit.
* * *
Ukshin Hoti meritonte vëmendje jo vetëm nga diplomacia shqiptare, por edhe nga diplomacia ndërkombëtare. Meritonte vëmendje jo vetëm nga politikanët e vjetër, por meritonte vëmendje edhe nga politikanët e rinj. Doemos meritonte vëmendje në tribuna studentore, në tribuna intelektuale, në tribuna universitare dhe akadamike.
Si njohës i së drejtës ndërkombëtare, si parashikues i realiteteve politike në trojet shqiptare dhe në ngjarjet botërore, si një largpamës i proceseve politike në tërë hapësirën mbarëkombëtare, si një intelektual i guximshëm në shprehjen e bindjeve dhe mendimeve të tij, Filozofia politike e Ukshin Hotit, sot, shton vëmendjen në skenën politike se, si duhet të bëhet bërja e shtetit, zhvillimi i shtetit, qasja e Kosovës në raport me marrënëniet ndërkombëtare dhe prapavijat e politikave në qasje të imponimeve të politikave të gabuara.
Politikanët tanë duhet ta ndjekin identitetin kombëtar të filozofisë e strategjisë politike të Ukshin Hotit. Për një politikë autoktone mbarëshqiptare, se: si duhet të jetë shteti në funksion të demokracisë dhe në funksion të interesave vitale të kombit.
Vetë titulli i gazetës “Demokracia Autentike” nuk ishte e rastësishme nga Ukshin Hoti. Ishte një koncept politik, ishte një kulturë e shkencës politike, ishte një kulturë kombëtare. Nënkuptonte zgjidhjen definitive të çështjes shqiptare: argumentin e domosdoshëm të aspiratave shekullore liridashëse për Republikën e Kosovës dhe argumentin e së drejtës për vetëvendosje – bashkimin në shtet të vetëm, Shqipërinë.
Demokracia Autentike ishte referencë reale-praktike, që përfshinte kërkesat nacionale gjithëshqiptare. Demokracia Autentike ishte shtrirje gjithëpopullore, ku, Ukshin Hoti demaskoi para botës jugosllavizmin dhe autonomistët, që ishin inkuadrues në dëm të çështjes shqiptare.
Në bazë të këtij koncepti autentik, Ukshin Hoti kërkonte procesin dhe ngritjen e vetëdijësimit për një realitet funksional e praktik të Pavarësisë së Kosovës si një subjekt juridik-ndërkombëtar të njohjes.
Ukshin Hoti ishte mosbindës ndaj kompromiseve mashtruese në dëm të popullit e në dëm të kombit. Në thelb të Demokracisë Autentike, Ukshin Hoti, kërkonte një shtet të fortë shqiptar, një produkt realizues të interesave vitale të kombit, kërkonte një pjesëmarrje aktive të zhvillimit të proceseve gjithëkombëtare. Kërkonte Demokracinë Autentike në shërbim të popullit shqiptar dhe në shërbim të forcimit të shtetit shqiptar.
Ukshin Hoti është Filozof i shquar për të gjitha kohërat. Ideolog i çështjes shqiptare dhe ndërkombëtare për t’u mësuar në lëndët universitare, për t’u spjeguar në fakultetet e Shkencave Politike.
Ukshin Hoti është enciklopedi e mendjes së kombit.
……………………………………………….
– FLET I PAVDEKSHMI UKSHIN HOTI –
KU ËSHTË UKSHIN HOTI?!
…………………………………………
– LEXONI –
UKSHIN HOTI, EMBLEMA E FILOZOFISË POLITIKE SHQIPTARE
1.HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1606
2.HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1607
3.HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1608