Zvicër, 12. 05. 2016: … vargje që përkujtojnë dëshmorët e kombit: Harun Aliun – Komandant Kushtrimin, Shaban Zenunin, Xhafer Shalën dhe Qemal Fejzullahun…
“Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator. “ Noli
***
Kushtrimi i lirisë nuk është akti i fundit
Në krah e mbështetur pushka çlirimtare,
Rrufe e fortë bie në zemër të trungut
Hijet flasin për kohën vrastare.
***
Prita ndali hapin, pushka vrau lirinë
Katër yje kombi që shkruan historinë,
Në natën e zezë, ëndrra seç u tret,
Pabesia e madhe, burra t`kombit vret.
***
Pushkët ndalën orën, fjalët më nuk vlejnë
Katër djem të vrarë, ndërgjegjja s`i brenë.
Nga të katër anët zërat seç dëgjohen,
Një vrasje e madhe ndali, vrau kohën.
***
Dhe nëna shqiptare me shami në kokë
Do të pyes qiellin, tokën edhe malin
Nga dielli i vrarë një zë vjen si plumb
“Nëno-moj – larot t`a përmbysën djalin”.
***
Mbaje veten nënë, në këtë kohë të keqe,
“Që burrat me nam” na janë bërë teneqe
Atë që thonë në mbrëmje e përpinë në mëngjes,
Nëno moj- Shqipëri!
Kushtrimi i lirisë,
Kurrë nuk mund të vdes.
***
Jetën shqiptare që e bënë skëterrë,
Me shumë plagë në trup, dhe në robëri
Vuajtjet, Idealet unë t`i njoh Atdhe,
Dhe zjarrin që digjet për LIRI.
***
Në çarshinë e vjetër të kryeqytetit
Një vend ka mbetur – e madhe zbrazëtirë
Njeriu që qante hallet e atdheut
Që bashkonte zemrat, për qëllim të mirë.
***
Dhe kafja e mëngjesit keq është helmuar
Shokëve që kanë mbetur pa krah, pa zemër,
Kënga e kushtrimit vjen duke jehuar
Dhe vulos në kohë, një ideal, një emër.
***
Dhe ky përvjetor, vjen me re të zeza
Bajraktarët heshtin apo flasin mbrapsht,
Në këtë kohë të pakohë, u njollos dhe Besa
Plagët përthekuan shpirtin, depërtuan n`asht.
***
Mbi trojet shqiptare, ka rënë hije e keqe
Zëri i Kushtrimit ende gjallë jehon,
Fjalët e Shabanit, Qemalit dhe të Xhafer trimit
Nënë-moj, pushka çlirimtare gjithmonë do të rrojë!
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: MEMORIALI I DËSHMORËVE NË GOROZHUP!
Pashtriku, 11 janar 2021: Në Gorozhup u ngritë një memorial me dëshmorë të veçuar (seleksionuar) nga “gjenerali i…
MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT – DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XXVII)
Pashtriku, 23 mars 2021: 1. Bajram SHATRI Fjalë në emër të Shtëpisë Botuese “Libri Shkollor”, në promovim të…
SHVL UҪK, TIRANË: GËZUAR DITËLINDJEN SKERDILAJD!
Tiranë, 02. 11. 2016: (Kushtuar 47 vjetorit të lindjes të heroit të tri luftrave, dëshmor i kombit Shqiptar…
MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT – DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (VII)
Pashtriku, 23 shkurt 2021: Aderimi „Sa keq që ne mund të vdesim vetëm një herë…