VERA DHE HUQET E SAJ

VERA DHE HUQET E SAJ

Nga Vlora Obërtinca

“Në verë dehet mendja dhe lirohet shpirti që flet të vërtetën më të sinqertë, që nuk e ka thënë kurrë. Egoja është mendja jonë dhe, kur ajo mbizotëron një jetë të tërë, në qenien tonë mblidhet helmi dhe shpirti vuan nga fshehja e të vërtetës. Në një moment, shpirti nuk duron më, trazohet dhe e deh Egon, duke shpërthyer si vullkan për nxjerrjen e helmit dhe thënien e të vërtetës” , citat nga libri im motivues “ Vera e shpirtit “

“ Më ka rastisur shpesh të shoh njerëz që e adhurojnë verën dhe e konsumojnë shumë, madje deri në dehje. Athua pse pyet njeriu?! Pse kur kanë pasuri pa fund, pse kur kanë familje, pse kur kanë madje edhe shumë të dashura nën hije.

Lumturia e njeriut nuk buron as në para, e as në ndërrimin e partnerëve. Kështu, ky boshllëk i lumturisë mbulohet me verë deri në dehje.

Dehja i bënë që të harrojnë barrat e rënda që i rëndojnë në shpirt, sepse është shpirti ai që është i pa lumtur.

Vera e sjell dehjen me akohol, alkoholi çon në varësi, varësia në sëmundje të rënda, e sëmundja në vdekje të ngadalshme dhe të dhimbshme.

Krejt kjo, sepse ne jetojmë për të tjerët dhe jo për vehten tonë. Duke u munduar para syve të botës të dukemi të përkryer, mbulojmë gabimet e secilit, qoftë edhe anëtarë të familjes. Kështu, pika – pika mbushet pusi dhe barrat e rënda shpirtërore gjejnë zgjedhje në alkohol, në vend se të merremi me shërimin e shpirtit merremi me sëmuarjen e trupit.

Zgjedhja është e thjesht. Duhet pyetur shpirtin “ o shpirt çka po don, o shpirt çka të lumturon”. Brenda nesh kemi një zë që e dëgjojmë të na flas vazhdimisht. Ky është shpirti jonë që gjithmonë i ka përgjigjet e sakta. Dëgjojeni shpirtin dhe mos e dehni mendjen për ta injoruar por, rrini esull e gëzojeni jetën me shpirtin e lumturuar “.

***

“ Le ta jetojmë jetën nga prizmi i bukur. Kjo është thjeshtësia e të menduarit, që do të thotë, të mendojmë mirë dhe përfundimi i çdo gjëje do të jetë i mirë. Edhe kur informata e parë vjen si negative, nëse jemi në gjendje ta transformojmë, do të jemi në rrugë të mirë për ta menaxhuar suksesshëm jetën tonë. Sekreti qëndron në atë se sa kemi aftësi që informatën e parë negative, që e marrim për një rast, ta shndërrojmë dalëngadalë në situatë pozitive dhe, si të tillë, ta përmbyllim, sepse në fund të fundit, çdo informatë që e perceptojmë, është vetëm një mendim dhe mendimin mund ta ndryshojmë në çdo kohë.

Psikoterapia më e mirë është biseda me njerëzit dashamirës që ju rrethojnë. Të gjithë ne kemi probleme të natyrave të ndryshme. Pse të mos e hapim zemrën, ta zbrazim helmin e grumbulluar brenda nesh? Kur edhe familjet mbretërore kanë probleme, atëherë edhe ne si njerëz të thjeshtë që jemi, pse të mos kemi probleme? Familjet mbretërore sot përballen me probleme të njerëzve të rëndomtë, qoftë probleme divorci, konsum drogash, depresion, alkoolizëm, fëmijë jashtë martese etj, etj. Familjet mbretërore kanë mundësi të pashtershme financiare dhe mekanizma për të angazhuar me automatizëm për t’i zgjedhur problemet e tyre. Mekanizmi ynë më i fortë, si njerëz të thjeshtë, për të tejkaluar çdo sfidë në jetë, është faktori njeri dhe të qenit human me njëri-tjetrin. Por, të mos harrojmë se të gjithë ne, edhe pse s’jemi familje mbretërore, por familje të zakonshme, jemi njerëz që përdorim mekanizmin më të fortë që ekziston, që është mendja jonë e shëndoshë dhe kështu, në raste të vështira, ne duhet t’i vijmë në ndihmë njëri-tjetrit, sepse fjala e mirë e gojës, fjala përkrahëse dhe ngushëlluese, fjala e dashur dhe e çiltër që buron nga zemra dhe shpirti, është falas. Këto veprime, karshi njeriut në nevojë, janë një thesar i paçmuar në shërimin e mendjes, zemrës dhe shpirtit të tij në momente të vështira të jetës, duke mos harruar që secili prej nesh mund të gjendet një ditë në atë pozitë. “

– Fragment nga libri im “ Vera e shpirtit “ – Vlora Obertinca

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura