VETITË SHËRUESE TË HUDHRËS

Pashtriku.org, 7. 12. 2016: Që në lashtësi njiheshin vetitë terapeutike të hudhrës. Në dekadat pasardhëse shkenca e mjekësisë zbuloi veti të tjera kuruese të hudhrës: u konfirmua për shembull që ajo mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare, është një diuretik shumë i mirë, nxit tretjen, ul nivelin e kolesterolit, ka veti antireumatike, parandalon degjenerimin qelizor, është e pasur me substanca antioksiduese shumë të nevojshme, si dhe ndihmon në parandalimin e tumoreve. Për më tepër konsumatorët e rregullt të hudhrës kanë një sistem imunitar më të fortë dhe u rezistojnë më mirë infeksioneve me origjinë bakteriale ose virale.

Më mirë të konsumohet e gjallë
Ka nga ata që e konsumojnë hudhrën të gjallë, të paprerë ashtu siç është me thelpinj. Natyrisht që në këtë mënyrë nuk humbet asnjë vlerë e saja, por mund të ketë pasoja në tretje: për t’i shmangur këto të fundit, mjafton të hiqni pjesën e gjelbër.
Është një medikament i rëndësishëm që stabilizon tensionin dhe pastron arteriet.
Hudhra ka një veprim antibakterial dhe antiviral më të madh se substancat e tjera.
Hudhra rregullon presionin e gjakut, ul kolesterolin dhe ndihmon në rrjedhshmërinë e gjakut.
Hudhra përmban gjithashtu substanca antioksiduese që çlirojnë arteriet nga koagulimi i gjakut.
Hudhra parandalon kancerin.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura