(Pashtriku.org, 02. 10. 2012) – Për profesor Vladimir Xhelaj, shumë nga fjalët e latinishtes së vjetër apo greqishtes së vjetër janë huazuar nga protoshqipja. Në këtë shkrim ai argumenton me fakte fjalët shqipe që janë huazuar nga gjuhët e tjera.
Për togfjalëshin “Akre” (Ash kreu) unë e kam gjetur dhe në përbërjen e emrit “Akretera”, që historianët e lashtë tregojnë që quhej vendbanimi qendror i ishullit të quajtur “Terra” (që shkruhej në formën “Thera” prej grekëve), i cili kishte ekzistuar në qendrën e detit Egje dhe, së bashku me ishullin e Kretës ishin djepi ku lindi Kultura Mineike (Kreto-Mikena). Ndërsa historianët e lashtësisë tregojnë se, në vitin 1470 p.e sonë, mali (që kishte qenë një vullkan i shuar) mbi Akreterën shpërtheu duke e fundosur këtë qytet dhe disa të tjerë të këtij ishulli, në det. Sot në vend të ishullit të Terrës (Theres) ka mbetur një pjesë e territorit të saj që quhet me emrin “Santorini”. Shumë arkeologë dhe historianë mendojnë se, edhe miti mbi fundosjen e “kontinentit” të Atlantidës (emër i shprehur nga Platone) është ndërtuar mbi bazën e kësaj ndodhie natyrore. Por meqë ky ishull në lashtësi quhej me emrin “Therra” (Thera), ata nuk mund të bëjnë lidhjen e emrit “Atlantide” (që thuhet se ishte një kontinent i përmbytur) në ishullin e Therres.
…………………………………….
Ishulli Thera në detin Egje,
…dhe një pjesë e territorit të saj që quhet me emrin “Santorini”:
………………………………………………
Tani duke ditur faktin se togfjalëshi: “Akro” shpreh kuptimin “Ash Kreu” është lehtë të kuptohet se edhe emri “Akreterra” (i vendbanimit qendror të këtij ishulli) shpreh kuptimin “Ash kreu i Terrës”, pra shpreh faktin që kanë treguar edhe historianët, se ky vendbanim ishte qendra (kreu) i këtij ishulli. Shkencëtari i shquar Doc. Prof. Eqerem Çabej tregon se, nga emri “Terra” ka rrjedhur edhe emri “Troje” dhe nga ky ka rrjedhur edhe fjala “troke” dhe nga ky i fundit ka rrjedhur fjala “tokë”.
Unë mendoj se nga fjala “Tera” (Thera) ka rrjedhur edhe fjala “Dhera”, kurse nga fjala “Troke” mendoj se ka rrjedhur edhe emri “Tharake” që në lashtësi quhej e gjitha pjesa lindore e Gad.Ballkanik. Pra edhe emri “Therra” (Dhera) i përkiste në lashtësi protoshqipes, kurse e dimë se edhe sot fjalët “Troje-Troke-Toke”, i përkasin akoma leksikut të gjuhës shqipe. Por sot fjala “Terra” gjendet vetëm në gjuhën italiane, ku shpreh kuotimin “Dhera-Tokë”.
Në territorin e sotëm të banuar prej kombit shqiptar, si rezultat i lindjes së figurës së “Atit” dhe për rrjedhim edhe të familjes patriarkale, u krijuan edhe disa emra vendesh që kanë në përbërje fjalën “Ati”. Kështu mendoj se edhe emri “Tiranë” (që popullsia e Shqipërisë së Mesme e shpreh në dialekt në formën “Tiron”) është formuar nga fjala “Ati”, në formën shprehëse “Atiron”, që është e përbërë nga fjalët “Ati-rron”, të cilat tregojnë ekzistencën e figurës së “Atit”. Mundet që me shprehjen “Ati rron, Atiron-Tiron-Tiranë”, në lashtësi të identifikojnë rrënojat e asaj kështjellë-shtëpie që gjendet sot në territorin e fshatit të Tufinës, në rrëzë të malit të Dajtit. Më vonë kur kjo shprehje u shndërrua në emër me atë, u identifikuan vendbanimi i Tironës (Tiranës), që u ndërtua në mes dy lumenjve, atij të Tiranës dhe të Çerkezës.
Po kështu, mendoj se shfaqje të figurës së “Atit” e dëshmon edhe krijimi i emrit “Berati”, që mendoj se është i formuar nga fjalët e gjuhës shqipe “Ber (bërë) ati – Berë-ati”, kuptim që shihet qartë se shpreh faktin historik të krijimit të figurës së Atit”.
Fjalën “Ati” e kam gjetur në përbërjen edhe të emrave të tjerë që identifikonin vendbanime të Ilirisë. P.Sh fjala “Ati” gjendet në përbërjen e emrit “Atria” (At ria – Ati rri) që u transformua e shprehur në “Adria”, e cila identifikonte qytet-shtetin e fisit ilir të Adrianëve. Dhe, nga emri “Adria” mendoj se u formua edhe numri i detit Adriatik, që është i përbërë nga emri “Adria” dhe nga fjala greke “tik”, që do të thotë ligj. Në fakt, fjala “Ligj” ka qenë mbiemri i një perandori romak, që në shek. II p.e. sonë reformoi të gjithë legjislaturën administrative të Perandorisë Romake. Dhe nga ky shkak mendoj se edhe fjala “Ligji” ka hyrë në gjuhën shqipe dhe ka zëvendësuar atë fjalë të vjetër të protoshqipes që shprehte kuptimin “Ligj”, të ketë pasur në leksikun e vet fjalën “tik”, e cila, me përhapjen e fjalës “ligj”, të jetë harruar dhe të mbetet vetëm në gjuhën greke.
Por në leksikun e gjuhës shqipe gjendet edhe fjala “doke”, që ështe e afërt si shprehi fonetike me fjalën greke “tik” dhe që nofka më parë përdorej edhe për të shprehur kuptimin “Ligj”. Por fjala “tik” në përbërje të emrit “Adriatik”, mendoj se shpreh faktin historik që në periudhë të caktuar fisi ilir i Adrianëve “bënte ligjin” në këtë det, d.m.th e kontrollonte atë. Kam treguar se kufiri natyror që ndan detin Adriatik dhe Jon, është ishulli i Sazanit, fakt që kam treguar se e shpreh emri “Sesoni”- “ses (sesi – merr fund) enijoni (deti) – Sos eni”, që ishulli i Sazanit quhej në lashtësi. Por Tukididi e Straboni tregojnë se deri në vitin 600 p.e sonë edhe deti Adriatik. Qysh në shek.IV. p.e.s. Fjalën “Ati” e përmban edhe i fisit ilir të Dalmatëve, që kishin banuar në territorin e sotëm të Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Emri “Dalmat” është i përbërë nga fjalët e gjuhës shqipe “Dalm-dalim ati-atn – dalim atin”, që nga romakët u latinizua në formën shprehëse “Kroaci”. Mendoj se kombi i sotëm kroat është pasardhësi i fisit ilir të Dalmatëve, por që u sllavizuan, (humbën gjuhën protoshqipe) nga presioni i dyndjeve të popujve sllave, me origjinë nga territoret e sotëm të Ukrahinës, që hynë në territoret e Ballkanit, sipas një traktati që kishte bërë me ta perandori bizantin Justiani.
Pra, sllavët hynë në Ballkan mbasi Perandoria Romake ishte ndarë në dy pjesë, një me qendër në Romë që ruajti fenë kristiane katolike, të cilën kishin bërë të tyren qysh kur lindi, të gjithë popujt autoktonë të Ballkanit, pra të gjithë popujt e fiseve të Ilirisë, ata të Epirit, të Helenëve, të Maqedonisë, të Daco -Thrakëve etj., dhe tjetra me qendër në Kostandinopol, që mbas krijimit si perandori i diktoi të gjithë popujve që kishte në territoret e saj, fenë kristiane, ortodokse.
Teritori i Dalmacisë në periudhën romake (më ngjyrë të kuqe).
………………………………………………
Dhe, kufiri që ndante këto dy perandori kalonte edhe në territorin e Ilirisë Jugore, poshtë lumit të Shkumbinit (Shkumbin-shkumb bin-bën-Shkumb bën), që ishte edhe kufiri që ndante popujt e fesë kristiane ortodokse me ato të fesë kristiane katolike. Popujt sllavë që u dyndën në territoret e Ballkanit ishin paganë dhe si vasale të Perandorisë Bizantine përqafuan fenë kristiane ortodokse, që ishte feja zyrtare e Perandorisë së Bizantit. Kurse kombi kroat edhe sot, është i fesë kristiane katolike, që e kishte pasur më parë edhe popullsia ilire e Dalmatëve që kishte banuar territoret e Kroacisë së sotme. Pra ruajtja e fesë kristiane katolike në kombin kroat, (të cilën e kishin pasur më parë të gjithë popujt autoktonë të Ballkanit), mendoj se është një provë historike që dëshmon se kombi kroat është pasardhës i popullsisë autoktone kristiano-katolike, që kishte banuar më parë territorin e Kroacisë dhe që dimë se ishin ilirët Dalmatë. Kështu që edhe legjendat popullore që tregohen mbi trimërinë e Mujit dhe Halilit, që janë ngjarje që tregojnë rezistencën e popullsisë autoktone të Jutbinës dhe Krahinës (që edhe sot ndodhen në territoret e Kroacisë) kundër dyndjeve të pushtuesve sllavë, duhet t’i përkasin popullit të kroatëve. Dhe pikërisht, se ngjarjet e këtyre legjendave kishin që të bënin me fatin tragjik të asaj pjesë të kombësisë ilire që humbi identitetin autokton të saj, prandaj edhe këto legjenda u ruajtën në ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar si trashëgimtar i atij identiteti etnik. Fjalën “Ati” e përmban edhe emri Desiatet (Desi-deshi atet-Deshi atet -etrit), që është quajtur njëri prej fiseve ilire që banonte ndërmjet ilirëve adrianë dhe ilirëve daedanë (Ar dhanë).
Fjalën “Ati” e kam gjetur edhe në përbërjen e fjalës “Atila” që quhej prijëfisi famëmadh i Huneve që shkatërruan Perandorinë Romake. Emrin “Atila” historianët e shprehin edhe në formën Atili, që mendoj se shpreh kuptimin At-ati ili- ylli- ati- yll-yjnor, që duhet të kuptojmë se figura e “Atit” identifikonte prijësin-mbretin e një populli, që nderohej si hyjni sepse kjo figurë përfaqësonte për popullin e vet origjinën e krijimit të këtij populli. Emri i vjetër i Ballshit i shkruar në monedha të shek.III p.e.sonë është gjetur në formën shprehëse “Bylionon”, ku prapashtesa on-jon është e shkruar dy herë radhazi, por edhe në formën shprehëse “Bylis”. Historianët e vjetër tregojnë se, Bylisin (Ballshin) e ndërtoi Neptoleomi, biri i Akilit, familja e të cilit mbretëronte në gjithë territorin e Epirit. Por meqë Neptoleomi si personazh historik ka ekzistuar qysh në kohën kur bëhej lufta në Trojë, d.m.th rreth viteve 1200-1180 p.e sonë, atëherë kur qyteti i Bylisit (Ballshi) ka zanafillën e vet qysh nga ajo kohë. Dhe, meqë ishte krijuar prej Neoptelemit, në nderim të kujtimit të tij, populli i Bylisit kur prodhoi monedha (në shek .III. p.e. sonë, d.m.th një mijë vjet më pas) në njërën prej tyre stampoi fytyrën e Noeptelemit. Pra, ne edhe sot mund që ta shohim fytyrën e këtij personazhi mitik në monedhat që janë zbuluar në rrënojat e Bylisit. Por fakti që popullsia e Bylisit e nderonte këtë figurë mitike edhe një mijë vjet më pas mbas vdekjes së tij, duke e rikujtuar të stampuar në monedha, mendoj se është një dëshmi që vërteton legjendën se këtë qytet e ndërtoi ky personazh historik.
—————-
Bylisi…:
………………………………………………….
(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)